Krishti, Muhammedi, Fan S. Noli dhe prof. Nasho Jorgaqi

September 11, 2019 11:03

Krishti, Muhammedi, Fan S. Noli dhe prof. Nasho Jorgaqi

Replikë me Nasho Jorgaqin

Ahmet Çaushi*

 Gazeta “Dita” i dhuroi prof. Nasho Jorgaqit 4 faqe gazete për të bërë përgjegjës Fan Nolin e për të treguar se edhe Nashoja është i të njëjtit qëndrim me Nolin se Ungjilli dhe Kur’ani nuk janë libra hyjnorë. Sipas tyre ato janë gojëdhëna. Në dy faqet e para asgjëson hyjnizimin e Ungjillit. Ai shkruan se Ungjilli i Markut na paska patur vetëm 66 versete, tek ai i Mateut qenkan shtuar në 600, kurse tek Luka 350 versete.

“Profesori”, i mbështetur tek prifti ortodoks, Fan Noli, vërtetojnë se mbledhja e ungjijve është bërë 60 vjet pas Krishtit. Për 60 vjetët, kuptohet se thëniet e Krishtit janë kthyer në gojëdhëna. Bëhet detyrë e teologëve të krishterë t’i tregojnë prof. Nasho Jorgaqit nëse vërtetë ungjijtë e katër autorëve janë gojëdhëna, apo jo.

Ajo që unë dua të sqaroj Nashon dhe lexuesit e këtij shkrimi është se ai ose nuk e ka ditur, ose nuk ka lexuar fare për besimin Islam, ose i ka dashur qejfi të gënjejë duke shkruar se edhe Kur’ani qenka gojëdhënë (Shih gazetën “Dita”, datë 14 e 15 korrik, faqe 14,15,16,17 dhe shkrimin e Fan Nolit botuar në veprën 4 faqe 615-620).

Burimet kryesore për jetën e Muhammedit janë Kur’ani dhe hadithet. Të dyja këto burime janë të sigurta dhe të pasqyruar në shkrime të sigurta. Nasho shkruan se Buhariu ka shkruar 7000 gojëdhëna për Kur’anin dhe hadithet e profetit. Kur’ani dhe hadithet nuk kanë të njëjtin burim. Kur’ani është fjala e Zotit, ndërsa hadithi është fjala e profetit për të shpjeguar tek njerëzit nenet e Kur’anit.

Sipas prof. Nasho Jorgaqit, thëniet e Kur’anit fillojnë me Muhammedin, mblidhen nga Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani dhe kthehen në gojëdhëna nga Buhariu. Të gjitha këta janë të pavërteta historike, që nuk duhet t’i bëjë një profesor. Gënjen Nashoja. Muhammedit nuk i vdiq i ati kur ishte 5 vjeç. Ai, Abdullahi, vdiq kur Muhammedi ishte 7-8 muajsh në barkun e nënës së tij, pra, ai kurrë nuk  e pa me sytë e kësaj bote babain e tij. Kur Muhammedi ishte 6 vjeç i vdiq e ëma. Muhammedi u rrit me kujdesin e gjyshit dhe të xhaxhait të tij.

Nuk shkoi asnjë ditë në shkollë. Nuk dinte të lexonte e as të shkruante. Në moshën e hershme të rinisë ishte bari delesh, kurse pas moshës 25 vjeç deri në 40 vjeç punoi si qeraxhi i tregtares Hatixhe. Në familjen e tij kurrë nuk kishte pasur qeveritarë e as njerëz të ditur. Ky ishte Muhammedi deri në moshën 40 vjeç. Përse u zgjodh i tillë për të qenë profet?

Të gjithë komentuesit janë të një mendje se u zgjodh i pa shkollë, i varfër, pa trashëgimtar të ditur e qeveritarë, që të mos ketë dyshim se Muhammedi nuk mund të bënte një libër unik për botërat, fillimin e tyre, vazhdimësinë dhe fundin e botërave kështu siç janë. Pra nuk mund të bënte një Kur’an që informon njerëzimin për të gjitha këta. Libër si Kur’ani nuk kanë mundur të bëjnë e as nuk do të munden  të bëjnë sikur të mblidhen të gjithë dijetarët e botës të të gjitha kohërave.

Ja disa prej këtyre mrekullive Kur’anore të pa deklaruara nga shkenca:

Në sure “Enbija”, neni 30, faqe 373, thuhet: “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan, se qiejt e toka ishin të ngjitura e Allahu i ndau; kurse ujin e bëri bazë të jetës të çdo gjallese. A nuk po besojnë!”. Kështu kish qenë para 13 miliardë e 700 milion vjetësh, thonë shkencëtarët. Kjo u deklarua në Kur’an para 1400 vjetësh, kurse, vetëm në fund të shekullit të 20 qenë dy shkencëtarë amerikan të Nasas, të cilët morën çmimin “Nobel” dhe 1 300 000 dollarë se vërtetuan thënien e këtij ajeti. Zotni shkrues në gazetën “Dita”, Muhammedi i pa shkolluar asnjë ditë, bari delesh e transportues malli me pagesë nga e mësoi, nga e dinte, kush ia tha?

A është e mundur? Kurrë jo. Po shkencëtarët ku e morën? Ata e morën në Kur’an. E ndoqën gjatë këtë problem dhe nuk e patën të lehtë ta thonë se e dinin se kjo ishte thënë para 1400 vjetësh në Kur’an. Në Kur’an shkohet edhe më tej se arritjet shkencore të ditëve të sotme. Në sure “Shuuraa”, neni 29, faqe 557 thuhet : “Prej argumenteve të Zotit është se Allahu krijoi qiellnat e tokën dhe në të dyja gjallesa”. Sot shkenca po kërkon me ngulm dhe në hapësirat qiellore ka gjetur elemente që krijojnë mundësi jete. Një ditë do të takojnë se e thotë Kur’ani.

