KRISTINA

March 30, 2018 10:18

KRISTINA

Viktor Malaj

Në ditët e ftohta dhe me erë të shkurtit, nëpër rrugët e Korçës endet Kristina, një vajzë e vogël 13 vjeçe. E veshur me tuta dhe një bluzë të trashë pambuku, me kokën gjysmë të mbuluar me një kapuç të leshtë, Kristina qëndron në anë të rrugës dhe vështron kalimtarët.

Kur numri i kalimtarëve shtohet, Kristina gëzohet. Gëzohet sepse shtohen mundësitë që ata t’i falin ndonjë lek. Edhe në pastë midis tyre shumë mospërfillës, do të ketë ndonjë që do ta vërë njërën dorë në zemër dhe me dorën tjetër do të nxjerrë nga xhepi ndonjë monedhë sado të vogël.

Kristina nuk ka shumë pretendime. Gazetares së emisionit televiziv “Fiks Fare” i përgjigjet se “Kemi dalë në shëtitore për bukë”.

– Për bukë? – pyet gazetarja e habitur.

– Po, për bukë, por më duhen edhe lekë për të paguar dritat,- përgjigjet Kristina.

Këtu gazetarja shtanget dhe vazhdon ta pyes Kristinën:

– Pse, i paguan dritat ti?

Kristinës së vogël dhe të pafajshme, kjo pyetje i tingëllon e pakuptimtë. Ajo çuditet se si një zonjë e nderuar dhe e kamur mund të vërë në dyshim nëse Kristina i paguan dritat, prandaj përgjigjet:

– Po, dritat i paguaj rregullisht.

Një qytetare kaq e vogël, e papërfillur, e përçmuar dhe e lënë pas dore nga shoqëria dhe shteti kalon orë të tëra nëpër rrugët e ngrira të qytetit duke lypur për të mos i mbetur borxh as shtetit dhe as shoqërisë. Por shoqëria dhe shteti as nuk e njohin Kristinën, as nuk e përfillin dhe as preken nga jeta e saj dhe nga përpjekjet e saj për mbijetesë dhe për të qenë e denjë në plotësimin e detyrimeve qytetare. Kristina jeton në një shoqëri ku lypja quhet turp ndërsa vjedhja konsiderohet nder, zotësi dhe meriton respekt.

Kristina vazhdon të jetë e vëmendshme ndaj kalimtarëve dhe beson se duhet t’iu afrohet atyre që janë të veshur më mirë apo atyre që udhëtojnë në makina luksoze.

– A po më fal ndonjë lek zotëri? – iu lutet Kristina burrave me kollare dhe kostum të shtrenjtë që kalojnë aty pari. Oh sa shumë prej tyre bezdisen dhe kthejnë kokën në anën tjetër. Nuk kanë hallin se po shpenzojnë njëqind lekë, por nuk mund të pranojnë ndërprerjen e bisedës dhe të shpenzojnë kohën duke kërkuar nëpër xhepat e tyre të thellë, plot me kartëmonedha të huaja, për të gjetur ndonjë monedhë vendase, qoftë dhe njëckë.

– M’i fal njëqind lekë zotëri! Zoti t’i ruajt fëmijët!- uron dhe përgjërohet Kristina për fëmijët e zotërisë.

– Na mërziten këta evgjitët!- i pëshpërit shokut të tij një zotëri barkmadh dhe qafëtrashë që sapo ka dalë nga një restorant i shtrenjtë, ushqimet e të cilit i kanë shkaktuar gogësima të pandalshme dhe etje të pashuar. Kristina e dëgjon, por është mësuar me këto reagime prandaj vazhdon ritualin e saj të përditshëm.

Çdo ditë, sapo del nga shkolla, Kristina shkon tek dyqani më pranë bulevardit dhe ia lë çantën pronares që shet aty ushqime. Menjëherë del përjashta me shpresën të mbledh ndonjë lek dhe, kur të kthehet për të marrë çantën, të ketë mundësi të shijojë qoftë dhe njërin nga ushqimet e shumta që mbushin vitrinat e dyqaneve.

Nevoja për të mbijetuar e bën Kristinën t’iu afrohet shumë makinave që ulin shpejtësinë për shkak të kalimtarëve dhe trafikut. Ajo beson se ata do të jenë të kujdesshëm për të mos e shtypur, madje edhe se tashmë e njohin pasi e takojnë thuajse çdo ditë. Duke e ditur se zëri i saj nuk dëgjohet nga brenda makinës, ajo u shtrin vetëm dorën. Mimika e saj shpreh vuajtje dhe nevojën për të mos u kthyer në shtëpi duarbosh. Por sytë e të kamurve nuk i vënë re shenjat që shprehin mjerimin.

– Kujdes mos e shtyp atë çupkën, se kush vete e rri nja dy orë tek policia!- i thotë pasagjeri rrondokop shokut të tij që drejtonte makinën dhe sapo kishin dalë nga zyrat e bashkisë ku iu ishte dhënë një tender për ndërtim ujësjellësi në fshatrat përreth qytetit.

Hëmmm! E keqja më e madhe e shtypjes së një lypëseje nuk ishte gjithë jeta e saj, por humbja e nja dy orëve të çmueshme nga jeta e begatë dhe e palodhshme e dy biznesmenëve “të nderuar”!

Dy burrat, makina luksoze e të cilëve kushtonte sa dy apartamente banimi, nuk mund t’ia lejonin vetes hapjen e xhamit të makinës për t’i hedhur Kristinës ndonjë monedhë. Ishte ftohtë, shumë ftohtë përjashta, por akoma më ftohtë brenda shpirtrave të tyre. Kristina mund t’ia dilte të ftohtit të natyrës, por ishte e pafuqishme ndaj shpirtrave të akullt të njerëzve të kamur.

