Kristopulli: Hëngra dru edhe për Aleksandër Frangajn. Më kërkonin ku e kishte kasafortën

October 22, 2015 11:32

Kristopulli: Hëngra dru edhe për Aleksandër Frangajn. Më kërkonin ku e kishte kasafortën

Historitë dashuri-urrejtje për burrat e politikës dhe medias në Tiranë janë të zakonshme.

Ato kanë brenda komiken e kalimeve nga ekstremi në ekstrem përgjatë viteve.

Por për të tjerë njerëz, ato kanë prodhuar tragjedi.

Në bisedën e mbëmshme në redaksinë e Ditës Ziso Kristopulli rrëfen jashtë intervistës:

“…Ndërsa më torturonin më thanë se a njihja ndonjë prokuror apo avokat. Spiro Peçin, u thashë. Jo jo, tjetër, pyetën ata. M’u kujtua Zef Brozi që kishte ardhur për pushime në Sarandë dhe e kisha njohur. Kur u përmenda emrin e tij, m’u sulën si kafshë. Njihesh me maskarenjtë ti, prandaj je këtu. Në atë kohë Zefi kishte ikur në Amerikë. Tjetër. E njeh Aleksandër Frangajn, më pyetën. Jo i thashë, nuk e njoh fare. Më thanë se i kisha qenë në shtëpinë e tij. Më kërkonin se ku e kishte kasafortën Aleksandri. Më prapa e kam takuar Aleksandrin dhe i thashë se si kisha ngrënë dru për të dhe për Zef Brozin në Vain të Lezhës. Mos m’i kujto, më tha ai…”

Ziso thotë se Ardian Hoxhës i zhdukën babanë, ndërsa atij i shkatërruan jetën. Por kështu si rrodhën ngjarjet, a është me fat?

“Patjetër, me fat që mbeta gjallë. Por që nga ajo ngjarje unë u shkatërrova. Kisha një pulari, një vresht të vogël, një lokal, familjen time. Mund t’i kisha zhvilluar dhe të bëja jetë normale. Tani jam një pensionist i divorcuar, që ka bredhur gjyqeve për të rimarrë pronën e vet. Edhe tokën e lokalit që kisha në Ksamil, ma mori me letra false një njeri i Shaban Memisë dhe Flamur Nokës, me mbiemrin Cami. Vreshtin ma dogjën, pularia u zhduk…”. / Dita /

 

*****************

Intervista me Kristopullin botuar sot në Dita mund të lexohet KËTU

October 22, 2015 11:32
Komento

30 Komente

  1. aladin October 22, 16:52

    Frangaj eshte mik i Rames tani o zoti Ziso
    Nuk i gjen gje keta se ua kane nevojen si Berisha si Rama
    Kur nuk u beri gje Berisha mos prit tu bej gje Rami batuta

    Reply to this comment
    • pellumb zaimi October 22, 17:37

      E sakte
      “Dallandyshe ktheje ndryshe”,- i përket aleksandër frangajt. Edhe dy forcat kryesore politike i kanë xhan “dallandyshet që e kthejnë” ose që e dredhin e pérdredhin bishtin.
      Të papranueshëm në radhët e tyre janë vetëm specia e idealistëve dhe e të mënçurve. E dini pse? Sepse janë mbushur plot me dallandyshe dhe i kanë shumë qejf ato.
      Vdesin për “dallandyshet që e kthejnë” Tung!

      Reply to this comment
  2. ONE 15 October 22, 17:38

    FRANGAJT ME SHOKE JANE SI MIZA E KALIT
    SAPO NGORDH NJERI KALON TEK NENBISHTI I TJETRIT

    Reply to this comment
  3. ilir October 22, 17:41

    “Ato kanë brenda komiken e kalimeve nga ekstremi në ekstrem përgjatë viteve. Por për të tjerë njerëz, ato kanë prodhuar tragjedi…”
    i keni thene te gjitha me kete fjali.
    edhe per mikun e ri te Klanit fevzo tullacit etj
    se po te hetohej kjo qe thote ky Zisua, do hetohej edhe vrasja e gjykatesit Konomi ne Vlore ku thone qe nje fare Rea Toptani dhe Blendi i Klanit bashke me Frangajn dhe Zamir Manen nuk jane pa gisht

    Reply to this comment
  4. armen October 22, 17:42

    Per cilin Frnagaj e ka fjalen ky??
    Per ate qe i shkon Rama ne televizion si lepurush megjithse ka nje proces gjyqesor per korrupsion me fondet e ministrise se mbrojtjes per tv Klan?