Po Muhammedi pa asnjë ditë shkollë nga kush e mësoi këtë? Ai e mësoi prej Kur’anit, fjalës së Allahut që krijoi gjithësinë dhe e din ç’ka në të.  Zotni shkrues i atij shkrimi, Kur’ani u zbrit në kohën e krizës së madhe për dijen dhe për jetën e njerëzimit në tërësi. Atëherë ndalohej të mendoje për kozmosin, atëherë kur mendohej se toka ishte qendër e botës dhe e sheshtë, atëherë kur dijetarët e vërtetë digjeshin në furra drush. Atëherë filloi zbritja e Kur’anit me nenin e parë i cili vihet në mënyrën urdhërore: “Lexo, studio, mëso për gjithçka që ka krijuar Allahu, për tërë botërat, thellësitë dhe mjediset e tyre. Po Muhammedi jetim, i varfër e pa asnjë ditë shkollë a mund ta bënte këtë?! Më tej për ta bërë konkret këtë urdhër në atë krizë të thellë intelektuale, Muhammedit dhe njerëzimit i dërgohet ajeti 33 në suren “Rrahman”, faqe 617: (O njerëz, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të tokës, në qiellna, depërtoni. Kjo kërkon fuqi të madhe intelektuale, ekonomike dhe të gjithanshme).

Më tej, në suren “Dhariat” , neni 7, faqe 60 thuhet: (Betohem në qiellin plot rrugë), pra Allahu i tregon njeriut dhe i jep kurajo që të udhëtojë në qiellna se rrugët i ka të hapura. Allahu ia mundësoi këtë udhëtim Muhammedit. Ai u dërgua prej Allahut në hapësirat qiellore e kur erdhi i tregoi njerëzimit gjithçka kishte parë e u përpoq t’i bindi se me dije do të arrijnë në hapësirat qiellore. Sot, pas 1400 vjetësh, këta udhëtime janë bërë të zakonshme. Çfarë deklaroi për këtë udhëtim Muhammedi,  sot po i vërtetojnë shkencëtarët. Atëherë dhe sot shumë njerëz nuk e kanë besuar. Përpjekjet njerëzore e bënë realitet njerëzor udhëtimin në hapësirat qiellore.

Zotni shkrues, sot toka banohet nga mbi 7 miliardë njerëz dhe shumë më shumë qenie të tjera të gjalla, që marrin jetë në këtë tokë. Kjo kurrë nuk mbarohet. A nuk është mrekulli e Krijuesit që e siguroi vazhdimësinë e jetës me ligjin e qarkullimit! Nuk mbarohen uji dhe gjithçka u nevojiten qenjeve të gjalla. Pse? Për dijetarët e dikurshëm, duke përfshirë edhe Seneken: Uji i detit shtyhej nga erërat nëpër shpella e pastaj udhëtonte nëpër tokë. Jo. Atë e shpjegoi Kur’ani para 1400 viteve. Allahu zbret nga qielli ujin (shiu, bora, breshëri dhe lagështira të tjera) dhe e shpërndan në gjithë token. Në tokë krijon rezerva për kohën që nuk bien reshje.

Të gjitha dalin në sipërfaqen e tokës për të siguruar jetëgjatësinë e gjallesave. E gjithë kjo lagështirë kthehet përsëri në formë avujsh drejt qiellit dhe siguron pa mbarim vazhdimësinë e jetës. Ç’mrekulli! A thua janë krijime të rastësishme këta? Jo! Shih sure “Ali Imran” , neni 27: “Allahu krijoi natën dhe ditën. Ai nxori të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli dhe u dhuron pa masë begati gjallesave. A nuk po shihet si prodhimet bujqësore u japin gjallëri gjallesave, por edhe gjallesat i kthejnë tokës plehun dhe trupin e tyre për ta bërë jetë, fuqi e forcë për të gjitha gjallesat. Janë pa numërim problemet shkencore që shpjegohen nga Kur’ani dhe arrijnë në thëniet e Kur’anit. Të tjera probleme madhore që shkenca nuk ka arritur t’u japë zgjidhje, trajtohen në Kur’an.

Të gjithë shkencëtarët e botës janë të mendimit se këta botëra një ditë nuk do të jenë kështu siç janë dhe vetëm kaq. Kur’ani shkon më tej. Ai tregon e orienton se këto botëra vërtetë nuk do të jenë kështu siç janë. Në Kur’an tregohet se çdo të bëhen këto botëra. Në sure “Ibrahim”, neni 48, faqe 303 , thuhet: “Ditën kur toka do të shndërrohet në tjetër tokë, po kështu edhe qiellnat, e kjo bëhet vetëm me urdhër të Mbizotëruesit-Allahut”. Më tej në sure “Vakia”, neni 1,2,3 vazhdohet : “Kur të ndodhë shkatërrimi i botërave, të cilin askush nuk mund ta ndalojë.

Ajo ditë rrëzon këto botëra dhe ngre të tjera”. Më tej, në nenin 35 thuhet se do të jetë krijim i ri, shumë më i mirë se ky i kësaj jete. Këto botëra para se të bëheshin kështu siç janë ishin tymnajë. Emanuel Kanti ka shfaqur mendimin se kanë qenë mjegullnajë dhe më pastaj është korrigjuar sepse mjegullnaja përbëhet nga pikla uji dhe jo grimca që formojnë botërat. Në sure “Duhan”, neni 10, faqe 569, thuhet: “Ti prite ditën kur qielli të kthehet në tymnajë”. Më tej, ne sure “Kariatun”, tregohet se ky shkatërrim do të lajmërohet me një krismë të fuqishme. Kur’an , faqe 721.