Njëri nga dy djemtë e rinj që po ecnin me nxitim u ndal dhe nxori nga xhepi një monedhë dhe e hodhi drejt Kristinës.

– Zoti ta bëftë mirë!- uroi lypësja e vogël dhe vrapoi drejt një makine tjetër luksoze që e drejtonte një zonjë e hijshme dhe e mbajtur.

Dorës së zgjatur të Kristinës zonja iu përgjigj me një vrenjtje të vetullave dhe, duke kthyer kokën në anën tjetër, pëshpëriti: Ehuu! Hallin tënd kam unë moj çupkë. Mua po më pret kush më pret, ti më zë rrugën. Hajde, t’u shoftë!

Së bashku me dy moshatare të vetat, Kristina u drejtua për tek kisha kryesore e qytetit me shpresën se aty vinin njerëz besimtarë dhe shpirtmirë. Nuk e dinte se përse i kishte shkrepur në kokë se në atë ndërtesë hijerëndë, më madhështorja e qytetit, hynin vetëm njerëz të mirë dhe të dhimbsur që gjithë jetët e tyre ua kishin kushtuar të varfërve- siç i mësonte kisha.

U soll aty nja një orë, por vetëm dy plaka i dhuruan disa të holla. Kur po bëhej gati të merrte rrugën për shtëpi, dëgjoi dy burra që po bisedonin me shumë pasion dhe njëri po i thoshte shoqit: Po çneo, oj tëmënë, po ç’janë dhjetë mijë euro, o! Unë aq para i prisha vjet me shoqkën për një javë në Ibica. Kristina dëgjon, por nuk e di sa lekë bëjnë dhjetëmijë euro. Ibicën nuk e dinte se ku binte, por fshatra me mbaresë të tillë kishte Korça dhe diku pas Moravës do ishte.

Kristina, zakonisht e hedh vështrimin e saj horizontalisht tek kalimtarët, rrallë herë e ul shikimin poshtë në rrugë ose trotuar vetëm kur dëgjon tingëllimën e ndonjë monedhe të hedhur tek këmbët e saj nga ndonjë kalimtar i dhembshur. Akoma më rrallë Kristina e ngre kokën drejt qiellit. Kjo i ndodh kur dëgjon zhurmën e ndonjë avioni që kalon me më pak shpërfillje se makinat që i verbojnë sytë me bukurinë e tyre. Deri këtu shkon mendja e saj, se nuk mund ta dijë që në atë avion rrinë shtrirë edhe shumë bashkëmoshatarë të saj që shëtisin për qejf anekënd botës dhe dallojnë nga Kristina se kanë pasur fatin që prindërit e tyre të bëhen zengjinë, VIP-a apo pjesë e elitës shoqërore pa punuar dhe pa i dhënë thuajse asgjë shoqërisë dhe vendit.

E shoqëruar nga gazetarja e emisionit “Fiks Fare”, Kristina u kthye në shtëpi. Nuk ishte shtëpia e saj por e hallës. Ua kishte lëshuar një dhomë për mëshirë. Aty jetonte vetëm me nënën ndërsa babai i kishte vdekur disa vite më parë. Nëna ishte operuar tri herë për veshka dhe nuk punonte dot. Jetonin me ndihmë sociale. Dhoma ku qëndronin ishte shumë e ftohtë. Ato kishin të drejtë të shkonin në kuzhinë ku ndodhej soba me dru, pranë zjarrit, vetëm nëse i lejonte e zonja e shtëpisë, një plakë e varfër dhe e mbetur.Në dhomën e tyre me mure të prishur dhe të vizatuar nga Kristina ndodhej vetëm një krevat dhe një frigorifer.

– Paskeni edhe frigorifer? – e pyeti gazetarja nënën e Kristinës.

– Po, e kemi këtë frigoriferin por ka vetëm dy kokrra vezë brenda. E hapi derën e frigoriferit si për t’i thënë gazetares: Ja ku janë po nuk besove. Asgjë tjetër, asgjë për be.

– Vajzën e ushqej kryesisht me makarona,- vazhdoi e ëma hallemadhe,- kështu edhe veten time. Jam pa punë, pa asgjë, pa…

Frigoriferi ishte i vetmi “luks” në shtëpinë e Kristinës, por edhe ky luks ishte bosh nga brenda ashtu siç janë bosh shumë prej kokave tona dhe akoma më shumë prej shpirtrave tanë.

Në shtëpinë e Kristinës nuk kishte as televizor dhe as kompjuter. Edhe lodrat e moshës kishin qenë të ndaluara për të. Ajo ka lindur 15 vjet pasi ne “fituam” lirinë por, prej të gjitha llojeve të lirisë asaj i dhuruan vetëm lirinë për të lypur. Po të kishte televizor Kristina, jo vetëm do të shihte filmat për fëmijë, por edhe do të ngazëllehej dhe emocionohej kur të shihte e dëgjonte aq shumë politikanë, analistë e biznesmenë që po rropateshin pa pushim për të mirën e saj dhe të të gjithë lypësve të Shqipërisë. Do të shihte se si përlesheshin deputetët në Parlament vetëm për të mirën e saj, madje edhe se si një deputete qëlloi me çizme Kryeministrin e vendit pasi ky i fundit nuk e lejonte deputeten “e majtë” t’i dhuronte Kristinës njërën prej shumë shtëpive që kishte në qytet dhe fshat, në malësi dhe bregdet; do të ndiqte me pikëllim përpjekjet e mundimshme të disa deputetëve në pushtet për t’ua dhënë të varfërve ndonjërën prej shumë shtëpive që zotëronin me mund e djersë.

