Krismat e para të një lufte tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

March 24, 2018 13:20

Krismat e para të një lufte tregtare mes SHBA-së dhe Kinës

Presidenti Donald Trump shpalli këtë të enjte tarifat e reja mbi eksportet që vijnë nga Kina, me vlerë rreth 50 miliardë dollarë. Pekini u përgjigj menjëherë duke vendosur taksa mbi 3 miliardë dollarë produkte amerikane.

Retorika në rritje tregon që përshkallëzimet janë të pritshme: Trump tha se masat kundër Kinës janë vetëm pak nga shumë të tjera që ka në plan. Pekini, nga ana tjetër, tha se ishte mungesë mirësjelljeje po të mos përgjigjeshin me të njëjtën monedhë, dhe se do të luftonin deri në fund.

Analistët janë të shqetësuar. Përgjigjja e Kinës këtë të enjte ishte vetëm kundër tarifave që vuri presidenti Trump ndaj importit të çelikut dhe të aluminit, dhe nuk kanë lidhje me tarifat e shpallura të enjten. Kjo do të thotë që pritet një tjetër kundërpërgjigje nga Kina.

Nëse Trump do të vazhdojë si rrjedhojë të shtojë masat ndëshkuese, me siguri që Pekini do të vazhdojë të kundërpërgjigjet. Pastaj do të shohim një tjetër raund, pastaj një tjetër, e kështu me radhë. Ekonomistët e quajnë këtë “luftë tregtare”.

“Shqetësimi më i madh është te pasiguria për atë që do të ndodhë më vonë”, thotë Mark Uilliams, shef i seksionit ekonomik për Azinë te “Capital Economist”,

Çfarë kërkon Trump?

Është e vështirë të parashikohet se si do të rrjedhë kjo përplasje, por mund të shohim për shenja paralajmëruese te ajo që ka ndodhur deri tani.

Trump ka përsëritur vazhdimisht gjatë fushatës se do të mbante qëndrim të fortë ndaj tregtisë me Kinën. Ai tha që SHBA-të janë zhvatur nga marrëveshjet e deritanishme, dhe se do të merrte masa për ta ulur deficitin tregtar mes dy vendeve. Javët e fundit ka kërkuar që Kina ta ulë deficitin tregtar me 100 miliardë dollarë.

Përveç çelikut dhe aluminit, administrata e presidentit Trump ka marrë masa kundër importit të makinave larëse dhe të paneleve diellore, me taksa që bien ndesh me interesat e Kinës. Nuk është thënë ende se cilat produkte do të goditen nga tarifat e fundit.

Trump i quan këto dhe masat e tjera si pjesë të negociatave të reja. Shumë aleatë të Amerikës, për shembull, morën 11 orë pushim të përkohshëm nga tarifat e çelikut dhe aluminit.

“Për sa i përket Kinës, SHBA-të po kërkojnë një marrëveshje të madhe që t’i adresohet ekuilibrave tregtarë dhe të liberalizojë tregun e Kinës”, tha Skot Kenedi, ekspert për çështjet me Kinën te “Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike”.

Uilliam tha se ka pak gjasa që Pekini t’i ndryshojë praktikat tregtare, gjë që i ka dhënë përparësi kompanive të tyre.

Pyetja e madhe është nëse mjaftojnë veprimet që ka ndërmarrë Trump deri tani për të kënaqur presidentin dhe mbështetësit e tij?

“Ajo që shkakton më shumë pasiguri tani është nëse Trump do ta mbyllë rritjen e tarifave me kaq, apo, duke parë që s’do t’i ndryshojnë shumë ekuilibrat tregtarë (gjë që ka më shumë mundësi të ndodhë), ai do të vendosë t’i përshkallëzojë më tej”, thotë Uilliams.

Kundërpërgjigjja nga Kina

Duhen dy vende që të bëhet luftë tregtare.

Analistët po ndjekin me shumë kujdes se si do të përgjigjet Pekini në javët e muajt e ardhshëm.

Kina ka shumë zëra importi ku mund t’i kthejë përgjigje Amerikës, pasi mbetet një nga importuesit më të mëdhenj të prodhimeve bujqësore amerikane, si në rastin e sojës dhe melekuqes. Pasi t’u vërë taksa, Kina mund t’i drejtohet Brazilit dhe Argjentinës për mundësi të tjera importi.

Pekini mund t’u vendosë tarifa më të larta kompanive amerikane për prodhimin e avionëve, si Boeing, ose mund t’i shtyjë kompanitë shtetërore kineze që të blejnë më shumë nga “Airbus” në të ardhmen.

Përgjigjja e Kinës ka qenë e kufizuar, të paktën deri tani.

Gjasat janë që të shpallen masa të tjera të ashpra, pasi të jetë krijuar një ide më e qartë për tarifat që ka vënë Uashingtoni. Megjithatë, Kina e di që ka shumë për të humbur nëse situata del jashtë kontrolli.