Big Bengu shpjegon fillimin e botërave me një shpërthim të fuqishëm dhe këto botëra vazhdojnë e do të vazhdojnë jetën e tyre deri në një ditë të caktuar nga Krijuesi i tyre. Kur’ani, para 1400 vjetësh, por edhe shkencëtarët e ditëve të sotme parashikojnë një shkatërrim të botërave e sipas Kur’anit do të ndërtohen të tjera, si duket do të ketë një Big Beng tjetër për formimin e botërave të reja. A mund t’i dinte Muhammedi pa shkollë të tëra këto! Kjo është një bindje mendjeje se Kur’ani nuk ka autor njeriun, është libër i atij që krijoi botërat. Kur’ani nuk është gojëdhënë, nuk është as përrallë, nuk është si Iliada e Odiseu i Omerit, as si Shahnameja e Firdeusit, nuk është përralla mbretërish e as imagjinatë. Ai është libër konkret për botën konkrete. Mos ndryshimi i Kur’anit në asnjë shkronjë e zanore është urdhër i Krijuesit të gjithësisë dhe ja si thuhet në sure “Hakka”, nenet 41-48, faqe 667: “Kur’ani është fjalë që e lexon i dërguari i ndershëm, Muhammedi.

Ai nuk është fjalë poeti, po ju nuk e besoni. Nuk është fjalë falltori, po ju nuk përkujtoheni. Ai, Kur’ani, është zbritje prej Zotit të botërave. Sikur të trillonte ai për ndonjë fjalë ne do ta kapnim atë me fuqinë tonë e pastaj do t’ia këputnim atij arterin e zemrës. Askush prej jush nuk do të mundë të ndërhynte për ta mbrojtur. Kur’ani është kujtesë për ata që duan të ruhen nga të këqijat e kësaj bote”. Ja pra, as profeti nuk ka guxuar, por ishte edhe e pamundur për të edhe për tërë dijetarët e botës  të hartonin një Kur’an të tillë. Nuk është përrallë, nuk është gojëdhënë, nuk është poezi dhe as histori e treguar sipas qejfit të njeriut.

Fizikanti i dalluar Ser Xhejms (1877-1946) thekson : “Zoti është një matematicien, arrin në mendimin se universi duhet të jetë modeluar nga një matematicien i vërtetë. Në këtë përfundim ai arrin pas një studimi të thelluar mbi kozmosin. A është e mundur që këta trupa qiellorë të vendosen secili në vendin e tij, të lëvizi secili në rrugën e tij, të japë ose jo dritë aq sa duhet dhe atje ku duhet për të siguruar edhe gjallërinë në tokë. A mund të jetë rastësi vendosja e pjerrësisë së boshtit të tokës 23.5 gradë në mënyrë që të marrë toka nxehtësinë e duhur dhe të formohen stinë e vitit? A mund të jetë rastësi krijimi gjithë këtyre trupave qiellorë dhe lidhja midis tyre? Jo, ata janë krijuar nga Zoti.

Mrekullia e numrave në Kur’an

Edhe Kur’ani ashtu si botërat është fjala e Allahut, libër për botërat dhe jetën në to. Kur’ani është libër matematikor i modeluar dhe i kontrolluar nga një kod i përsosur dhe i paarritshëm nga njeriu e grupe njerëzish nga të gjitha kohërat. Në sure “Mudethir”, neni 30, faqe 680, thuhet se mbikëqyrës mbi Kur’anin është numri 19. Është numër i veçantë i formuar nga më i vogli dhe më i madhi i njësheve – 19. Detyrimi i këtij numri është të ruajë paprekshmërinë, origjinalitetin e tij, në përgjithësi dhe në veçanti të çdo fjale dhe shkronje. Të mos i shtohet dhe të mos i pakësohet asgjë këtij libri.

Kur’ani fillon me ajetin “Bismil-lahi rrahmani rrahim” (Filloj me emrin e Zotit plot mëshirë dhe mëshirues). Kjo shprehje ka katër emra : Allah, Ism, Rrahman, Rrahim. Ja si kjo shprehje kontrollohet nga numri 19: E tërë shprehja përmendet në Kur’an 114 herë e që plotpjesëtohet me 19.

Po të shtosh ose të heqësh diçka tjetër del jashtë kufijve të kontrollit. Është e ndaluar. Emri “Allah” përmendet në këtë libër 2698 herë i cili plotpjesëtohet me 19. Fjala “Ism” përmendet 19 herë. Fjala “Rrahman” përmendet 57 herë. Fjala “Rahim” përmendet 114 herë. Të gjitha këta plotpjesëtohen me 19. Ky kontroll nuk lejon të shtohet e as të pakësohet asnjëra nga këto fjalë, çdo fjalë është vendosur në vendin e kërkuar.

Nëse ndodh ndonjë ndryshim, Kur’ani bëhet i pavlerë. Nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë kurrë. Kur’ani ka 114 sure (Është i ndarë në 114 pjesë), ky numër plotpjesëtohet me 19.  Pjesa e dytë e Kur’anit fillon me tri shkronja, kuptimi i të cilave është: Shkronja “Elif” mendohet të nënkuptojë fjalën “Allah”; shkronja “La” nënkupton melekun “Xhebrail”; kurse shkronja “M” nënkupton “Muhammed”.

Kjo tregon edhe rrugën e ardhjes së Kur’anit tek njerëzit. Allahu – Krijuesi i Kur’anit, Xhebraili – meleku që i komunikoi profetit Kur’anin dhe Muhammedi mori Kur’anin për tua transmetuar njerëzve. Shkronja “Elif” përmendet në Kur’an 14497 herë e është shpërndarë në pjesë tjera të Kur’anit. Ky numër plotpjesëtohet me 19. Shkronja “La” përmendet 11780 që plotpjesëtohet me numrin 19. Kurse shkronja “M” përmendet 8683 herë e plotpjesëtohet me 19.

I nderuar shkrues i artikullit ku deklarohet se Kur’ani është gojëdhënë e turpëron gradën profesor. Edhe sureja e fundit ka 19 fjalë. Sureja ku shkruhen 5 ajetet e para me të cilat urdhërohet të mësohet dije pa kufij është e 19-ta nga fundi. Për të qenë ju më të qartë po shkruajmë një rast kur përdoren shkronja të veçuara. Sureja e 50-të (“Kaf”) fillon me shkronjën “Ka”, shkronja e parë e fjalës “Kur’an”.