E, si të mos i mjaftonte keqardhja për sakrificat e njerëzve të pushtetit, do t’i duhej të prekej edhe nga stërmundimi i një politikani plak i cili ka 28 vjet që sfilitet vetëm për të mirën e popullit, kryesisht të “të varfërve” por që sedra nuk e lejon t’i falë Kristinës njërën nga vilat dhe apartamentet që zotëron. Nuk e bën këtë sepse preket shpirtërisht kur i kujtohet që edhe atij vetë një pasanik “i nderuar” i pati falur një studio të tërë në mënyrë që të kishte mundësi të shprehte çdo ditë dhembshurinë e tij për popullin e thjeshtë. Më mirë që nuk ka televizor sepse, përndryshe, Kristina do të ndihej fajtore për mundimet e kryetarit të opozitës për të marrë nja 13 milion euro nga buxheti i “të varfërve”, si dhe për stërmundimin e dy deputetëve opozitarë që, në kuadrin e ndihmës për të varfërit, e kalonin kohën në Parlament duke i dërguar njëri-tjetrit mesazhe erotiko-pornografike.

Po të kishte televizor dhe kompjuter Kristina do të mësonte se misioni i drejtësisë në vendin e saj iu ishte besuar disa njerëzve që merrnin rroga në 13 zyra, që kishin dhjetëra shtëpi e apartamente të dhuruar nga vëllezërit dhe motrat. Ah, sa do të dëshironte edhe Kristina të kishte ndonjë vëlla apo motër të tillë si ajo që i dhuronte çdo vit vëllait të vet gjyqtar nga njëqind mijë euro!

Humanizmi i shoqërisë tonë ka arritur maja të paimagjinueshme këto 28 vjet pasi dhuratat, dhuratat e shtrenjta, janë bërë i vetmi burim mirëqenieje dhe luksi për shqiptarët. Fati i marrjes së këtyre dhuratave, çuditërisht, iu ka takuar vetëm njerëzve me pushtet, ndërsa Kristina ka pasur vetëm fatin për të lypur.

– M’i fal njëqind lekë zotëri se i dua për bukë!

– Ik, thyej qafën moj zuskë, pse akoma me bukë ushqehesh ti sikur jemi në komunizëm?!- i skërmitet Kristinës një zotëri i kamur. I kamuri skërmitës është i papunë, por nuk i mungon asgjë. Asgjë përveç karakterit.

Mijëra ligje janë miratuar këto vite. Njëri prej tyre është për të varfërit që lypin. Ai e ndalon lypjen ashtu si ligjet e tjera që ndalojnë vjedhjen. Por, asnjëra dhe as tjetra nuk kanë të ndalur. Lypësit vazhdojnë ritualin e tyre të përditshëm. Ndryshe nga vjedhësit, lypësit e kryejnë mëkatin hapur sepse i detyron nevoja ndërsa vjedhësit i shtyn vesi dhe ligësia. Lypësit nuk kanë çfarë të fshehin. Ata marrin çfarë iu japin të tjerët. Lypin për bukë dhe për… të paguar dritat. Si Kristina që s’ka televizor.

Po të kishte televizor Kristina do të mësonte se shumë shqiptarë e konsiderojnë padrejtësi kërkesën për të paguar energjinë elektrike apo ujin e përdorur, sidomos ata shqiptarë “nevojtarë” që sigurojnë burime të fshehta energjie për restorantet dhe hotelet e tyre luksoze apo të tjerë që komplekset e tyre turistike i furnizojnë me ujë të pijshëm nga linjat e ngritura me paratë e popullit, por që pretendojnë se ujin e marrin nga puset e veta.

E, ndërkohë, unë do t’i lutesha qeverisë së vendit tim që t’i mbledhë të gjithë lypësit e Shqipërisë dhe t’i japë me koncesion tek ndonjë investitor strategjik. Meqë qeveria i ka me shumë qejf koncesionet, një koncesion më shumë nuk prish punë. Ndoshta do të ishte koncesioni më human. Apo, ndoshta, pse do të ishte më humani është edhe i pamundur. I pamundur sepse nuk sjell fitime. Do të shpëtonte njerëz, por do të pakësonte paratë. E, këto të fundit duket se i mposhtin ndjenjat njerëzore të “fisnikëve” tanë.

Kështu pra Kristinës i mbetet të vazhdojë lypjen- lypjen për bukë dhe për të paguar dritat, lypjen për të qenë qytetare korrekte në një shoqëri të papërgjegjshme. Siç thoshte me të drejtë Migjeni, ndoshta shkrimtari më njerëzor që ka rritur ky truall, “Mjerimi s’ka fat por ka vetëm zhele”. Dhe ky fat i mjerimit do të vazhdojë për aq kohë sa shoqëria njerëzore do të vazhdojë të nderojë cilindo “qen të pamëshirshëm, me bark shekulluer gjithmonë i pangishëm”.

 

March 30, 2018 10:18
Komento

24 Komente

  1. Agim Likaj March 30, 11:01

    I dashur Viktor Malaj, shkrimi yt migjenian dhe hygojan më bëri të mendoj se: Të nderuarit fukarenj të ndershëm e kërkojnë dhe e ruajnë paranë e bardhë për t’u ndihur në ditë të zeza (sa të shumta qenkan ditë të këtilla për të gjorët!). Kurse të urryerrët horra barkderra e zhvatin paranë e zezë për të shijuar ditë të bardha (që mos i shijofshin, inshallah!). Faleminderit, Viktor! Përqafime “D(r)itës! Agim Likaj.

    Reply to this comment
    • korçari April 1, 11:29

      Z.Malaj mendoj se realiteti qe keni pershkruar eshte depertues she shokant pasi shteti duhet te mbroje qytetaret e tij me te dobet dhe raste ka shume ,por nga ana tjeter po mundohemi t’a ngreme ate shtet inekzistues deri tani dhe kjo kerkon REFORMA te dhimbshme dhe te guximshme ndryshe do te hiqemi zvarre siç kemi bere ne vazhdimesi,pra duhet nje SHTET LIGJOR dhe human.

