Kriptokrishtërimi në Shqipëri

April 18, 2018 08:53

Kriptokrishtërimi në Shqipëri

Nga Moikom Zeqo

Tema e kriptokrishtërimit, ose e krishtërimit të fshehtë është e studjuar në shumë rrafshe studimore nga dijetarë të formatit të madh, të cilët kanë ravizuar fakte nga më të çuditshmet dhe më interesantet. Studimet për këtë temë në Shqipëri janë ende të pakta. Të merresh me kriptokrishtërimin në Shqipëri është të shtosh një dimension të rëndësishëm në kriptokrishtërimin e botës. Kjo gjë ka disa arsye substanciale: Shqipëria është një nga trojet me krishtërim burimor nga më të hershmit, që në gjenezë të krishtërimit, që në kohën e apostolimit të krishtërimit të hershëm, në raport edhe me vendet e tjera të pellgut mesdhetar, çka përbën një pasuri fetare dhe kulturologjike të krejt njerëzimit.

Studimet shqiptare për gjenezën e krishtërimit në Shqipëri ose të krishtërimit apostolik kanë grumbulluar fakte të një rëndësie të veçantë jo vetëm të përhapjes së krishtërimit ndërmjet ushtarëve ilire të legjioneve romake, por në mënyrë të veçantë të apostolimit të vetë apostulit Pal  në Ilirinë e Jugut si dhe të dishepujve të tij deri në Dalmaci.

Të dhënat e përftuara nga letrat e Shën Palit, por dhe të “Akteve të Apostujve”, përfshirë në Dhjatën e Re, tregojnë jo vetëm hollësira, por edhe faktin që  pikërisht në rrethinat e Durrësit ka apostoluar edhe një nga figurat më të ditura, Apolonin, një hebre me origjinë nga Aleksandria, i cili ka patur edhe disa divergjenca me Shën Palin.

Sipas Farlatit në Durrës ka ekzistuar një komunitet të krishterësh që në vitin 51 pas Krishtit, kurse në kohën e perandorit Trajan është masakruar një nga martirët e famshëm të krishtërimit Shën Asti, kulti i të cilti ka qenë shumë i gjallë, sidomos në mesjetë në Shqipëri.

Zbulimet arkeologjike në Shqipëri kanë zbuluar dëshmi të rëndësishme. Kështu një varr i shek.II zbuluar në Durrës, ka afresk  me shenjën  e krismas, simbolit më të hershëm të kryqit.  Vetë unë,  autori i këtyre rrjeshtave kam zbuluar në Karaburun një skalitje në gur të dy fytyrave të një mashkulli dhe të një femre, që më rezultojnë sipas literaturës së ikonografisë së hershme të krishterë si ravizimi më i vjetër në Evropë i figurës së Krishtit dhe Kishës, sipas konceptit të Martesës Mistike.

Po në Karaburun kam gjetur një amforë të skalitur, që është simbol i mrekullisë së Krishtit në dasmën e Kanës të shndrrimit të ujti në verë. Këto dëshmi kaq të skajshme bashkohen me zbulimin e afro 50 bazilikave paleokristiane të shek.IV, VI, që përbëjnë një thesar të dhënash për paleokristianizmin, çka e rreshton Shqipërinë ndër vendet me një krishtërim tepër të fuqishëm dhe të zhvilluar.

Krishtërimi në Shqipëri dokumentohet qartë, jo vetëm në atë të quhet krishtërimi apostolik por dhe në krishtërimin zyrtar, mbas aktit epokal në historinë e njerëzimit të perandorit Konstandini i Madh.

Kriptokrishtërimi ka disa faza. Ndër fazat më pak të studjuara do të përmendja ekzistencën e kriptokrishtërimit gjatë kohës së krishtërimit apostolik, të ilegalitetit të tij dhe të përndjekjes mizore nga ana e Perandorisë Romake.