    Reply to this comment
    • macukull October 22, 17:43

      Kjo e shkuara e Rames ne Klan eshte nje tragji-komedi me vete
      Shkohet te klani qe cfare nuk te kane thene……???!!!
      mire thone tte paret tane……i ra hekurit u keput i ra gurit u ca,i ra lisit u shemb, ira njeriut e mbajti,cfare nuk duron i ziu njeri.

      Reply to this comment
  5. socialist fier October 22, 17:44

    Aleksandrat, Henri Cilrat e lloj lloj sahanlepiresish qe cfare nuk kane thene per viktimat e 21 janarit
    Turp per Ramën nese i nevojiten vertet kto fuckers 🙁

    Reply to this comment
    • pastor October 22, 17:45

      Bravo , nese Rama do mbeshtet te keta Pacavure, Athere Fack edhe Rames , dhe Mallkim i Qofte ,ska pape ta shpetoj nese nuk i Shkerdhen keta Legener te Klanit e Soj e Sorrollop

      Reply to this comment
  6. gazetar October 22, 17:45

    Po cfare shkruani, Frangaj ka Interes tek Rama dhe thjesht se eshte Kryeminister … I duhen tendera…. etj…

    Reply to this comment
  7. gani usa October 22, 17:46

    ahh enver hoxha ku je ku jeee vetem ti je per ket popull

    Reply to this comment
  8. edi October 22, 17:46

    RAMA eshte aq i zgjuar sa te shkaterroje PD-ne me ARMEN e saj, qe eshte TV CLAN.

    Reply to this comment
    • besi October 22, 17:46

      TV Klan nuk eshte arme e PD-se o komentuesi ma siper.
      Eshte arme e atyre qe e kane dhe qe e perdorin ne interesin e vet.
      Ata jane mesuar te jene burra te paburre qe perendi te vetme kane parane, por une nuk kuptoj qendrimin e Rames.
      Reformatori u be konformist. Sa klishe. Sa zhgenjyese.
      Lexoni raportin e Open Data per reklamat. Ato vazhdojne te shkojne tek Panorama dhe Tv Klan si me pare.
      Financohet hipokrizia, mashtrimi i opoinionit, lodhja e nervave te tij dhe pranimi i fatalitetit qe “s;kemi c’bejme, njesoj jane te gjithe”.
      Turp Rama

      Reply to this comment
  9. vlora 97 October 22, 17:47

    Edvin rama sikur I ironizonte keta tek klani me shprehjen “te fala sandrit” kur ishte ne opozite, tani I jep nga parate tona per te mbajtur gjalle institucioni e shpfijes dhe te krimit…turp EKR…

    Reply to this comment
  10. fikas October 22, 17:47

    Po ju nuk e dini qe Edi Rama eshte i kapur nga TV Klan dhe pronari i saj si dhe nga gjithe bisnesmenet me te fuqishem te Shqiperise si Mane , Ulaj etj ? Te gjithe keta e filluan ngritjen ne kohen qe Edi u be K.bashkie, prandaj mos prisni qe Edi te luftoje korupsionin , monopolet ,etj.
    Ai eshte pjese e tyre.

    Reply to this comment
  11. . October 22, 17:48

    frangaj kokedhima mbeten pergjithmone maskarenj

    Reply to this comment
  12. artan October 22, 17:50

    duke shitur dinjitetin, as që bëhen merak për të vërtetën. Sepse askush nuk i ndëshkon për mashtrimin

    Kjo vlen dhe per Frangajn dhe per mediat e tjera

    Por per fat te keq vlen edhe per Berishen Ramen dhe politikanet

    Reply to this comment
  13. maliq October 22, 17:51

    Gota gjysem bosh : ” Tek ne, shumicën e mediave i vrau politika dhe varfëria. I vrau politika sepse shumë prej pronarëve ishte ndërtues apo investitorë të mëdhenj dhe nuk mund të prisheshin me qeverinë. I vrau varfëria, sepse duke e parë se mund të pasuroheshin duke shitur dinjitetin, nuk qëndruan dot në këmbët e tyre.”

    Gota gjysem plot : ” Sidoqoftë nuk është fundi i thellësisë ai ku kemi rënë, shtytur nga politika dhe lakmia. Ende është koha të mos fundosemi.”

    Reply to this comment
  14. harilla October 22, 17:52

    o zoti Ziso
    Ka nje emer , e keqja shqiptare ,e medias, e varferise,e vjedhjes e krimit! Sali Berisha! Pa u larguar Berisha, nga jeta politike, shqiptaret do t’i hane koken njeri tjetrit!

    Reply to this comment
  15. . October 22, 17:52

    Bota thote se cdo popull meriton qeverine qe ka. Kuptohet se Berisha eshte nje njeri pa strategjit dhe Vision por nje mjeshter intrigash. Pyetja qe bej une edhe per veten time : Pse e zgjodhem dhe pse e mbajtem kaq gjate. Mos valle faji kryesor esthe yni ?.