      Reply to this comment
  2. N.VJOSA March 30, 11:18

    Shkrim i stilit migjenian!
    Ky lloj kapitalizmi qe u vendos ne Shqipëri, është i pashpirt!
    Ne vendet e tjera kapitaliste te Perëndimit ka varfëri, por mjetet më të domosdoshme te jetesës nuk mungojnë!….
    Shteti dhe shoqeria shqiptare duhet te behen te ndergjegjshem te ndihmojne njerzit qe nuk kane mundesi te punojnë!
    Nje minimum ndihme sociale eshte teper i nevojshem dhe parësor!….Edhe ajo ndihmë që jepet duhet pare realisht qe tu pergjigjet nevojave!
    Nuk ka justifikim qe mjerimi migjenian te sundoje akoma!…
    Po ti kisha afër, nje familje te tille do ta ndihmoja pa hezitim, qoftë edhe duke ndarë kafshaten e bukës, si i thone fjalës!…Edhe nje banesë gastroniere, do ti ndihmoja, ta kishin, por largesia e ben pothuajse te pa mundur!
    Megjithate në Shqiperi ka shume familje te mjerimit migjenian!
    Shoqwria shqiptare duhet te sensibilizohet per keta te mjerë!…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN March 30, 12:36

      ja pra ja , doli dhe Neti interneti
      mire qe kam Netin , se me sh…karraviti trurin antiçensura 😛
      Migjeni pra Migjeni, nuk ju nda poeti mjerimit ketij vendit tone, nuk na u ndane Kristinat ….por sidomos
      “qente e pameshirshem !!

      kurre mos thuaj kurre Neti interneti , kurre… ta merrte mendja ty se nje cope “armike” do te dilte ne gazete e te ti thoshte tek e tek ne sy gjithe krimet e filoloqylistave ?
      e pra erdhi dita ktu te DITA !! 😛
      bej shaka Neti (jo dhe aq) po he mos me shkruaj ndonje flleterrufe te gjate , desha te thosha qe mund ti ndihmosh,
      gjithmone ka nje zgjidhje per ata qe e kerkojne , gjithmone ka pasur , ja si puna e ‘armikut’ , jo te gjithe duartrokiten si ju 😛
      mund te dergosh dike qe te jape nr e llogarise se asaj familje, te kujt familje te duash , çdo cep ka LULI VOCERR; ne fakt kta jane nje lloj specie qe nuk kane as llogari bankare, se te ne vetem politikanet e njohin banken, po i dergon diku te ndonje i yti qe i percjell 50 euro ne muaj psh , per nje demo-komunist si ty, ça jane 50 euro ne muaj 🙂
      zgjidh ndonje KRISTINE keshtu si kjo, qe s’ka burre ne shtepi, se na ka ndodh qe diten e 50 buuuuri perfundonte te eurolloto, pfff, ndoshta jam dhe duke paragjykuar, por ama ti bej si te duash , vetem BEJE !REAGO !
      duhet ber nisme (nder)kombetare kjo Neti, po te ze dhe frika ti thuash keto gjera, se mileti mendon se do ndonje medalje kur i thua, kane te gjithe manine e heroit,
      ne fakt ti e di qe une me medaljet kam ca probleme, dhe sidomos me heronjte 😛
      beje ne heshtje Neti, beje pa i thene asgje askujt, as atyre qe marrin 50 tende, te siguroj qe nuk ka kenaqesi me te madhe.

      e megjithe ‘opinionet’ e malokeve ketej rrotull ,
      BRAVO ISLAMI !!!

      Reply to this comment
    • I URTI March 30, 18:23

      O N.Vjosa , ne Shqiperi ka shume “Kristo” e “Kristina” , te kesaj kategorie dhe , zgjidhja nuk do te vinte nga bamiresia e njerit apo tjetrit zemerbardhe , por kerkon nje zgjidhje afatgjate , per ta dhe te ardhmen e ketij vendi .
      Rritja e fondit per asistencen e kesaj kategorie , do te conte ne shtimin e numurit te tyre dhe do te beheshin nje barre per ekonomine e dobet te shtetit tone , pervecse do te edukonte keq nje pjese qe priren nga dembelizmi . Pra , nuk do te zgjidhte asgje .
      Mbaj mend , qe kur isha femije , nje fabul , qe lidhet me keto qe po themi : “Mbreti i pyllit , luani , i kishte zgjidhur drejt problemet e “shtetasve” te vet , duke i vene secilit “festen” sipas kokes . Ai kishte vene qete , buajt e kuajt per te punuar , tigrat , leopardet e arinjte per te luftuar , dhelprat per te spiunuar , lepurat postjere ,qente per te ruajtur , zogjte kengetare per te defryer , gjarperinjte per te ndeshkuar , keshtu me radhe iu kishte gjetur secilit punen e pershtateshme dhe secili prej tyre e nxirte vete “buken” per te jetuar ” . Natyrisht kjo eshte fabul e pershtatur per rastin dhe eshte larg jetes se sotme njerezore , por ne fund te fundit , zgjidhja do te ishte qe askush te mos rrije e te prese ti bjere e mira nga qielli .
      Tregojne gjithashtu , qe dikur , sulltani kishte krijuar azil per dembelet dhe i mbante falas . Por erdhi nje dite , qe ata u shtuan aq shume , sa u bene barre e rende per buxhetin , ndaj, urdheroi ti vene zjarrin nderteses se dembeleve . Me te rene zjarri ,filluan te vershonin me vrap , kush te delte me pare . Mbeten brenda vetem 2-3 veta . Njeri prej tyre thote se po afrohet shume zjarri , tjetri i pergjigjet : Si s`perton te flasesh , more budalla !. Kur ia thane sulltanit kete dialog , ai urdheroi , qe vetem ata 2-3 te mbahen ne azil dhe gjithe te tjeret ti futen punes !