Kriptokrishtërimi fillimisht në Shqipëri ka shfrytëzuar traditën pagane dhe ikonografinë pagane në formë alegorike. Në Durrës është zbuluar një mozaik i shek.III me figurën e Orfeut, ku në mënyrë alegorike, përfaqësohet vetë kulti i Krishtit. Po në Durrës është zbuluar një qeramikë e shek.II, III të Krishtit në formën e hyut Helios.

Skena e mozaikut të famshëm të bazilikës së Arapajt e shek.VI shfrytëzon figurën e Bariut të Mirë, për të paraqitur kultin e Krishtit.

Në Shqipëri dokumentohen edhe disa kulte gnostike, të cilat konkurrojnë me krishtërimin, siç është kulti i Mithras, por edhe kulti gnostik i ideuar nga Bazilidi i Aleksandrisë i shek.II me figurën e Abrakasit, që dokumentohet në një mozaik të zbuluar në Mesaplik afër Vlorës dhe që sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar dhe i takon shek.VI.

Krishtërimi e fiton përfundimisht betejën e tij me rrymat gnostike, por edhe me rrymën heretike të Ariusit, duke u bërë përfundimisht nje fe botërore, duke zotëruar kështu fetarisht edhe Shqipërinë.

Për arsye të ndryshme historike, krishtërimi është atakuar dhe përndjekur edhe më vonë. Kjo ka krijuar mbijetesën e krishtërimit në formën e një dualizmi, ose të asaj që quhet kriptokrishtërim.

Dokumentet historike tregojnë se gjatë pushtimit osman të Shqipërisë dhe të procesit të islamizimit, megjithatë krishtërimi nuk u zhduk, kurse kriptokrishtërimi, sipas shumë dijetarëve ka gjëlluar në një formë origjinale dhe të veçantë sidomos në krahinën e Shpatit në Shqipërinë Qëndrore, por dhe në rrethinat e Prizrenit.  Tashmë këto janë fakte të njohura në rrafshin shkencor dhe teologjik.

Kriptokrishtërimi është një fenomen jo vetëm shqiptar. Kriptokrishtërimi u bë i dukshëm në ishullin e Kretës, kur Kreta u pushtua nga saraçenët në vitet 825 – 961. Kriptokrishtërimi gjëlloi dhe në Kaukaz, në Siri dhe në Azinë e Vogël.

Kriptokrishtërimi u paraqit në tërë territorin e Ballkanit. Në Qipro dhe në Kretë kemi kriptokrishterët të quajtur Linovanvakët, në Serbi u quajtën Sharenët, në Shqipëri u quajtën Laramanët, kurse në Greqi kemi rastin e kripto të krishterëve të quajtur Vallakalles. Edhe sekti i Bogomilëve në mesjetë, pavarësisht nga heretizmi i tij ruajti për shumë kohë elemente të fesë së mëparshme.

Emra të tjerë të kriptokrishterëve në Ballkan si Mesokertilles, Paramesi, Tvojverie, Dipistia etj., tregojnë pikërisht popullsi, që ishin në mes të dy feve, që në dualizmin e tyre në formën e jashtme, gjoja ishin konvertuar në fenë islame ose në një fe tjetër, kurse në përmbajtjen e brendshme vazhdonin të ishin të krishterë.

Procesi i islamizimit të shqiptarëve qe plot kontradikta dhe plot rezistencë. Shqipëria e Gjergj Kastriot Skënderbeut u bë një kampione e krishtërimit në betejat kundër pushtimit turk.

Dokumentet e para pas vdekjes së Skënderbeut, tregojnë se të krishterët shqiptarë rrezistuan gjatë për të mos humbur identitetin e tyre fetar. Urdhëri perandorak osman i 5 nëntorit 1568, na mëson se banorët e krahinës së Pukës, ndonëse formalisht qenë konvertuar në myslimanë, nuk i respektonin urdhërat e islamit, por kryenin me përpikmëri shërbesat e krishterëve, martesat i bënin në kishë, fëmijët i pagëzonin me një emër të krishterë, që përdorej në shtëpi, por i vinin edhe një emër mysliman për jetën publike.