    Pershendetje

    Reply to this comment
  16. plaku October 22, 17:58

    Binomi mafioz politike-media i vrau shqiptaret i katandisi ne ikanake te perjetshem.
    i vrau fizikisht, pastaj ata qe mbeten gjalle i vrau shpirterisht
    Ose i gjymtoi perhete si kete deshmitarin e Remzi Hoxhes

    Reply to this comment
    • nani October 22, 17:58

      O Plaku,
      kur thua i vrau politika, kjo mbetet ne hava. Jane njerwz konkretw, ata qw vrasin, pasi vishen me pushtet i bwjnw gjwmwn popullit, pronave, djegin vendin, vrasin, por edhe blejne me para shtypin dhe kwta kanw emra te pervecwm, jo abstraktw, si “politika” etj, ata quhen Sali Berisha, Sali UDBashi, Sali Adolf Hitleri, Sali Gedafi, Sali Sadami dhe se fundi Sali ISIS-i.
      Politika, aha, ia “rreh” krahet Berishes, sic ia rrahu shpatullat Saliut Edi Rama ne Gerdec, ne vend qe t’i thoshte shko ne prokurori dhe jep llogari. Ai, thote Lesi, dogji gazeten Koha jone, futi ne burg gazetare, qe, per fat te keq, sot i bejne fresk, se fale tij u pasuruan si sheiket e ketij vendi te varfer, si Frangaj, e te tjere; futi ne burg “bomberin” Ylli Polovina, te cilit i vuri gishtin 15 minuta pas ngjarjes, Sali monstra ka lene invalide per tere jeten gazetare qw u rrahen mizorisht nga falangat e tij e te Gazidedes.
      Ai duhet te jape llogari se ka vrare jo thjesht shtypin, por gazetare, e harruat gazetarin qe me urdher te tij u plagos (per fat) nga gardisti mw 21 janar?
      Pra Vrasesi (edhe i shtypit) e ka emrin jo “politika”, por Sali Berisha dhe zagaret e tij te Shikut dhe llapaqenet anal-istw tw paguar prej tij..
      Keta jane atentatore te fjales se lire .edhe me te rrezikshem se xhihadistet e ISIS-it

      Reply to this comment
  17. . October 22, 18:00

    frangaj me shoke palacot qe I bejne qejfin mbretit

    Reply to this comment
  18. alfade October 22, 18:03

    Mjeshtri me i madh, me i pakrahasueshem ne shkalle nderkombetare per te thuruar
    intriga ore e cast ka vetem nje njeri ne Shqiperi qe e ka emrin Sali dhe mbiemrin,Be-
    rishovic Bisturia-Penicilins ! Doni me …..???

    Reply to this comment
  19. LALI October 22, 18:08

    KUJTESE RILINDJES (ATO QE KA DEKLARUAR VETE KUR ISHTE NE OPOZITE)

    Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës SE vitit 2012 pasi u zbulua se i vëllai i tij, Eduard Frangaj, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Duket se presioni publik e ka bërë të vetën. Milionat vazhdojnë të rrjedhin lumë për Frangajt, vetëm se ka ndryshuar rubineti, fondet nuk kalojnë më nëpërmjet kompanisë së Eduart Frangajt, por nëpërmjet një kompanie të re, të krijuar në janar 2013, e cila drejtohet nga një nëpunës i Aleksandër Frangajt.
    Kompania “Zoom Events” është zyrtarisht në pronësi të zotit Eptan Lohja. Nga raportimet e thesarit të shtetit rezulton se kjo kompani vetëm në 2 javë, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami. Më datën 6 Qershor në thesarin e shtetit u dizbursua një shumë prej afro 19.4 milionë lekësh për këtë kompani. Ndërsa dje sërish thesari i shtetit ka bërë dizbursimin e një shume prej 20 milionë lekësh sërish për të njëjtën kompani të kontraktuar nga ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare për këtë ministri. Siç e ka zakonin kjo ministri, zyrtarisht fondet kalojnë nga “repartet ushtarake” të cilat ndodh shpesh të jenë qëndra kulturore të ushtrisë. Por kompania që zyrtarisht është fituese e tenderit, në fakt është një kompani që “ka vazhduar traditën” e furnizimit me miliona të zotit Frangaj, pasi pronari në letra i kompanisë, zoti Eptan Lohja është as më shumë e as më pak sesa vartës i zotit Frangaj. Madje ai është edhe një njeri që në bazë të të dhënave të Qendrës së Regjistrimit të Biznesit, rezulton anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan, e të njëjtin funksion mban edhe në televizionin ABC.
    Mjafton fakti që zoti Lohja është anëtar i Këshillave Mbikëqyrës në këto televizione që ta kthejë të gjithë skemën e financimit të ministrit Imami në një “lojë të pistë”, kësaj here edhe me letra, për financim preferencial të medieve në pikun e fushatës elektorale.