      Reply to this comment
      • NETI VJOSA March 30, 19:48

        Falemnderit @ I URTI,
        per Mendimin qe jep, sidomos per Moralin qe percjell nepermjet Fabules qe ke zgjedhur.
        Problemi i Varferise nuk eshte vetem problem shqiptar.Ti thuaj qe asistenca nuk duhet rritur dhe se rritja e saj do nxiste dembelizmin….
        Une do te thosha, lexoje dhe nje here Komentin.Fjala eshte per nje ndihme sociale te studjuar per cdo rast, sic bejne edhe shtete te tjera…
        Fjala eshte edhe per Shtetin edhe per Shoqerine pergjithsisht. Shteti te ndihmoje jo me nje asistence sa per te lare gojen, por me nje asistence te studjuar mire dhe per cdo rast specifik. Por dhe njerzve qe mund te ndihmojne, mund tu kerkohet ndihma…
        Problemi i Varferise nuk eshte vetem problem shqiptar.E kane edhe te tjeret.Edhe vendet e pasura.Por ndihmen sociale e bejne shume te studjuar. Dhe nuk i lene njerzit ne mjerim!…
        Shiko vjeljen e taksave… Paguajne te gjithe ata qe duhet te taksohen ne baze te fitimit?…
        A po luftohet si duhet Korrupsioni?
        Perdite flitet per zyrtare e pushtetare qe kane vene Miliona.Dhe kete nuk e them une.
        Banka Boterore , para pak kohesh jepte si statistike se Shqiperia numeron rreth 50 Multimilionere me rreth 110 milion Euro secili. Paguajne ata per fitimet e tyre qe i nxjerrin duke i marre Shoqerise ne forma nga me te ndryshmet?
        Sa te tjere i kane cuar fitimet e tyre ne parajsa Fiskale?
        Dhe ko ne nje kohe kur 95 perqind e shqiptareve i fitojne APO nuk i fitojne 5 Euro ne dite…
        Perhere degjojme per rritje rrogash te Administrates, nuk po flas per deputetet e gjyqtaret, shtetaret qe e vjelin Shqiperine si Lope…
        Pra vend per te siguruar fondet qe duhen per ate pjese te njerzve qe jane ne mjerim ekstrem , mund te gjenden, me nje administrim me te mire…
        Zgjidhje afatgjate eshte investimi dhe punesimi, por behet fjale per afro 3 dhjetvjecare, qe thuhen te njejtat gjera…Thuhet psh, korrupsioni, korrupsioni dhe ata te korruptuarit nuk po i shohim ne Daren e Kontrollit financiar te Shtetit…
        Apo edhe kontrollin financiar e ka Drejtesia!?
        Jo ,Kontrollin financiar e ka Ministria e Financave, pra e ka Qeveria….!
        E di qe ka shume “Kristo” e ” Kristina”… por duhet te dallohen ata qe kane vertet nevoje per ndihme dhe ata qe nuk duane te punojne…Qeveria prandaj eshte, qe te realizoj kete lloj qeverisje dhe te jete RREGULLATORI I TENSIONEVE SOCIALE…tensione te cilat krijohen, ne menyre te pashmangshme ne nje ekonomi tregu…
        Nuk eshte vetem Shqiperia .Ka te tjere qe jane si ne dhe e kane zgjidhur ose zbutur shume Varferine dhe Mjerimin ekstrem…

        Reply to this comment
  3. Euro Maloku March 30, 11:59

    Natyrisht qe shkruesi i ketyre radheve eshte ende ne nivelin fillestar per te kuptuar se mjerimi,hajduteria , korrupsioni,droga,kurveria…etj..jane karakteristika te shoqerise demo/kapitaliste…Keto jane karburanti i makinerise kapitaliste.Nejse…vazhdoni se dikur do ta kuptoni..!

    Reply to this comment
  4. Claus March 30, 12:21

    Shkrim i dobet, nje plagiature pavlere e elegjive migjeniane “Bukuria qe vret” a “Zoti te dhashte”. Por “Zoti te dhashte” nuk luhet me ne rrugicat e Shkodres te shekullit te 20, por ne rruget e Korces te shekullit te 21.

    Po rruget se si dilet nga kjo mizerje, perse nuk na i ke thene o Viktor qe nuk na del asnjehere ne foto?

    Me siguri, kur te ka pyetur ndonjehere mesuesja e letersise per keto proza migjeniane, ne kohen kur ke qene djalosh i ri, ne fund te behej dhe pyetja e tipit “marksist”: A i jep autori rruget per te dale nga kjo situate?
    Ndoshta Migjeni me “Kenget e Rinise” e ka dhene ne nje forme me shprehjen vigane “Si s`kam nje grusht, malit me i ra” po ti o Viktor jo vetem asnje grusht nuk na tregon por asnje gisht te madh ose te vogel qofte.

    Ja kjo eshte tabloja “viktoriane” sot, a thua se shkruani nga ndonje planet tjeter kur mizerjen dhe mjerimin i keni para syve.

    Po dhe kjo nuk eshte ndonje hata e madhe.
    Me keqja eshte se kur “Dita” behet zedhenese e nje qeverie te korruptuar deri ne palce, ku i kudondodhuri Brace qe bertiste edhe per rritjen e cmimit te vezeve ne kohen e Berishes, na ka lene ne uraten, dhe sot nuk mund te gjesh asnje media tjeter nga ta perplasesh koken.
    E kishte kuptura bile dhe Arben Duka qe “cdo gabim qe behet mos te merret Berisha si reference” por kur koken e ke te mbushur me dogma nuk mund clirohesh dhe te dalesh nga korrnizat e ngushta te te parit realitetin objektiv.