Në një relacion të kryepeshkopit të Tivarit, Marin Bicit  drejtuar Papa Pavlit  të V më 1610, flitet për shqiptarët, të cilët i detyrojnë me dhunë të ushtrojnë muhametizmin “por mbajnë në zemër besimin e krishterë”. Të njëjtën gjë thotë dhe Grigor Mazreku në relacionin e tij të vitit 1650 për shqiptarët në rrethinat e Prizrenit, të cilët vetëm kanë ndryshuar emrat në myslimanë, “por në zemër janë të krishterë”.

Kryepeshkopi i Tivarit, Vinçens Zmajeviç, më 1703 flet për praninë e  kriptokrishterëve në Shqipërinë e Veriut dhe atë të Mesme. Kriptokrishterët në shek.XVII-XVIII ende rrezistojnë, por është interesant një fenomen ai i martesave ndërfetare, ku tashmë edhe gratë e besimit mysliman, pagëzohen fshehurazi dhe në familje konsiderohen si të krishtera.

Më vonë fenomeni i kriptokrishtërimit merret seriozisht nga ana e Vatikanit dhe Kongregacionit, Propoganda Fide, duke u interesuar që kriptokrishterët të mos e vazhdojnë më këtë jetesë të dyfishtë, se ndryshe do t’u mohohen sakramentet.  Aktet e Kuvendit të Arbërit më 1703 në Merqi të Lezhës bëjnë një analizë edhe të problemit të kriptokrishterëve si dhe merren disa masa organizative dhe konceptuale për kthimin e kriptokrishterëve, nga të fshehtë dhe ilegale në krishterë të hapur dhe zyrtarë.

Kriptokrishtërimi dokumentohet si në Shqipërinë e Veriut  dhe në Shqipërinë e Jugut dhe atë Qëndrore. Në zonën e Lurës populli feston festat e mëdha të krishterëve dhe të myslimanëve ku në formën e një sinkretizmi fetar marrin pjesë të gjithë pa përjashtim, duke krijuar kështu traditën e  një tolerance të habitshme.

Kthimi i ortodokseve në Shqipërinë e Jugut në islamizëm , morri përmasa të mëdha në shek.XVIII. një prift murg nga Voskopoja Nektar Terpo (1685-1732), i cili ka qenë dhe igumen në manastirin e Ardenicës, botoi një libër, të quajtur “Libri i quajtur Besim”, ku i bën thirrje të konvertuarve në islamizëm, që të kthehen në besimin ortodoks dhe njëkohësisht bën një kritikë shumë të rreptë dhe të ashpër për fenomenin e kriptokrishtërimit.

Një fenomen tjetër i rëndësishëm është sinkretizmi fetar tek bektashinjtë, ku nderimi i islamizmit dhe krishtërimit, krijoi një doktrinë të veçantë edhe me elementë budistë dhe gnostikë, por edhe me një traditë akoma më të heshme të kriptokrishtërimit. Të dhëna të shumta historike flasin për këtë sinkretizëm fetar, kryesisht në krahinën e  Labërisë dhe të Skraparit.

Kriptokrishtërimi krijon kështu një histori shekullore në Shqipëri, që mund të përbënte subjektin e një libri historik dhe teologjik të klasit të parë.

Mund të flitet për kriptokrishtërimin në mënyrë konvencionale dhe gjatë ateizmit shtetëror të Shqipërisë moniste në gjysmën e dytë  të shek.XX. pas vitit 1991, liria e bindjeve fetare solli ndryshime të mëdha. Një fenomen që duhet përmendur është, që një numër i madh njerëzish nga krahina e Shpatit, ku kemi një nga traditat më të vjetra të kriptokrishtërimit, bëri një kalim publik masiv në besimin ortodoks.

Për fat të keq shumë dokumente që ndodhen në Arkivin e Shtetit, nuk janë publikuar për të bërë kështu dimensionin e kriptokrishtërimit në historinë kombëtare të Shqipërisë.