    KETO ME SIPER I KA DENONCUAR PS NE 18 QERSHOR 2013, 5 DITE PARA ZGJEDHJEVE. CFARE KA NDODHUR TANI 23 VJET PAS ZGJEDHJEVE??? NJE MUT I MADH

    Reply to this comment
    • tirana October 22, 18:09

      Ta them une cfare ka ndodhur o lali
      kompania e vellait te Frangajt u zevendesua me kompanine e vellait te Erjon Velise
      eshte e qarte?

      Reply to this comment
  20. LALI October 22, 18:12

    ERJON BRACE DIKUR PER TV KLANIN KUR ISHTE NE OPOZITE

    “Të gjithë e kanë në vëmendje spotin politik te Ministrisë së Mbrojtjes dhe sot u them shqiptarëve që ky spot ka kushtuar 1 miliard lekë; vetëm për një muaj fushatë elektorale, vetëm për një muaj fushatë të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.
    Paratë kanë dalë të gjitha nga buxheti i shtetit, i Ministrisë, nga buxheti i Qendrës Kulturore të Ushtrisë në datë 21 maj dhe pastaj janë transferuar në llogari të tjera për të financuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike, të Qeverisë të Partisë Demokratike”, thotë Braçe.

    Te dhenat zyrtare nga Thesari i Shtetit
    Kodi Zgjedhor, përkatësisht neni 84, e ndalon qartësisht përdorimin e fondeve publike për reklama, dy muaj para zgjedhjeve, duke lënë hapësirë vetëm për reklamat informative mbi procesin zgjedhor dhe njoftimet e tenderëve. “Ky është një rast flagrant në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, në të cilin thuhet: Institucioneve publike në nivel qëndror dhe vendor, 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji’”

    Fondi 1 milionë dollarë ka dalë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në datën 21 maj dhe përmes një zinxhiri të shpejtë transaksionesh, që përfshin disa kompani private është shpërndarë në media. Gjysma e fondit është zhdukur nga transaksionet zyrtare. “Pyetja shtrohet: Po gjysma tjetër ku ka shkuar? Paratë janë paguar të plota. Çfarë po financon gjysma tjetër e këtij 1 miliardi lekësh? Dyshim i madh është që po financon edhe njëherë tjetër veprimtaritë politike të PD-së në një skemë të pastër rryshfetesh brenda për brenda të administratës së shtetit dhe familjes politike dhe mediatike të Sali Berishës.

    Reply to this comment
  21. KOLI October 22, 18:13

    Klani po mos te ishte sala do ishte TV lokal me 10 punonjes ne total.

    Reply to this comment
  22. SuloKapedani October 22, 18:21

    PO MORE TE NDERUAR KOMENTUES,,E shikoni qe monstrat nuk ndahen nga e keqja sepse jane pjelle e saj.Si Frangaj, Ceka ,Imami dhe te tjere kane qene perkohesisht kundershtare te sales por kur ai u futi vezen e nxehte ne bythe ,u bene me te koke e kembe dhe sot bashkepunojne byth me bythe.Atje ku salqenserbi ka salduar friken e jetemarrjes bashkepunimi me te vazhdon ne menyre makabre ne dem te kundershtareve ,ashtu si e pesoi i ndieri Hoxha dhe te tjere mbas tij.Salehqenserbi mbetet plaçenta e kancerosur e kombit tone qe pjell krime.

    Reply to this comment
  23. Kris 1 October 22, 20:49

    Rilindja e horrit eshte shenjterim I Saliut.Muti i kryesise se pd eshte perpunuar dhe na ka dhene nje figure groteske qe habit boten :Edvin Horrin

    Reply to this comment
  24. ESSESI.... October 22, 21:21

    Kjo kategori e ulet njerezore, jane si morrat qe vegjetojne aty ku ka pisllek…Dhe “koka” e qeverive tona “demokratike”, ne çdo kohe ka qene nje vend grumbullimi plehrash nga me ndoteset dhe helmueset…Duart qe do pastronin keto morra, jane edhe keto me te pista se koka qe i drejton…Keto meritojne me plot gojen te quhen…jashteqitje kombetare,… qe nuk duhen ricikluar, por groposur thelle ,se edhe token e helmojne…Ka 25 vjet qe keta morra po i pijne gjakun popullit, duke e shtyre ne kufinjte e deshperimit dhe te humbjes se shpreses per te jetuar ne vendin e vet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*