    Dhe nuk ka se si. Ne Shqiperi kurre nuk ka patur mendim te lire, rebel, largpames. Nje vend me nje popullsi te ndrydhur dhe fshataro-katundare, nuk mund te dale dhe te shoh realisht boten ku jeton. Hyqymeti eshte per te gjithshka. Hyqymeti e shtyp, hyqymeti e vjedh, hyqymeti e vret, hyqymeti e genjen, pastaj vidh dhe vrit njeri-tjetrin, futja ketij dhe futja atij, kjo eshte e tere jeta kacake shqiptare.
    Jeta e nje vendi ku vete ish-Byroja Politike nuk kishte dale nga ndonje proletariat, por nga kasollet e Vranishtit dhe Kucit ku porositnin dhe blenin nga Parisi banane, margarine misri dhe stilolapsa “Parker, te cilat i blenin “zbuluesit” ne “tregun e pleshtave”!!!!

    Hyqymeti mbush xhepat dhe perseri nuk eshte i ngopur, ne fund hyqymetit i duket kjo turme nje mase aq amorfe,te ciles i merr te dhjetat, te tretat, te pestat dhe te shtatat, si ne kohet osmane, sa ne fund i duket si “nje penis pa erektion”!!!!!

    Ne keto faza jemi, ku diku tjeter do te kishte ndodhur hataja, por ja je ne Shqiperine ku te del nje Alket Hysen dhe te thote “qe dhe Muli ka vjedhur” a thua se nuk i dime bemat e deputeteve dhe politikane te te gjitha ngjyrave.

    Dhe ne fund dua te bej ate mesuesen e letersise duke ju drejtuar Viktorit:

    Viktor, si duhet te dalim nga kjo gjendje, cilat jane rruget?

    Por kam frike se pergjigja do te jete: Berisha, Berisha, Berisha…..!

    Reply to this comment
    • Kritiku March 30, 12:42

      Mire Viktori qe nuk na i ka thene rruget se si delet nga kjo varferi,
      po ti Claus,
      pse nuk na i thuaj me qe i di,
      por na ben vetem vrejtje…?!

      Reply to this comment
    • claus je nje maus March 30, 14:06

      claus me mire do ishe maus.
      zgjidhjen se si dilet nga kjo gjendje na e dha idhulli jot salikomunisti,kur ai cirresh nga zeri duke share bllokmenet se hanin ca rracione mish me shume nga ne,se pinin kafe pa hesap,cirresh saliu dhe ne duartokisnim se ky komunist intrigant e kishte seriozisht.
      cirresh ai maskara se do luftonte varferin socialiste dhe ne kenaqeshim se do ishim te barabarte dhe do hanim me luge floriri, e sa e sa na premtoi saliu deri edhe cekun e bardhe,dhe ne trushplaret vrapuam te prishnim uzina e fabrika dhe ku shkoi gjithe ajo pasuri?ne xhepat e bllokmeneve te rinj te familjes se saliut,te ilirit edhe te ketyre te sotmit.
      dhe te gjithe pergjerohen per te varferit dhe shtojne vilat,vjedhin si grykesa dhe kristinat enden rrugeve.
      nga varferia socialist kaluam ne mjerim salinian dhe njerez si ti i dalin ne mbrojtje hajduteve dhe krimineleve pa ju ber vone per kristinat,por me shume te vjen keq per mul noken qe i ka paisur te gjithe njerezit e familjes me apartamentet e te pa streheve.

      Reply to this comment
    • Shkrim i bukur ... March 30, 17:42

      Claus ,
      un e vleresoj onteligjencen tende ,
      por s’kuptoj ,perse jo rrallher tregohesh cinik !

      Nqs dikush ,pershkruan nji Teme qe ka te beje me varferine e skajeshme te shoqerise Shqiptare ,pra sic e quajme shpesh Mjerimi , s’ka perse te terhiqen paralele e ta krahasojne me Migjenin !
      Boll ,me akuza idiote plagjiatura Migjeniane etj budalliqe .
      Autori shkruan shume bukur dhe kte tematike
      te mjerimit te koheve te sotme ,e ka sjell shume bukur .
      Un do ta falenderoja Autorin ,per kte shkrim sensibilizues te mjerimit ,perball arrogances se politikes Kurve ,te sharlataneve qe kapardisen
      medieve edhe suitat e tyre te Medias dhe do deshiroja ,
      qe te Tilla shkrime ,qe prekin direkt jeten e qytetarit Shqiptare ,duhet te gjejne me shume vend ,nekte gazete ,qe per fatin e mire te Shqiperise ,
      ka qendruar beses Shqiptare .