Dita

April 18, 2018 08:53
Komento

15 Komente

  1. lejlek April 18, 10:49

    Faleminderit profesor, por mua me ka munduar gjithmone i njejti mendim: nese te gjitha fete kane ne themel besimin ne Zot , te gjithe jane e duhet te jene te lire ne bindjet e tij se ne cilen fe te bejne pjes edhe kjo eshte me se normale ne jeten e te gjalleve.
    Konvertimi dje i shqiptareve ne muslimane nga pushtuesi osman per shkak te dhunes dhe te varferise
    a nuk duhet te shihet me sy kritik per identitetin tone kombetar…..Pse duhet te revoltohet dikush kur ne shtetin helen ju kerkohet shqiptareve te therriten me emra ortodoks dhe jo te huazuar nga Turqia e Osmaneve pushtues???!!!
    A mos ka erdhur koha qe rinia indiferente naj kulteve fetare t’i rikthehet besimit dhe kulteve te te pareve gjysh stergjyshore dhe te te mos ndihen fajtore per paraardhesit e tyre ne evropen e krishtere por edhe me gjere?
    Nuk kam asgje me fene islame dhe e rrespektoj por askush nuk me ndalon mua te pagezoj femije e niper ne kishen e zotit.
    Pershendetje ( eshte thjesht nje mendim personal i imi jo domosdoshmerisht )

    Reply to this comment
    • KOZi April 18, 12:31

      Jam nje mendimi me juve ! Si fillim parlamenti duhet te rivendose ligjin e mars 1937 ,ligj qe nuk lejonte qe shqiptaret te mbanin mbulesa dhe rroba tipike lindore sa eshte quajtur -ligji i mosmbulimit-
      Pastaj duhet te vendoset me detyrim karta e anetaresise sipas komuniteteve dhe te jene ne regjistra keshtu dallojme verteti sa musliman,sa katolike,sa ortodokse dhe te tjera besime ka ne Shqiperi. Ato qe nuk jane antarsuar asgjekundi jane laike ose ateiste (mendoj qe keto jane shumica)
      Keshtu sipas comentit “lejleku” duhet te na sugjeroje qe muslimanet shqiptare duhet te kthehen ne ortodokse apo katolike !?
      Mendimi im eshte qe nuk mund te kthehen ne ortodoks pasi ky eshte besim i serbve dhe grekeve dhe historia na meson ne kete drejtim.
      Shqiptaret duhet te kthehen katolike me Papen e Romes ku eshte europa me afer.
      Me pare duhet te kthehen ne katolike ortodokset shqiptare se eshte me e thjeshte se jane ne respekt te nje profeti.
      Muslimanet e kane me te lehte pastaj ceremonine sepse ato nuk kane bere asnje ceremoni ne xhami qe ti shpalli musliman. Ashtu ka ngelur opinioni edhe po quhesh Ilir thone -ja musliman- fillojme……tung

      Reply to this comment
    • edi April 19, 08:45

      Besimi ne Zot eshte vendim personal dhe duhet marre me vullnet te lire nga nje njeri. Padrejtesite e bera ndaj kombit tone nen pushtimin osman, nuk mund te cben nga shteti grek. Ata nuk mund te vendosin si do quhemi ne…
      Jetojme ne nje kohe kur nuk ka kthime/konvertime ne mase. Secili ben zgjedhjen e vete. Nese ti ke kete bindje per krishterimin, atehere fare mire mund te besh pagezim e rite te tjera. Ti jep shembullin tend, te tjeret do vendosin vete per jeten e tyre. Me respekt.

      Reply to this comment
  2. SHQIPTARI... April 18, 13:55

    …Aleanca e koleres turko-greko-sllave, jane ortake te perjetshem kunder interesave kombetare shqiptare…!!!Kjo aleance e para 600-vjeteve, e ka shpallur boterisht qellimin e vet final…Nepermjet zhdukjes se gjuhes dhe identitetit, te asimiloje komplet trojet iliro-dardane…!!! O popull-milet, shikoni sot,…turko-mongolet te quajne …”vella”, dhe duan te na mbajne brenda benevrekeve dhe larg EUROPES…Kolera greko-sllave , ka pretendime territoriale, sepse identifikon gjendjen fetare te popullsise dhe objekteve te kultit (mbasi kete popullsi dhe objekte , ne me te shumten e rasteve , i ka kthyer nga katolike ne regjionin e vet), me territorin…!!! Prandaj o POPULL, ka ardhe koha qe te denoncojme boterisht kete kolere, dhe ti bashkohemi nje minute e me pare , FAMILJES NATYRALE EUROPIANE…!!!