Edhe përdorimi i kësaj shkronje kontrollohet nga numri 19. Kjo shkronjë përmendet 57 herë në këtë sure e plotpjesëtohet me 19. Edhe sureja “Shu’uraa”, e cila ka në fillim “Ka”, përsëritet po 57 herë e plotpjesëtohet me 19. Po përmendim një tjetër rast tepër interesant. Në suren “Mu’minun”, në nenet 12-14, faqe 393, përmenden përbërësit material të njeriut: Tokë 17 herë, lëng 12 herë, diçka e varur 6 herë, copë mishi 3 herë, eshtra 15 herë, mish 12 herë dhe shuma e këtyre 65. Në këto nene emri njeri përmendet 65 herë. Nuk ka as nuk do të ketë në botë libër të kontrolluar nga numrat si Kur’ani. Ky kontroll bën të pamundur ndryshimin e Kur’anit, ruan origjinalitetin e tij. Kur’ani nuk është gojëdhënë, as poezi, as përrallë e as krijim njeriu.

Në Kur’an shpjegohen e detyrohen normat më të përsosura të moralit njerëzor, caktohen udhëzimet e detyrimet për ndërtimin e familjes, të fisit, të kombit dhe tërë shoqërisë. Atje gjen detyrimin për të bashkëjetuar me të gjithë pa dallim kombësie, gjuhe e ngjyre. Në Kur’an merren mësime për një harmonizim: Dhembshuri, përkujdesje e ndihmë, të cilat evitojnë edhe mosmarrëveshjet, grindjet, luftërat etj. Në Kur’an caktohen në mënyrë të përsosur ndëshkimet. Çdo njeri ndëshkohet vetëm në masën e dëmit ose krimit që ka bërë. Në Kur’an ndalohen fyerjet, frenohen mllefet, krijohet një shoqëri e cila bashkëjeton në të gjitha kushtet e jetës.

Si u zbrit Kur’ani dhe si u përjetësua

Kur’ani është një revolucion konceptesh të formuara duke përfshirë të gjitha fushat e jetës. A mund të jetë hartues i kësaj kushtetute të përsosur një person që nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë, por edhe të tjerë që kanë mbaruar shkolla dhe janë profesora. Jo prof. Nasho. Muhammedi nuk është autori i këtij libri. Kur’ani nuk është as gojëdhënë e asaj kohe kur të kërkuarit e dijes ishte në krizë intelektuale, por as sot e as kurrë nuk do ta kenë të mundur të ndërtojnë një libër tjetër si Kur’ani. Kur’ani nuk është vetëm për muslimanët.

Ai është për të gjithë. Edhe sot studiohet me interes shumë të madh edhe nga intelektualët më në zë të botës. Ne muslimanët e kemi të qartë e bindshëm se Kur’ani është hartuar para se të jenë botërat kështu siç janë. Ai, së pari, është shkruar në një pllakë të madhe e atje ruhet i paprekur. Në gjuhën arabe emërohet “Leu Mahfudh”. Zbulimet e sotme po i afrohen dita ditës shpjegimit të mundësisë të këtij shkrimi. Para se t’i bëhej detyrë njerëzimit u zbrit në një tjetër vend të sigurtë e më afër njerëzve dhe emërohet “Bejtul Izzeti”.

Kjo ka ndodhur në natën e “Kadrit” të muajit të agjërimit. Ndërsa për njerëzimin filloi t’i komunikohet Muhammedit natën e 17 të Ramazanit (thuhet). Ai iu dha një njeriu të paditur që të mos thuhet e besohet se është vepër e tij. Iu dha një njeriu të moralshëm, të drejtë, besnik, punëtor dhe me një aftësi intelektuale për të mbajtur mend librin, të aftë për ta vendosur në jetën praktike, të aftë e tërheqës për të komunikuar me njerëzit. Kur’ani zbriti në pjesë të vogla të quajtura ajete (nene) e filloi me detyrimin: “Lexo, mëso, studio krijimet e Zotit tënd”. Të 5 nenet e para u mësuan përmendësh nga Muhammedi dhe, së pari, iu komunikuan Hatixhes, së shoqes, Ebu Bekrit, shokut më të ngushtë dhe Aliut. Të gjithë i mësuan përmendësh këto 5 ajete.

Kështu u veprua me të gjithë ajetet e Kur’anit. Për 23 vjet pa shkëputje. Rrethi i besimtarëve filloi të rritet shumë shpejt. Thuajse që të gjithë mësonin përmendësh ajetet që zbritnin. Pra, jo i gjithe Kur’ani ka zbritur njëherësh. Shumica e atyre që pranonin besimin mësonin përmendësh edhe ajetet që zbritnin herë pas here. Ata që dinin shkrim e lexim i shkruanin këto ajete në kocka të rrafshta të kafshëve të mëdha, deve, i shkruanin në lëkura pemësh dhe në lëkura kafshësh. Besimtarët që mësonin përmendësh të gjitha ajetet e zbritura quheshin Hafiza, që do të thotë ruajtës të Kur’anit. Në betejën e Jemames kundërshtarët vranë 70 Hafiza. Ishte një humbje e madhe. Drejtuesit e fesë Islame vlerësuan këtë humbje dhe urdhëruan të mos merreshin Hafizat në luftë.

Pra për ta ishte më e rëndësishme ruajta e Kur’anit se betejat ballë për ballë me armikun. Muhammedi mbante gjithmonë afër Zejd Bin Thabitin. Ky mësonte ajetin përmendësh, e shkruante atë dhe ua mësonte të tjerëve. Ishte personi më besnik i Muhammedit dhe më i afti për ruajtjen e Kur’anit. Kur ndërroi jetë profeti, Kur’anin e dinin përmendësh qindra Hafiza. Thuajse në çdo familje edhe fëmijëve të vegjël, duke filluar nga mosha 6-7 vjeç u mësohej Kur’ani përmendësh. Kështu vazhdohet edhe sot. Mijëra njerëz në botë dinë Kur’anin përmendësh.