      Reply to this comment
  5. N.V. March 30, 12:33

    Eshte nje teme qe me ka ngacmuar gjithe jeten!
    Secili nga ne mund te jete gjetur nje here ne nje situate te veshtire dhe e ka patur te nevojshme ndihmen e dikujt….
    Ne shqiptaret, qe kerenohemi ne Bote si Populli qe na perket Nene Tereza, Simboli i Humanizmit ne shkalle boterore ,
    duhet te tregohem te ndjeshem ndaj varferis ekstreme!
    Po degjoja nje dite Kryeministrin shqiptar ku reagonte per ndihmat sociale dhe se shteti shqiptar eshte i vemendshem ndaj ketij problemi.
    Eshte e vertete, Shteti shqiptar i ka permiresuar disa here ndihmat per njerzit qe nuk kane mundesi te punojne…ME TE DREJTE KRYEMINISTRI I KA MESHUAR NEVOJES QE NJEREZ QE KA MUNDESI TE PUNOJNE; NUK DUHET TE PERFITOJNE NGA NDIHMAT SOCIALE…!
    Por ka dhe nje kategori njerzish qe nuk mund te punojne!
    Dhe ata duhet ndihmuar nga Shteti, si Rregullator i tensioneve Sociale!
    Jo gjithnje bashkit dhe njesit administrative me te vogla i identifikojne si duhet NJERZIT NE NEVOJE…!
    Duhet nje kufi i minimumit te nevojshem te ndihmes sociale!…
    Dhe jo parja e problemit ne global…!
    Cdo rast eshte specifik dhe duhet shqyrtuar me vemendje!
    Nuk e gjen gje Shoqerine shqiptare ne se do te ndihmoje me shume per te kaluar Varferine ekstreme!
    Shqiperia ka plot njerez , pervec shtetit, qe mund te ndihmojne…Nuk e kam fjalen vetem per ata qe i kane Leket me ” lopate”…
    Kushdo mund te kontriboje per Njerzit ne mjerim….!
    Po sjell nje shembull qe me ka bere pershtypje…
    …Po degjoja nje dite per Kengetarin e talentuar dhe muzikologun shkodran SIDRIT BEJLERI….
    Sidriti nuk eshte nga ata qe i ka Parate me “lopate”…
    Por Sidriti eshte i pasur ne shpirt, ka shpirtin human..
    Nje familje te varfer ai e kish nxjerre ne drite…Por jo vetem ne nje rast…
    Ju te DITA-s mund te dergoni nje gazetar special ta intervistoje Sidritin dhe ta sjelle ne gazete shembullin e tij…Edhe nje Rubrike mund ta hapni per kete problem!
    Kjo do tu nderoje si Gazete!…
    Edhe une, shkrusi i ketyre radheve, gjithe jeten time ja u kam kushtuar me shume njerzve te varfer te Farefisit…, por jo vetem te farefisit…Nga pervoja ime, mund te them se gjithsecili nga ne shqiptaret te gjeje sadopak mundesi te jete pak Nene Tereza…
    Nuk je i humbur!…
    Pasurohesh ne shpirt dhe kjo eshte nje gje shume e madhe per Njeriun…!
    Kam shume per te treguar per kete teme, por mundesit e nje komenti jane te kufizuara…
    Here tjeter…

    Reply to this comment
    • Claus March 30, 12:56

      C`ke shkruar o ish-gazetar i gazetes “Domosdova jone”?
      Vaj medet,
      nese perdor zhargonin e idhullit tend Edi Rama.

      Reply to this comment
      • N.V. March 30, 13:33

        @Claus,
        Viktorin e mesove se si te shkruaj…
        Tani po me meson edhe mua…
        Me megallomane dhe skolastik si ty Claus,
        une fshij Menderen…
        Domosdoven ta kam lene ty…,( por dhe po te kisha punuar ne nje gazete lokale, do ta kisha per nder..).une kam shkruar atje ku ti e kishe zili te shkruaje , por nuk e arrije dot, se nuk ta varte kush…Na thuaj nje nga ato veprat e tua,
        or S k u t h…
        apo ke frike se jane per leter WC-je…

        Reply to this comment
  6. MH March 30, 13:48

    Claus !
    Gjithe sahere shkruan kurr nuk ta njohem atin nga e ke ADN.
    Ti i kerkon tjetrit fotografin per njohje.Ne nuk dim nese je kopil e zog kurvet qe na shitesh i ditun pa njohje.Sepse mendja ma thote se je i erdhur nga hendeku apo ferrat.Se dikur nji si puna yte virrte me te madhe: Ma mire nji here ne hendek se,dy here ne dyshek.
    Z.Viktor i keni te gjitha vyrtytet per te arrite Migjenin!!!!!!!!!!!
    Ndersa per gazetarin e nderuem deshiroj qe te jete ma konciz ne shkapetjen e te kundertave qe te shkruaj ne stilin e guximeshem dhe te fort te MIGJENIT.Aty ne kete shkrim lexova boll nderthurje te ngjashme ne stilin migjenian.Dhe me te thane te drejten.Nese Ju i nderuemi Viktor do shkruani ne kete soj gjinie letrare do jesh i pari qe mos do i arrish Migjenit.Me siguri do i afrohesh ma shume se cdo pende i ndonji letrari qe do sjellin koha.Je njeri mjaft i nderuem si njeri por dhe si gazetar per ne qe te ndjekim ne keto shkrimet e tua mjaft interresante ne te shkruar me pershkrime goditese.
    Sot!
    Qe nga koha e hershme migjeniane asnji pende shkruesit nuk ka marr vlersime qe na kujton stilin migjenian veç Jush.Kam shume deshire te renditeni i dyti na krahun e Migjenit!

    Reply to this comment
  7. H March 30, 16:56

    Ne nuk na intereson Kristina , për ne rëndësi ka karmina.

    Reply to this comment
  8. fteri March 30, 17:25

    Kjo pra është fytyra më lakriqe , reale ,e shëmtuar atij premtimi mashtrues të madhë të S.Berishës se në demokraci do të hamë 10 llojë buke .

    Kur në shqipëri mbolli murtajnë kapitaliste, i vu dinamitin ,zjarrin dhe flakën ,me turma të çakërdisura vodhi dhe garabiti tërë pasurinë e shqiipëtarve të 50 vjetve komunizëm ,tani nuk ka më gjë ,dhe sot shumica e popullit jeton në varfëri ekstreme vuan për bukën e gojës ,është ,në rrezik për jetën,qoftë në spitale,në shkolla ,në rrugë,në punë,në familje ,në gjykata,në administratën shtetërore të korruptuara e kriminalizuara deri në palcë ,që nuk zgjidh hallet e popullit ,por mendjen e kan vetëm për të mbushur barkun dhe xhepat e tyre.

    Kur shumica e popullit vuan për bukën e gojës ,trupi i kombit dridhet nënë peshën e krimit e korrupsionit.

    Ngreu’ Enver ! Revulicini i zgjidhë hallet e popullit,u thyen qafën këtyre kriminlve që popullit ja kan hypur në zverk ,trafikant femrash,trafikant deputetësh ,trafikant parash,trafikant armësh,trafikant droge,trafikant makinash,trafikant biznesi,trafikant pallatesh,trafikant ilaçesh mjeksore ,dhe më në fund trafikant tokash deti dhe ajëri ,deri te vrasje me pagesë !
    Prandajë :

    Hjde -ENVER DJALI -hajde !
    Populli i ndershëm në zemër të ka gjithëmon .

