Kristiandemokratët: Fituam një mandat, kemi të drejtë të flasim në emër të demokristianëve

Redaksia Online July 1, 2013 12:30

Kristiandemokratët: Fituam një mandat, kemi të drejtë të flasim në emër të demokristianëve

Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë pretendon një post ministror. Demokrisitianët që u rreshtuan në koalicionin e majtë kanë fituar një mandat deputeti në qarkun e Shkodrës. Në një konferencë shtypi, drejtuesit e PKD-së falënderuan aleatët për mbrojtjen e votës dhe kërkuan dorëheqjen e Nard Ndokës, duke u shorehur se mandate I marrë në këto zgjedhje u jep atyre të drejtën për të folur në emër të demokristianëve. “Falënderime për partnerët tanë të koalicionit, që na mbrojtën votën. Për herë të parë një parti kristiane arrin të fitojë dhe të marrë një mandat të pastër. Me mandatin tonë i dhamë fund bastioneve të Partisë Demokratike në këtë qark. I vetmi deputet që përfaqëson direkt pukjanët është Mark Frroku i PKD. PKD konkurroi në këto zgjedhje me një staf të ri politik, me biznesmenin e njohur Mark Frroku. Ne morëm 6 përqind të votave në qarkun e Shkodrës, gjashtë herë më shumë edhe se Nard Ndoka, që është deputet falë listës së PD. Ne kemi vetëm të drejtën morale të flasim në emër të demokristianëve”.

Kurse deputeti i ri, Mark Frroku tha se kjo është një ngjarje historike.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se presin një post ministror nga kryetari i PS, pasi kështu ka qenë marrëveshja. Çdo parti që merrte deputet, do merrte post ministror.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se marrëveshja nuk do zbatohet. Akoma nuk është marrë një vendim nga PS, aleati kryesor. Nuk kemi shprehur preferenca”, tha Frroku.

Mark Frroku është vëllai i Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Për shkak të spekulimit me këtë fakt, PKDSH i ka kërkuar mediat që të trajtojë me dinjitet emrin e kësaj partie.

Redaksia Online July 1, 2013 12:30
Komento

5 Komente

  1. genti July 1, 14:14

    Po pikerisht ne emer te atij dinjiteti te pdksh duhet trajtuar ky fenomen..mark frroku,minister.arben frroku deputet,lirohet direkt nga procesi gjyqesor..kjo eshte ideja e ketyre legenave.nuk e di ne do edi rama qe ate sy qe ka mbylle kur beri aleannce me ta,ta nxjerri vete me duart e tij…kuptoj interesin e votave,po nuk ka kuptim me i be autogol vetes per nje ide geniale te dy alabakeve..ka bote dhe horizonnte tjeter e smund te meret neperkembe nga cifela mbeturinash te nje vitrine te njollosur..mghthate,le te shohim…ne ka vendi usta,apo ne ka vegel per ustallare..

    Reply to this comment
  2. Ballshi July 1, 19:42

    Nuk e di nese zoti Mark Frroku e ka vella z. Arben Frrokun, pasi nuk e njoh as njerin nga keta. Por edhe nese eshte keshtu, mendoj se pergjegjesia eshte individuale dhe shpejt ose vone drejtesia do ta jap verdiktin e saj ne lidhje me fajsine e z. Arben Frroku per krimin per te cilin ai akuzohet( vrasjen e k/komisar Dritan Lamaj). PKDSH mori votat e nevojshme per te fituar nje mandate deputeti ne parlamentin e ri dhe kete e arriti bash atje ku ishte me e veshtire, ne Qarkun Shkoder- bastion i Pd, duke i dhene epersi koalicionit te kryesuar nga Edi Rama. E pare ne kete sens kjo eshte nje fitore historike ne keto 23 vjet . PKDSH pa asnje medyshje i u bashkua Aleances Per Integrimin Europian, te udhehequr nga Edi Rama, ne nje kohe kur te tjera parti demokristiane( partia e Ndokes dhe Lesit) duke shpresuar ne fitoren e Sali Berishes, i u bashkuan Pd per te perfituar nga pushteti i tij. Prandaj nuk ka asgje te pa moraleshme qe kjo parti te jet pjese e qeverise se drejtuar nga Edi Rama, nese kjo eshte parashikuar ne mareveshjen para zgjedhore te nenshkruar nga PS dhe PKDSH. Perkunderazi , e kunderta e ksaj ( shkelja e mareveshjes) do te ishte sinjali i pare i mungeses moralit nga ana e PS dhe Edi Rames. Shpresoj qe kjo te mos ndodh. Kritiket dhe dashekeqsit e Ps dhe Edi Rames gjithnje do te perpiqen ta gjejne nje shkak ( edhe kur nje i tille nuk ekziston) per te kritikuar formatin e qeverise se re dhe axhenden e saj ne te ardhmen.

    Reply to this comment
    • tani July 1, 23:49

      sa te papar jane keta vitrinasit nga ballshi:)qe nuk e kane idene ne jane vellezer frrokat apo jo..po qenka njohes i mire i demokristianeve..keta demokristianet,jane aq kristiane sa kane gjetur personat me kristiane per ti perfaqsuar.markun i pari dhe arbeni i dyti.e meqenese ti thua qe pergjgjesia eshte personale un po ta mar te mirqene,por direkt pas markut,i dyti ne liste qe i perfaqson keta kristianet,eshte nje kriminel qe ka vrar shtetin e qe tani do te jete perfaqsus dhe drejtus i shtetit..dmth keta demokristianet nuk arrijne te perfaqsohen as politikisht e as moralishte kur zgjedhin nje vrases ne krye..thua jane kristian te gjithe ata qe e kane votuar..?!ndofta po do jene me ca mekate nga pas..dhe kur pragu moralit ka vajtur deri atje sa minister a deputet te zgjidhet nje person qe ka vrar e qe se ka iden sa vlere ka jeta,ateher nuk do merzitet kur rama qe i shfrytezoi si peshq e i beri te investonin ato lek ne popull,mos te tregohet aq i moralshem sa ti qendroj marveshjes se pretenduar..por sic thone shpresa vdes e fundit dhe ju vitrinasit sduhet te dorzoheni,fushata mediatike sa ka nisur ,dhe me cduket do te kete shume sukses,fjala juaj do te ligjerohet ne veshin e rames,por nuk e di ne do arrij te transkiptoj ndonje tingull apo do ti rezultoj thjesht zhurme e do tu tingellij te metali i vitrines se qelis 307..:)

      Reply to this comment
    • tani July 1, 23:54

      Për shkak të spekulimit me këtë fakt, PKDSH i ka kërkuar mediat që të trajtojë me dinjitet emrin e kësaj partie…ju lutem media tregoni te njejtin dinjitet sa cka treguar partia vet me ata persona qe ka zgjedhur..dhe ju lutem mos abuzoni me dinjitetin e nje demo…kristiani:)

      Reply to this comment
  3. Denis July 1, 21:21

    Me 6 mije vota do drejtojne keta ne gjithe vendin? Rama ka pergjegjesi per kete marreveshje pa moral qe paska bere me keta dhe duhet t’i largoje nga koalicioni. Qeverise socialiste nuk i duhet nje minister karikature si Nard Ndoka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*