Në shumë familje Islame u mësohet Kur’ani përmendësh për t’u lënë fëmijëve trashëgimi udhëheqësin Kur’an, e vlerësonin si garanci jete. Është detyrë Islame që në çastin e vënies së kurorës i caktohet vajzës një sasi e konsiderueshme lekësh ose pasurie për ta pasur si burim jete për ndodhi të jashtëzakonshme. Këtë pasuri ka të drejtë ta përdorë vetëm vajza. Ka patur me shumicë raste kur vajzat muslimane nuk kërkonin garanci jete para ose pasuri por kërkonin t’u mësohej Kur’ani. Edhe ne në Dibër kemi të shënuar një kurorë të tillë, ku vajza  (Xh.F. me V.S.) i kërkoi dhëndrit që në vend të garancisë ekonomike t’i mësonte Kur’anin.

Për grumbullimin e Kur’anit në një libër u mblodhën 10-tëra hafizët më të mirë dhe më të sigurtë në të gjithë territoret e banuara prej muslimanësh. U mblodhën të gjitha shkrimet në kocka, lëkura pemësh dhe kafshësh dhe mbi bazën e kësaj njohje u kontrollua saktësia e Kur’anit dhe u shkruajt. Kopja u ruajt me besnikëri.

Në kohën e qeverisjes nga Osmani, u bë edhe një përpjekje tjetër për të kontrolluar edhe një herë Kur’anin e shkruar dhe ai Kur’an është edhe sot, i pa ndryshuar as edhe në një zanore ose ndonjë shenjë pikësimi dhe i tillë vjen deri në ditët e sotme. E tërë kjo punë është drejtuar nën kujdesin e ish sekretarit besnik të profetit, Zejd Bin Thabiti. Prof. Nasho, nuk është Kur’ani gojëdhënë. Ai është i vërtetë. Sot në botë ka miliona Hafiza që ruajnë Kur’anin në mendjet e tyre për ta vënë në jetë dhe për ta ruajtur.

Në kohën e profetit çdo muaj agjërimi vetë profeti në prani të melekut Xhebrail e përsëriste dy herë gjatë muajit të Ramazanit. Kështu veproi edhe në muajin e fundit të Ramazanit të jetës së tij. Kjo praktikë e profetit vazhdon edhe sot në mijëra xhami të botës, në qendra qytetesh, çdo muaj agjërimi, nga një grup Hafizash lexohet dhe këndohet i tërë Kur’ani. Qëllimi i këtij aktiviteti është të ruhet saktësia e Kur’anit dhe të shijohet ëmbëlsia e tij. Zotni Nasho, nuk ndyshohet Kur’ani. Atë e kontrollon numri 19, e kontrollojnë deklarimet shkencore që janë arritur ose do të arrihen, e kontrollojnë nenet kushtetuese për ndërtimin e jetës në shoqërinë njerëzore.

Ju zotni Nasho ngatërroni Kur’anin me hadithet. Hadithet nuk janë Kur’an, ata janë thënie të profetit për të shpjeguar zbatimin e Kur’anit. Kur jetonte profeti njerëzit filluan të shkruanin edhe thëniet e tij. Profeti e ndaloi menjëherë shkrimin e haditheve të tij, që të mos barazohen me Kur’an. Hadithet nuk u shkruan sa ishte profeti gjallë. Hadithet janë mbledhur më vonë. Jo të gjitha emërtimet hadith janë të profetit. Profeti ka lënë një porosi tepër të rëndësishme: “Krahasoni hadithet e mia me ajetet e Kur’anit.

Nëse hadithet u përshtaten ajeteve të caktuara ato janë të miat, nëse jo mos i merrni për hadithe. “Kur’ani është fjalë e Zotit, ndërsa hadithi fjalë e profetit. Ka dhe diçka tjetër të rëndësishme në këtë mes. Për çdo hadith shkruhen transmetuesit brez pas brezi, deri kur arrijnë tek profeti ose shokët e profetit. Nëse këputet ky zinxhir transmetimi hadithet nuk vlerësohen të sakta. Kur’ani nuk ka emër autori. Kush nuk do të donte të vinte emrin e tij në kapakun e një libri të pa krahasuar në gjithë jetën e njerëzimit. Kur’ani është tej kufijve intelektualë të njeriut. Ju zotni Nasho ia kaloni Fan Nolit. Ai nuk e njihte mirë Kur’anin e as hadithet por kishte simpati për fenë Islame. Ja si shkruan ai (shiko veprën 4 të Fan Nolit , faqe 615, “Muhammedi”),

Fan Noli dhe 11 Reformat e Muhammedit:

1-Monoteizmi (Besimi në një Zot). 2-Zhdukja e idhujtarisë (Mosbesimi në fenomene natyre dhe në njeriun Zot). 3-Heqja e flijimeve njerëzore (Ndaloi vrasjen e vetëvrasjen për kënaqësi të zotërave, mbretërve, priftërinjve etj.). 4-Ndalimi i vrasjes së fëmijëve (Për shkak të varfërisë dhe e vajzave vetëm pse lindnin femra). 5-Heqja e feudeve fisnore (Feudet u zëvendësuan me shtetin). 6-Heqja e kasteve shoqërore në gjirin e Islamit. 7-Ndalimi i pijeve alkolike (Dehëse). 8-Kufizim dhe rregullimi i poligamisë. 9-Rreforma në të mirë të grave dhe të fiseve të ulëta. 10-Trajtimi njerëzor i skllevërve joislamikë (i robërve, i punëtorëve me mëditje, i shërbëtorëve etj.). 11-Vëllazërimi i përgjithshëm brenda për brenda Islamit, pa dallim rrace e ngjyre.

Zotni Nasho, ua kalon Fan Noli juve, ndoshta anonte nga feja Islame. A mund të jenë reforma të një njeriu pa shkollë, pa trashëgimi udhëheqje, të një njeriu krejt të thjeshtë. Jo zotni. Këta reforma dhe të tjera të shumta janë realizuar duke zbërthyer Kur’anin, fjalën e Zotit.