    Reply to this comment
  9. tomorraku March 30, 19:22

    Zgjidhja eshte ai fshati “komunist”Spanjoll!

    Reply to this comment
  10. Jevi March 30, 21:24

    Ky shkrim na tregon se sa shpejt u kethyem tek “Bukuria qe vret”.Mos prisni te zgjidheni me lemoshe qe te japin ne rruge,Jeta do pune,do vazhdimsi. Ne vendin tone u vra puna pra u vra jeta.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit March 30, 23:37

    ne fakt, dua te pergezoj autorin per kete prurje te se zakonshmes me nje thjeshtesi te jashtezakonshme. Permendja e gazetares se Fiks-it, emisionit investigativ, nuk le shteg per ekuivok mbi kerkimin me domosdo te nje realiteti te ngjashem migjenian. Dmth, nje faqe e realitetit eshte dhe kjo dhe Kristina nje prej dhjetera mije lypesit e rrugeve te Shqiperise dhe botes. Me ka ndodhur njehere ne Greqi kur isha me punedhenesin ne makine dhe ne ndalesen e semaforit i zgjati ca monedha nje lypesi shqiptar me kembe te prere. Nuk tha asgje bezdisese, por u ndjeva keq. Dhe arsyeja eshte po ajo, e njejta dhe e vetme; Lypja nuk eshte nena e zgjidhjes por bije e Meshires. Vija e pafundme qe ndan konceptin socialist nga ai kapitalist eshte me prezente se kurre ketu, tek shtresat ne nevoje. Me punen e perbashket dhe edukimin e solidaitetit shteti socialist gjen resurset dhe menyrat per te mos lene ne mizerje familjet pa te ardhura. Kurse Kapitalizmi e gjen natyrale garen e shfrenuar ku do kete te fituar dhe te humbur, sado qe nen presionin e levizjeve punetore dhe sociale ka pranuar ti kushtoje kujdes ketyre shtresave. Mesa e kuptoj, autori nuk e gjen dot menyren sesi Kristina ti shpetoje varferise, perveçs te lype buken e perditshme, por edhe zgjidhje nuk ka, ç’ehte e verteta. Kristina kerkon shprese dhe meshire tek ata qe vjedhin, biles sa me te pasur te jene, aq me e madhe grabitja, e tenderave te Hec-eve, autostradave, urave, shkollave, ujesjellesve e deri trotuareve, se edhe trotuaret meremetohen me tendera. Gjetja me e bukur, kur thote se atij te pasurit nuk i mungon asgje, perveç karakterit. Kur te mungon njerezilleku, humanizmi, eshte e kote te teprojne gjithe sendet e tjera, se sende jane. Komplimente!

    Reply to this comment
    • realisti March 31, 20:07

      Koment i thelle. Shume i sakte Themeli i zgjidjes duhet kerkuar tek sistemi ekonomoikoshoqeror. C’far na ben me njerzor karshi njeritjetrit konkurenca me moton sejcili per vete e Zoti per te gjithe apo solidariteti me moton nje per te gjithe e tegjithe per nje. Kapitalizmi parapelqen te paren, konkurencen, socializmi parapelqen te dyten, solidaritetin. Mendoj se ky eshte dallimi themelor i dy sistemeve. Nuk zgjidhet varferia ekstreme me meshire, Meshira ka brenda njelloj kenaqesie jo fort te ndershme qe te jep ndjesia e te qenit me i pasur se personi qe ke perballe. Kur degjoj emisione se si trajohen qente dhe macet e pasanikeve me parukjere dhe kujdestar personal me duket nje tallje e hapur karshi qenjeve njerzore qe lypin rrugeve. Ne ate shoqeri ne te cilen dinjitetin njerzor e masin me sasine e parave qe njeriu posedon ka dicka qe nuk shkon, mendoj une

      Reply to this comment
  12. MH March 31, 12:54

    gjermani i fundit !
    Goja e popullit thot: Ma zi i mesuemi se i dishruemi
    Kapitalizmi teper i mesuem dhe nuk ka fre qe e ndalon, vec revolucionit qe e ban te dridhet e te mos bezaj.

    Reply to this comment
  13. kRIST April 1, 00:58

    Viktor,me befasove,vertete me befasove!!!Si shkronjes,je mjeshter,edhe temat qe zgjedh,me te vertete i ke te zgjedhura.Por a e merr me mend se sa vlere do te kishin shkrimet e tua,qe jane vertete “kalibri”,nese do kerkoje nga politika,parlamenti qeverija,nga militantet vecanerisht te partise socialiste,dhe sidomos-Rilindsave,me qene se jane edhe ne pushtet,te mos merreshin me grindje,sherre pa bereqet,koncensione,apo si i thone PPP,me trafiqe grogerash te cfaredolloji,jo e jo,me kulla te cfaredo lloj madhesie,me bllokime te pronave private,te pronareve te vertete,por te merreshin me ekonomine rritjen e saj,jo per statistike (sikunder reklamohet gjithmone),por per te ulur varverine,numuri i Kristinave te vije gjithmone duke rene (dhe jo te rriten ,sikunder ndodh realisht),qe njerezit te mund te punojne,e te jetojne ne vendin e vet,dhe jo te hikin nga syte-kembet.A e merr me mend se c’ndikim do kene shkrimet tuaja,nese i ben ne adresat e mesiperme?Aktivizohu Viktor,cfrytezoje aftesine tende,per rkete popull,do t’i besh sherbimin me temadh dhe do te ta dijne per nder!!!

    Reply to this comment
  14. Ben April 1, 09:16

    Faleminderit dhe per kete shkrim njerzore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*