Kriteret e reja për të ndërtuar në Tiranë

January 5, 2015 16:15

Kriteret e reja për të ndërtuar në Tiranë

Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur se zhvillimet dhe ndërtimet e reja duhet të miratohen brenda territorit të zonave të urbanizuara , duke i dhënë prioritet mbushjes urbane të zonave të identifikuara si të ndërrueshme  dhe duke respektuar përdorimin aktual të tokës.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të  Planifikimit të Territorit, Adelina Greca deklaroi se lejet e ndërtimit brenda zonave të identifikuara si të urbanizuara do të jepen edhe nëse statusi i tokës figuron ‘arë’, pasi ky status brenda këtyre zonave konsiderohet jo i lidhur me gjendjen faktike. ministria 2

Njësitë vendore, deri në miratimin e planeve vendore, do të japin leje ndërtimi brenda këtyre zonave, por vetëm pas bashkërendimit me AKPT-në. Leje ndërtimi do të jepen për objekte publike, për infrastrukturë, për ndërhyrje me karakter emergjent, për struktura në funksion të zhvillimit ekonomik, turizmit, bujqësor e blegtoral. KKT, shtoi në listën e objekteve për të cilat mund të jepen leje ndërtimi, edhe banesat individuale një familjare.

“KKT nuk ka pezulluar zhvillimet dhe ndërtimet në vend, në momentin kur ato provojnë se janë domosdoshmëri dhe prodhojnë mirëqenie ekonomike dhe sociale. KKT ka ndalur veprimtarinë abuzive në territor dhe nëpërmjet vendimeve dhe masave të ndërmarra prej saj po parandalon keqpërdorimin e tokës bujqësore dhe urbane. Kryetarët e njësive vendore kanë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre për dhënien e lejeve të ndërtimit, brenda hartave të miratuara të zonave të urbanizuara, por me kushtin që më parë duhet të marrin konfirmimin e AKPT-së për çdo kërkesë ndërtimore”, deklaroi Greca.

January 5, 2015 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*