-Fan Noli dhe Muhammedi

Fan Noli veç theksimit të 11 reformave Islame për të ndryshuar jetën e njerëzimit, thotë më të vërtetën për haremin e Muhammedit. Ai shkruan në veprën 4, faqe 619: “Haremi i Muhammedit, në mënyrë të pa shmangshme është fakt historik se çdo martesë e Muhammedit pas vdekjes së Hatixhes shpjegohet si një akt i nevojës politike. Të gjitha gratë veç Aishes ishin të veja, burrat e të cilave ishin vrarë në luftë. Ato ishin shumë të moshuara sepse në vendet e nxehta arabe gruaja vjetrohet më shpejt, ndërsa vajzat arrijnë moshën e pjekurisë femërore që në moshën 10 vjeç. Aishja ishte e vetmja grua e re. Historia e ndyrë për këto martesa të Muhammedit nuk qëndron”. Ja pra sa para jush qëndron Fan Noli. (Ndoshta Fan Noli ka pranuar Islamin)!  Zotni Nasho, tani e kanë radhën dijetarë dhe shkencëtarë të rrallë të botës gjatë jetës së njerëzimit.

1.Ajnshtajni thotë: “Universi i ngjan një ore kozmike të përpiktë dhe unë dëshiroj që të takoj ndonjëherë orëndreqësin. Ndjekja e shkencës çon drejt një lloji të veçantë ndjenjë fetare. Shkenca pa fe është e çalë.”

2.Lui Paster thotë: “Sa më shumë të di aq më shumë feja ime bëhet e plotë dhe e pa dyshimtë. Pak shkencë të largon nga Zoti kurse shumë prej saj të sjellë tek Ai.”

3.Tolstoi: “Besimi është kuptimi i jetës, sensi i virtytit, sipas të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca që na bën të jetojmë”. Tolstoi ndërroi jetë musliman.

4.Bernard Show: “Botën e sotme mund ta rregullojë vetëm Muhammedi.”

5.Hart Wie Hirschfeldi thotë: “Nuk ka pse të habiteni kur themi se Kur’ani është burim shkencë.”

6.Majkëll Hart: Historiani amerikan përzgjodhi 100 njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Në krye te listës, në numrin 1, vendosi emrin e Muhammedit, në numrin 2 vendosi atë të Njutonit dhe në numrin 3 të Krishtit.

7.Goethe(Gotte): “Kur’ani është libri i librave”. Në janar të vitit 1814 Goethe fali namazin e ditës se xhuma bashkë me muslimanët. Ai festonte me respekt natën e Kadrit, natë në të cilën zbriti Kur’ani për njerëzimin dhe ja si shprehet në librin e tij “Divani”:

“Qoftë lavdëruar nata

në të cilën pejgamberit të Zotit

iu shpall nga lart

Kur’ani me përkryeshmërinë e tij”.

Janë mijëra studiuesit shkencorë dhe të historisë së njerëzimit ata që shprehen se në Kur’an gjen të dhëna shkencore që vazhdojnë të vërtetohen edhe në ditët e sotme dhe do të vazhdoje. Këta studiues gjejnë mësime bindëse për organizimin e një shoqërie njerëzore me të drejta të barabarta dhe një bashkëjetesë të përsosur midis njerëzve dhe midis njeriut dhe natyrës. Nuk pretendoj të kem thënë gjithçka për të vërtetuar se Kur’ani është fjalë e Zotit. Atë e vërteton krijimi i gjithësisë, i qenieve të gjalla dhe i vetë njeriut. As krijimi i botërave dhe as krijimi i Kur’anit nuk është vepër e Muhammedit. Ky njeri i përsosur edhe pse analfabet është vetëm përçues i Kur’anit tek njerëzit.

 *Ish mufti i qarkut Dibër

 

September 11, 2019 11:03
Komento

13 Komente

  1. Mark .UK September 11, 18:35

    Ky eshte njeriu i ri komunist.

    Reply to this comment
  2. "e para ishte ..fjala" . September 11, 20:49

    njerezit injorant si muhameti; ndikohen lehte nga rrefenjat gojore, sidomos pas nje pushimi nga rruga e gjate, ne reren e ngrohte te mesnates se shkretetires . natyrisht tema e rrefenjave ne ate kohe ishin ngjarjet e bibles . i pushtuar prej tyre, filloi te meditoje dhe t’i diktoje per t’u shkruar nga njerez te lexuar, per boten arabe . keshtu lindi “kur’ani”. thjesht perfytyrim i njerezve te asaj kohe mbi njeriun dhe ligjet qe drejtojne kete …bote ! po mos u merni me keto .

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana September 11, 21:14

    Ky lloj Ahmeti dhe Caushi e ka vendin ne Jemen, Pakistan dhe Bangladesh, ku te nxjerrin syte dhe pastaj te rrjepin persegjalli ne rast se nuk e ke emrin e pare ose te dyte “Muhamet”. Erresira mesjetare ne shekullin e 21-te !

    Reply to this comment
  4. demo September 11, 21:37

    Mark.uk,gjithe jeten tende nuk ke shkruar ndonjehere gje me te mencur se keto dy fjale.
    Caushi,katundar hypokrit,kinse i ka ngelur hateri me profesorin e degjuar Nasho Jorgaqi dhe na shtron rrogozin gjithe nem,gjithe rriqna e parazite mesjetare te kuranit.
    Po na propogandon Dogmen,ne driten e zbulimeve shkencore te Ateizmit Perendimor.
    Asnje arritje shkencore,asnje fenomen kozmik,atmosferik,biologjik nuk eshte parashikuar nga
    Kurani.Keto qe propagandon Caushi kemi 30 vjet qe idegjojme nga Ulemate,muftillaret dhe hoxhallaret,por sidomos nga demagoget e rinj qe jane indoktrinuar ne Harabine Saudite dhe vende te tjera harabike te Obskurantizmit islamik.
    KURANI ESHTE QITAPI I OBSKURANTIZMIT MESJETAR. ANTI SHKENCOR DHE ANTINJEREZOR.
    Zinxhire per mendjen e lire,per shpirtin e lire,per dijen jashte dogmes.
    Po ne sapo shpetuam nga Instruktoret e komitetit Partise,qe na prrallisnin Dogmen e Marxit,nje sharlatan e demagog,qe futi boten ne konflikte te panumurta dhe i kushtoi njerzimit nja 40 miljon jete.
    Vjen ti o Caush Afmet Myftari,na vervit Dogmen tende te qelbur,do na besh terbiet me ate kuran qitapin e beduineve te shkretetirave harabike te shek.VII.
    Po prapa atij kuranit tend te qelbur fshihen bombat,dhuna,terrori,ato bolbat qe po lini ju ne Siri,Irak dhe kudo qe shkel kemba juaj.
    Kuranin tend e ka shpartalluar dijetari dhe poeti persian Omar K`hajam,qe ne shekullin e XII
    Te urtin Dijetar
    E quajne Kaurr,
    Se s`pranon si ata
    Samar.
    Shko or malok,or derr katundari,do na imponosh ti brekushet e Haxhi Qamilit.Fajin e ka ky pello dymetrosh,qe po jua zgjat si shume juve,se po te kishim nje si Ramush Haradinaj,jua bente me keq se Enver Hoxha

