Krisja me Blushin, Hafizi: Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja

January 23, 2018 22:11

Krisja me Blushin, Hafizi: Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja

Bashkëthemeluesja e LIBRA-s e cila u përjashtua nga kjo forcë politike, pasi ka kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje të rënda të Statutit, Mimoza Hafizi ishte e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ku ka sqaruar përjashtimin e saj.

Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë dhe disa zonja që ishin pjesë e LIBRA-s janë fyer nga mënyra e komunikimit të tij dhe kanë dhënë dorëheqjen. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin.

Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m’u drejtua me anë të një emaili. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t’u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin. Ne thirrëm bërthamën, por kjo nuk u quhet mbledhje bërthame, por thjesht mbledhje”- tha Mimoza Hafizi.

Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, e përjashtuar nga kjo parti, ka treguar për herë të parë se ku nisi krisja me ish-kryetarin Ben Blushi.

Deputetja e LIBRA-s tha se çdo gjë nisi pas rishikimit të statusit të LIBRA-s, ku ajo mori një përgjigje të ashpër nga ish-kryetari Blushi, shkruan BalkanWeb

Nuk shpjegoj asgjë personale se nuk  bëj analiza psikologjike, por do të jap fakte. Unë po them që sapo mbaruan zgjedhjet kemi bërë një analizë të parë, u mblodhën 100 vetë, më aktivistët, dhe morëm vendimin që LIBRA duhet të vazhdojë, kryetari i partisë është izoluar dhe ka heshtur, nuk ka pasur asnjë komunikim. Kam bërë dhe bisedë personale me të, ai më tha që i pëlqen ta vazhdojë. Dhe unë i kam thënë që do jemi bashkë në këtë mission.

Unë e dija që në fillim që nuk do isha deputete, sepse di të llogaris mundësitë e një force të re politike për të pasur vend në parlament në kushtet e një presioni të fortë elektoral. Rezultati nuk më ka shokuar, por sigurisht doja që LIBRA të kishte rezultat më të mirë. Por thashë që edhe 20 mijë njerëz që votuan për ne, janë bazë e mirë për ne. Pastaj pati një shkëputje disa mujore nga kryetari i partisë.

Ai nuk donte të ishte pjesë e reagimeve e iniciativave politike në korrik e gusht. Erdhi shtatori, unë isha e ngarkuar të rishikoja statutin e LIBRA-s, për të parë çfarë mund të rregullohej. Më pas pati një fushatë agresioni ndaj meje, me qëllim që unë të largohesha nga LIBRA. Nuk pati asnjë konflikt personal. Njerëzit që ndiqnin komunikimet tona, janë çuditur nga përgjigja e ashpër nga ana e tij,” tha Hafizi.

January 23, 2018 22:11
Komento

1 Koment

  1. Moisi Golemi January 24, 00:27

    Deputetja e LIBRA-s??? Ku ka deputete LIBRA??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*