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARI... April 18, 13:56

    …Aleanca e koleres turko-greko-sllave, jane ortake te perjetshem kunder interesave kombetare shqiptare…!!!Kjo aleance e para 600-vjeteve, e ka shpallur boterisht qellimin e vet final…Nepermjet zhdukjes se gjuhes dhe identitetit, te asimiloje komplet trojet iliro-dardane…!!! O popull-milet, shikoni sot,…turko-mongolet te quajne …”vella”, dhe duan te na mbajne brenda benevrekeve dhe larg EUROPES…Kolera greko-sllave , ka pretendime territoriale, sepse identifikon gjendjen fetare te popullsise dhe objekteve te kultit (mbasi kete popullsi dhe objekte , ne me te shumten e rasteve , i ka kthyer nga katolike ne regjionin e vet), me territorin…!!! Prandaj o POPULL, ka ardhe koha qe te denoncojme boterisht kete kolere, dhe ti bashkohemi nje minute e me pare , FAMILJES NATYRALE EUROPIANE…!!!..

    Reply to this comment
    • Dibrani April 18, 15:03

      O Shqiptari @
      Po ngele duke u qa ter jeten,..jo ky ,.jo po ai

      Shqiperin e ka penguar vetjja me perparuar.

      Normal qe fqijnt Sllavo-Anatolian greko mongol kan luajtur rrol

      Por fajin kryesor e kan vet.

      Dhe Europa nuk eshte zgjidhja per Shqiptaret

      Zgjidhja per Shqiptaret eshte bashkimi per nje qellim ne mir te gjith Shqiptareve dhe kombit mbar

      Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... April 18, 16:08

    …Kjo kolere ka instalu nga maja a piramides shteterore deri ne qelizen me te vogel, feçet e veta, me qellimin e vetem qe SHQIPERIA dhe kombi shqiptar , te mos behen kurre…Prandaj te neverit Europa dhe te le pas deres tash 30-vjet, …sepse politika shqiptare flirton sa me turkun sa me greko-sllavet…Politikanet shqiptare kane axhende personale…Europa e ka kuptu kete hile alla-turka,…Prandaj shqiptaret e kane vendin tek rrenjet Europiane, se vetem aty, kombi shqiptar do te ndjehet KOMB I BASHKUAR…

    Reply to this comment
  5. SHQIPTARI... April 18, 16:09

    …Kjo kolere ka instalu nga maja a piramides shteterore deri ne qelizen me te vogel, feçet e veta, me qellimin e vetem qe SHQIPERIA dhe kombi shqiptar , te mos behen kurre…Prandaj te neverit Europa dhe te le pas deres tash 30-vjet, …sepse politika shqiptare flirton sa me turkun sa me greko-sllavet…Politikanet shqiptare kane axhende personale…Europa e ka kuptu kete hile alla-turka,…Prandaj shqiptaret e kane vendin tek rrenjet Europiane, se vetem aty, kombi shqiptar do te ndjehet KOMB I BASHKUAR…!!!

    Reply to this comment
  6. demo April 18, 17:17

    Ne 1991 Heqimi Komunist Sali Berisha u konvertua ne Cub Anarshist,ne Fe-e te pareve.Bashkevuajtesit e Organizates i quajti Kriptokomuniste dhe ja la kopilin ne dere. Ja vlen te shkruhet nje liber i klasit I per kete bir kurve.