    Reply to this comment
  5. besimtari September 11, 21:43

    Po-po, ky Myftiu ka shume te drejte! Kuranin e coi Zoti dhe Zoti e dinte kur Muhameti do zihej me grate e tij, ndaj i kish leshuar ajetet me pare per keto zenka. Edhe kur Muhameti do merrte gruan e cunit te adoptuar, e dinte Zoti kete perpara, ndaj i kish pregatitur ajetet perpara dhe Muhameti i thoshte ato. Edhe kur njerezit i thonin Muhametit me qindra here “i cmendur”, Zoti e kish ditur kete me kohe dhe ia kish dhene tek ajetet keto gjera. Eh, si mos ta besojme ne se Kurani ka zbritur nga Zoti ne nje nate, dhe pastaj Gabrieli ia dha Muhametit dale e ngadale! Jepi Myfti jepi, se ne te besojme menjehere!

    Reply to this comment
  6. demo September 11, 22:12

    Pamvaresisht se une replikoj me te per periudhen e luftes dyte bot, dhe ndertimin e shoqerise komuniste,prof.Nasho Jorgaqi eshte nje shpirt njeriu,qe nuk leshon sharje,,meazallah per Muhametin.
    Per Muhamet qelbesiren ti them une ca te verteta ty or Caush muftiu.
    Muhamet karvanxhiu i Hatixhese u martua me pronaren e karvaneve Hatixhene qe ishte 20 vjet me e madhe,per interes.Syret e kuranit ja diktoi ortaku i tij cifut,sipas modelit te Bibles.Prandaj shume nga urdheresat e Bibles gjinden ne Kuran te pershtatura per mjedisin e Beduineve arabe.
    Si karakter dhe si moral muhameti jo vetem nuk ndryshon nga sulltanet,sheiket, e shkretetirave,por eshte me keq se ata.Pas beteses se Bedrit dhe pushtimit te Mekes u martua nja 18 here me vejushet e luftetareve te vrare.Orexi i tij pervers sexual arrin permasa te perbindshme.Disa nga mantenutat e haremit te muhametit ishin femije.Aishja,gruaja e fundit ishte vetem 9 vjec.
    Me ligjet e sotme Muhameti do ishte denuar si pedofil,perdhunues me djegje ne karrike elektrike.

    Reply to this comment
  7. MH September 12, 00:21

    Kur’ani është fjala e Zotit,
    Muhammedi glle per shkollim.Por zgjarsi natyrore.Si i pa shkolluem iu besue Kur’ani.Qe njerzia te binden qe asht i krijuem nga Allahu qe krijoj gjithesine.Rreshjet perbajne nji sasi ujore qe levizin ne ruajtjen e ekuilibrit dinamik.
    Po pse Allahu qe krijoj gjithesine krioj dhe Kur’anin.Dhe ia besoj nji te pa shkollumit.Sa asht difernca e kohes qe Allahu krijoj gjithesin me krijesen e Muhammedit jetim qe nuk njohu baben e vet dhe e Ama e la 6 vjec. Cfare spjegimit i jep kesaje kohe qe vertet asht teper e ngatrrueme.Sepse duhesh qe krijimi gjithesise dhe krijimi i Muhammedit te pa shkolluem te ishin aty aty ngjitur si kohe.
    Librin Kur’ani kush e shkroi nga faqja e pare e deri tek e fundit dhe e palosi me kopertine.Simbas teorise qe po shpjegon duhet ta kete shkruar vete Allahu.Bile ne gjuhen arabe.Kur’ani si krijes e botimeve te Allahut dhane njrezimit duhet diku ne ndonji faqe te ati libri te kete tregue qe vec keti kur’anit ose nji te dyte si ky ta kte degdise ne ndonji bote tjeter te botrave e te qielleve qe i krijo ne kohen krijimit te botes tone.Po ta kishte dhe kete te dhene do ishte ma i besushem.Kjo do ishte dhe nji ndihmese e fuqishme per shkencen qe i shkon bisht per mbara Kur’anit ne zbulimet e veta si shkence.
    Perderisa mesohet permendsh dhe nuk mesoht nga libri i takon ma shume gojedhene.Do ishte ma e besushme qe Muhammedi te kishte shkollim dhe te paraqiste librin e allahut.Tashti muhammedi si i pa skolle ka ushtru abuzime me detyren shpirtnore.I ka leju vetes te kete e te ndrojne disa gra.Kulmi i imoralitetit dhe gjyhnaqarise arrin te lejohet martesa e foshnjes femnes 10 vjece.
    Ne naten e Kadrit zbritim kur’ani per njerezimin.Kjo don te thote qe Muhammedi deri ne naten e Kadrit s’ka dite gja per Kur’anin.C’ka m lejon mue te kuptoj qe mbasi zbritjes se kur’anit ne Naten e Kadrit.Muhammedi filloj ta mesoj permendsh.Po kush ishte ai mesues qe ia msonte permendsh Kur’anin Muhamedit.Keshtuqe ku dinte Muhammedi se cfare asht Kur’ani kur nuk dinte lexim.Mandej te cudit fakti qe Nata e Kadrit paskesh kene krijue pa ardhe Kur’ani tek njerezit.Kush dhe si u shpik Nata Kadrit pa ardhe Kur’ani.
    Une nuk po due me dal kundra Kur’anit.Por po due me u bind mbi sa e vertete asht ky Kur’an.