“Në javët në vazhdim, Pekini duhet të tregojë se po i bën ballë ngacmimeve të huaja, por tani për tani kanë ende mundësinë të rrinë të patrazuar dhe të japin vetëm kundërpërgjigje të vogla”, tha Uilliams. “Krerët kinezë nuk kanë dëshirë të shohin destabilizime në tregtinë botërore”.

Si të shmanget një luftë tregtare?

Nëse Uashingtoni dhe Pekini tregohen largpamës, mes tyre mund të mbizotërojë gjakftohtësia.

Veprimet e njoftuara deri tani do të kenë ndikim shumë të vogël në dy ekonomitë më të mëdha të botës. “Capital Economics”, për shembull, llogarit që tarifat e reja nga Amerika do ta ulin PBB e Kinës me vetëm 0.1%.

Një luftë e plotë tregtare do të kishte pasoja më të thella ekonomike, si për SHBA-të ashtu dhe për Kinën. Do të tërhiqte në valle edhe tregtinë botërore, duke krijuar presion të madh në vendet në zhvillim.

Vendet aleate të SHBA-ve po i bëjnë thirrje administratës së presidentit Trump që të ndryshojë taktikë e t’i zgjidhë pakënaqësitë tregtare me diskutime, brenda rregullave të tregtisë botërore, shkruan tch.

“Puna jonë duhet të përqendrohet te ruajtja e sistemit që bazohet në rregullat e tregtisë botërore”, tha në Tëitter Komisionerja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.

Robert Azevedo, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Botërore së Tregtisë (QBT) u bëri thirrje dy vendeve që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare nëpërmjet mekanizmave të ofruara nga QBT.

“Vendimet e marra jashtë këtyre proceseve kolektive rrisin rrezikun për përshkallëzime në një përballje që s’do të ketë asnjë fitues, dhe që do ta çojë botën drejt një sistemi tregtar më pak të qëndrueshëm”, tha ai këtë të premte. /Charles Riley/ CNN Money

o.j/dita

March 24, 2018 13:20
Komento

7 Komente

  1. MH March 24, 13:36

    Kombi Kinez asht nji nga kombet ma te durushem ne mbijetesen per te jetuar. E kane arrite kete gjendje ekonomike ne saje te vullnetit te durimit dhe te intiligjences qe gezon kjo rrace e verdhe aziatike.Ne kohen e ish presidentit Obama Amerika i shtriu doren per lemosh Kines.Mbi kaq sa ma thote mendja kam bindjen se nga kjo loje e z.Trump ne parashikimin ne prespektive Kina do te dalin ma e fitume.Ku Trump me thirrjen ferst Amerika do humbasin parashikimin pompoz.
    Po si zakonisht per cfare po shifet e po ndihet ne kete bote “fundi dalt hajer”.

    Reply to this comment
  2. Arturi March 24, 13:44

    KINA duhet te pranoje demokracine, perndryshe do vuaje pasojat!

    Reply to this comment
  3. xixa March 24, 14:11

    KINA SHTE ME RITMET E ZHVILLIMIT ME TE MADH NE BOTE. DEMOKRACIA DO TE THOT VDEKJE PER KINEN. ASHTU SIC ISHTE CEKU I BARDHE PER SHQIPERINE. POR KINEZET JANE KOMB I ZGJUAR DHE PUNETOR DHE NUK LEJOJNE QE TE SHKATERROJNE EKONOMINE SIKUR U BE NE SHQIPERI. SA PER LUFTEN TREGTARE KINEZI E KA TE SIGURTE FITOREN.DHE PAS PAK VITESH GJUHA KINEZE DO TE JETE E DOMOSDOSHME. KINEZET TASHME JANE ME SHUMICE NE TE GJITH SHTETET E BOTES.

    Reply to this comment
  4. Boston March 24, 14:50

    Kina punon per Ameriken dhe detyrimisht do te zbatoje politiken e saj, nuk i mbetet gje tjeter.

    Reply to this comment
  5. MH March 24, 17:27

    Boston !
    Nuk e ke dhe aq keq mendimin.Por harron se kemi te bajme me supermaci rrace per mbijetese.Kemi ndigjue nga shume njerez parashikuesa per te ardhmen.Ku diftonin qe rraca e verdhe do sundoj boten.Kesaj rradhe u shty “kataklizmaja”.Duke ra dakort marreveshje BE me Ameriken per te mos patur lufte tregtare ndervedi.Te shohim si do zhvillohet po kjo lufte tregtare ndermejt komunist-kapitalizmit kinez dhe kapitalizmit Amerikan.Ku shume bossa amerikan i kane teknologjit ne Kine per interres te fuqise punetore me kosto ma te lire se ne Amerike apo dikund tjeter.Nuk dihet se per ke bahet puna kur je i imponuar ti shtrish doren ati qe punoka per te.
    Nuk po di,a po me kupton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*