    Reply to this comment
  7. DRITA April 19, 17:46

    Me shume keqardhje por ky material ( shkrim ) eshte nje plagjature .
    Per te qene korrekt dhe serioz po ju jap faktet qe ta vertetoni edhe ju si redaksi e gazetes se nderuar Dita! Ky material (studim ) me te njejtin titull Kriptokrishterimi ne Shqiperi eshte mbajtur ne Simpoziumin Nderkombetar ” 2000 vjet Art dhe Kulture Kishtare ne Shqiperi” ne nendor te vitit 2000 , nga Mitropoliti i Korces, Hiresi Joan Pelushi ( autor dhe referues i shkrimit) ne kete simpozium.
    E keni edhe te publikuar ne aktet e simpoziumit ne 2002, pasi te gjitha materialet qe u referuan ne kete simpozium jane botuar dhe publikuar zyrtarisht. Shkrimi Po i njejti shkrim qe u mbajt ne kete simpozium me autor Mitropolitin e Korces eshte i botuar ne Revisten Kulturore TEMPULLI, Korce, 2002.
    Te gjitha keto fakte i keni te verifikueshme .
    Cdo studiues serioz i referohet autoresise duke e cituar personin qe e ka shkruar por kurresesi te beje plagjature qe titullin dhe deri permbajtjen e shkrimit.
    Nuk e nderon aspak kjo gje nje studiues si Mojkom Zeqo.
    Uroj qe nje dite kjo gje tek ne do te marre fund. Te kemi respekt per idene, fjale, studimin dhe mendimin e cdo autori duke e cituar ate dhe jo duke kopiuar!

    Reply to this comment
  8. Maelga April 19, 18:53

    Artikull plagjiature.

    Origjinali i takon Metropolitit te Korces Imzot Joanit, i cili ne shkrimin zyrtar ka bere te ditur edhe te gjithe bibliografine e perdorur per kete studim.

    Te pakten Z. Zeqo duhet te kishte bonsensin te sqaronte qe materialin e ka marre nga Imzot Joani. Ka bere te kunderten, duke e theksuar veten si “autor i ketyre rreshtave…”

    Reply to this comment
  9. SHQIPTARI... April 20, 10:56

    …Faktet e mesiperme te artikullshkruesit (pak rendesi ka i kujt eshte studimi), jane nje pike e vogel e “oqeanit” te GENOCIDIT ZHDUKES, qe kolera TURKO-GREKE-SLLAVE, ka ushtruar mbi popullsine dhe territorin shqiptar….Sipas marreveshjes se para 600-vjeteve ndermjet kesaj kolere e ne kurriz te kombit tone,…popullsia e islamizuar, do quheshin TURQ (qe edhe sot dikush mburret “jam turk elhamut” ), popullsia e konvertuar ne ortopedoks jevg-grek, do quheshin GREKE,(qe edhe sot ,per “pese aspra”,vet-quhen greke ) perfshi dhe territorin, kurse ata te konvertuar ne ritet kara-sllave, do quheshin SLLAVE, kuptohet sebashku me territorin….Fatkeqesia, vazhdon, ..dhe fatkeqesia me madhe eshte se jane vete shqiptaret, qe e ushqejne koleren…!!!

    Reply to this comment
  10. SHQIPTARI... April 20, 10:56

    …Faktet e mesiperme te artikullshkruesit (pak rendesi ka i kujt eshte studimi), jane nje pike e vogel e “oqeanit” te GENOCIDIT ZHDUKES, qe kolera TURKO-GREKE-SLLAVE, ka ushtruar mbi popullsine dhe territorin shqiptar….Sipas marreveshjes se para 600-vjeteve ndermjet kesaj kolere e ne kurriz te kombit tone,…popullsia e islamizuar, do quheshin TURQ (qe edhe sot dikush mburret “jam turk elhamut” ), popullsia e konvertuar ne ortopedoks jevg-grek, do quheshin GREKE,(qe edhe sot ,per “pese aspra”,vet-quhen greke ) perfshi dhe territorin, kurse ata te konvertuar ne ritet kara-sllave, do quheshin SLLAVE, kuptohet sebashku me territorin….Fatkeqesia, vazhdon, ..dhe fatkeqesia me madhe eshte se jane vete shqiptaret, qe e ushqejne koleren…!!!..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*