Kriteret për të fituar studimet master në “Mësuesi”

August 8, 2019 09:37

Kriteret për të fituar studimet master në “Mësuesi”

Konkurimi për programet “Master profesional” dhe “Master shkencor” në Fakultetin e Histori-Filologji për vitin e ri akademik 2019-2020. Kategoritë që do jenë prioritet në përzgjedhjen e fituesve të rinj sipas kuotave të miratuara

Kuotat dhe tarifat për 2019

Institucioni ku kanë kryer studimet e nivelit të parë “Bachelor”, ngjashmëria e degës, si dhe njohja e një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së, janë tre kriteret bazë që do të zbatohen për përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të ndjekin studimet e nivelit të dytë përgjatë vitit të ri akademik 2019-2020. Pas shpalljes së procedurave të aplikimit nga dikasteri i Arsimit, fakultetet kanë nisur tashmë të detajojnë edhe kriteret se si do të bëhet përzgjedhja e fituesve në programet e ciklit të dytë “Master”, si në nivelin profesional, ashtu edhe në atë shkencor.

Ndër programet më të kërkuara të këtij cikli studimesh janë edhe degët e Fakultetit të Histori-Filologjisë, veçanërisht degët që kanë të bëjnë me mësuesinë. Sa i takon pranimeve të reja në programet e këtij fakulteti, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar edhe kategoritë që do të jenë prioritet në përzgjedhje. Kjo për shkak të numrit të lartë të kërkesave që regjistrohen në konkurim, si dhe kuotave të mundshme të pranimit. “Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master profesional në Mësuesi” për vitin e ri akademik janë si vijon: të parët që kanë përparësi në përzgjedhje janë studentët të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit të parë në Fakultetin Histori-Filologji”. Më pas prioritet në përzgjedhje do të kenë studentët e tjerë që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta në universitete të tjera publike dhe private të akredituara.

Të tretët në përzgjedhje do të jenë studentë që janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe të njëjta ose të përafërta me degën e përzgjedhur, por që janë të akredituara. Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme, duke respektuar edhe notën mesatare të  studimeve të nivelit të parë. Në vijim do të gjeni të detajuara edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesve në programet e tjera të nivelit master shkencor, apo profesional që do të ofrojë ky fakultet për vitin e ri akademik. Konkretisht, bëhet e ditur se studentët mund të garojnë për 17 programe studimi të nivelit “Master profesional”, si dhe “Master Shkencor”.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara kuotat e mundshme të pranimit për secilin program, si dhe tarifat se sa do të kushtojë ndjekja e studimeve në programet e para dhe të dyta të këtij cikli. Sipas udhëzimit të miratuar nga MASR: kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, si dhe kandidatët që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së brenda afateve të përcaktuara.

Çdo kandidat në afatet e konfirmuara duhet të dorëzojë dosjen me dokumentet e përcaktuara. Aplikimet për këtë cikël studimesh do të zhvillohen përgjatë muajit shtator dhe tetor. Ndërsa shpallja dhe regjistrimi i fituesve do të jetë realizuar brenda datës 30 tetor. Mbi bazën e këtyre dokumenteve do të bëhet edhe renditja e fituesve. Kandidati nuk mund të ndjekë njëkohësisht dy programe studimi në universitetet publike, apo edhe ato private, me përjashtim të studentëve të shkëlqyer. Qendra e Shërbimeve të Arsimit pas verifikimit i bën me dije universiteteve mbi mospajisjen me numër matrikullimi në rast se konstatohet e kundërta.

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave”:

1. Të kenë dhënë një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së, anglisht, frëngjisht, gjermanisht,

italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit nr 18, dt 13.07.2016, të Senatit Akademik të

UT-së.

2.Kanë përparësi:

– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

– Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve

publike të akredituara.

– Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të përafërta të universitetit të

Tiranës.

– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe më lëndë të njëjta ose

të përafërta.

– Studentë që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta, apo të përafërta të

Universiteteve private të akredituara.

3.Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

 Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional”

1.Kanë përparësi:

– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

– Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë njëjta në universitete publike

dhe private të akredituara.

– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe të njëjta ose të

përafërta, të akredituara.

2.Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare

Kriteret e pranimit të studentëve në ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional në Mësuesi”:

 1.Kanë përparësi:

– Studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

– Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë njëjta në universitete publike

dhe private të akredituara.

– Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitetet me programe të njëjta ose të

përafërta, të akredituara.

2.Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Dosja e dokumenteve që duhen për konkurim

  • Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  • Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
  • Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar”, paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose fotokopje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
  • Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
  • Formularin e aplikimit, sipas formatit të përcaktuar.
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  • Dy fotografi personale.

 Kuotat dhe tarifat në programet “Master shkencor”:

 

Dega                                                                      Kuota                               Tarifa vjetore në lekë             Tarifa program i dytë studimi

  • Gjuhësi me profil Gjuhësi e sotme                     58                                              75,000                                          90,000
  • Gjuhësi me profil Gjuhësi Historike                                                                     75,000                                          90,000
  • Studime leterare sipas dy profileve                    56                                               75,000                                           90,000
  • Histori                                                                      20                                                75,000                                           90,000
  • Mardhënie Ndërkombëtare                                 30                                                 75,000                                          90,000
  • Trashëgimi Kulturore                                            25                                                  75,000                                          90,000
  • Arkeologji                                                                 25                                                  75,000                                          90,000
  • Gjeografi                                                                   50                                                   75,000                                          90,000
  • Gazetari dhe komunikim                                       100                                                 75,000                                           90,000

 

Kuotat dhe tarifat në programet “Master profesional”

  • Mësuesi në histori për arsimin e mesëm                  100                  60,000                         72,000
  • Mësuesi në gjeografi për arsimin e mesëm              180                  60,000                         72,000
  • Mësuesi në gjuhë-letërsi për arsimin e mesëm         176                 60,000                         72,000
  • Arkivistikë                                                                          30                   60,000                         72,000
  • Redaktori                                                                           59                    60,000                         72,000
  • Guidë turistike                                                                  30                    60,000                         72,000
  • Sistemi i informacionit gjeografik të aplikuar             25                   60,000                         72,000

 

 

 

 

 

August 8, 2019 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*