    Reply to this comment
  8. Albani September 12, 01:08

    “ Ne kuran gjejme udhezinet dhe detyrimet per ngritjen e familjes” shkruan artikullgjati shkrues.
    Po sipas Kur’anit burri mund te mare apo te mbaje deri ne shtate gra ne te njejten kohe.

    Reply to this comment
  9. Begu September 12, 08:44

    Nuk ka liber hyjnor,sepse nu k ka hyjni fare.te gjitha I ka kerujuar mendsjelehtesia e njeriu,duke mos gjetur zgjidhje per fenomene e dukuri natyrore e as raporteve njerezore per rreth vetes,ka “shpiku”krijuar nje zgjidhje nga nje “deux ex machina” dhe “ushtaoi mali,polli miu”.Eshte per habi ne di tet e sotme,perkunder ecjes se shkences dhe mundesise per dituri njerezore, edne ekziston dhe ndihet nje tentim radikal per influence ne emer te nje Zoti te gjithfuqishem dhe krijues I gjithesise.

    Reply to this comment
  10. Kasandra September 12, 14:08

    Besimi i verbër pjellë padituri dhe anasjelltas
    Një njeri i paditur quhet profet-autogol për figurën e profetit, artific (gjetje) e dobët për të vërtetuar autorësin hyjnore të Kuranit. Po kështu është edhe dërgimi i Profetit në hapsirën qiellore për t’i treguar njerëzve se vetëm me dije mund të përparosh. Kaq e di edhe një i paditur. Me çfarë mjeti udhëtoi Profeti përpjetë, me qilim apo gomar fluturues? Kush e pa? Historia ka faktuar se feja ka pasur si pikënisje zhvillimet social ekonomike e shkencore pararendëse në përpunimin e teorive të saj.
    Sipas historisë së shkruar Profeti Muhamet ka qenë person real. Të tjerat janë përpunim fetar nga një mendje e ndritur e kohës kur Profeti u mbyll në një shpellë diku në mal larg nga njerëzia për të përgatititur mesazhin e tij hyjnor për të futur në rrugën e bindjes popullin e thjeshtë. Edhe ky artikull vazhdon me të njejtin mentalitet. Me fjalë dhe pretendime të pabazuara në fakte i atribuohen Zotit teoritë dhe ritet fetare që mbajnë besimtarët me gajret e lidhur me fenë dhe institucionet fetare. Kësaj i shërben ky artikull me kaq hollësira për të prekur dhe emocionuar njerëzit, po kanë ndryshuar kohët. Nuk është kjo kauza jonë.
    Profeti Muhamet bëri reforma, por gjatë këtyre 14 shekujve ato nuk kanë lënë asnjë gjurmë përveç egërsisë, dhunës e përçarjes fetare. Pse? Sepse jeta social ekonomike, kulturore e shkencore e shoqërisë njerëzore rregullohet sipas ligjeve të saj të brendshme. Koha kërkon që drejtuesit dhe predikuesit fetar të mendojnë për perspektivën e fesë përballë botës moderne që zhvillohet me shpejtësi marramendëse në tokë dhe në hapsirën qiellore.
    Artikullshkruesi Ahmet Çaushi, ish muftiu i qarkut Dibër, duke theksuar teorinë se Kurani nuk është vetëm për muslimanët, dashur pa dashur, mbështet ato forca Islame që predikojnë superioritetin e fesë së tyre në botën moderne perëndimore. Kur ngrenë një xhami ato deklarojnë se ajo do t’i shërbejë gjithë komunitetit jo vetëm muslimanëve, ose kur me flamurin e të drejtave të njeriut kërkojnë me këmbëngulje mbajtjen në publik të simboleve dhe riteve Islame etj. Ata të thyejnë kokën me para dhe investime në Shqipëri e kudo. Kështu bëjnë edhe fetë e tjera në mënyrën e tyre. Prandaj Rilindasit e mëdhenjë i demaskuan dhe i luftuan pushtuesit e territoreve shqiptare që përpiqeshin ta zëvendësonin gradualisht identitetin kombëtar shqiptar me identitetin e tyre fetar dhe gjuhën shqipe me gjuhën e tyre që në në një rast të volitshëm të përvetësonin edhe territorin nën influencën e tyre fetare. Historia e vërtetoi këtë. Tek gjenialiteti i Rilindasve e ka origjinën parrulla jonë shpëtimtare “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Vetëm kjo krijon harmoni midis shqiptarëve besimtarë ose jo. “Gjella me kripë e kripa me karar.”, Flamuri gjithmonë i parë. Kasandra.

    Reply to this comment
  11. TIRONA September 12, 15:07

    Sa fe dhe sa zot ka ?
    Njerzit besojne dhe eshte mire te besojne, sepse ne fund te fundit fetaret kane qene studjues ,te zgjuar dhe ne fund te edukojne , te mesojne dhe konkurojne te jene sa me te besueshem.
    Por sa fe egzistojne ?
    Valle, per cdo fe, ka nga nje Zot.
    Se paku Irlandezet jane te ndergjegjshem ne legjenda per tre te medhenjte.

    Reply to this comment
  12. Al September 15, 16:14

    Kan dal ca “dijetar” dhe quajne myftiun ,te persekutuar nga komunizmi, komunist. Kto “dijetar” , qe skan lexuar 1 fjal nga Kur’ani dhe na e quajne johyjnor , qe nuk ka asnje arritje shkencore dhe na i quajne muslimanet arab, ku harrojne se po mos te ishte per muslimanet shqiptar vet do ishin duke folur greqisht apo serbisht. Kto njerez qe e perdorin trurin vetem per te nxjerre vrer dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
  13. papi kaba September 16, 08:06

    po ci lini keta injorante te shkruajne ne gazeta more se eshte turp i madh, filozof kafeneje…mjere feja musulmanearabike se kush po e mbron

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*