Kritikat e Benit dhe “profecitë” e dishepujve të Nanos

Qemal Isufaj May 11, 2015 13:06

Kritikat e Benit dhe “profecitë” e dishepujve të Nanos

Kam ndjekur debatin që ndezi deputeti socialist Ben Blushi ditët e fundit dhe mendimet pro dhe kundër tij. Si një socialist i vjetër, unë mendoj se Blushi është viktimë e hyrjes së vetes në qejf për t’u bërë “mashë” e Fatos Nanos në grupazhin e “mendimit ndryshe” kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, pavarësisht se Beni përpiqet ta mohojë këtë. Ky grupazh ndërsehet kundër PS në prag zgjedhjesh elektorale, për të humbur zgjedhjet dhe Edi Rama të bëjë dorëheqjen nga kryetar i PS-së dhe në vendin e mbetur bosh të vijë sërish Nano. Ky nuk është thjesht mendimi im, por edhe i shumë socialistëve të bazës së partisë. Mirëpo shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kush është Fatos Nano? Nano ka qenë disa herë kryetar i PS-së dhe kryeministër. Është larguar nga PS-ja pa biseduar me shokët drejtues dhe pa u dhënë dorën Servet Pëllumbit, Dritëro Agollit, Gramoz Ruçit, Namik Dokles, Pandeli Majkos, Arta Dades etj. Fodullëku i Fatosit arriti kulmin me dërgimin e copa letrash nga burgu, ku PS-në e quante “kënetë e qelbur” dhe Dritëro Agolli i tha atëherë: “Po ti kush je, bufi i kënetës?”

Fatos Nano në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, bëri deklarata që ishin thirrje për të votuar kundër PS-së. Dhe më pas e shpalli veten “baba” i PS-së. Ne na u neverit fakti që, nga një “baba” i ndershëm e patriot, të na bëhej “baba” një pijanec e maskara si Fatos Nano. Ç’është ky “baba” i vetëshpallur i PS-së që ngulmon të humbasë zgjedhjet PS-ja? Një baba pijanec, opingar në Ballsh, me 8 fëmijë, kur merrte rrogën largohej nga familja. Kur i mbaruan paratë, i lutet një mësuesi që ta pranojë gruaja në familje. Gruaja e pijanecit i tha mësuesit: “Ke dëgjuar zotrote që të largohet babai nga familja e t’i lërë fëmijët rrugëve, jetim? Nuk ke dëgjuar, se nuk ka baba kaq të poshtër e katil. Përse z.mësues nuk i thoni atij që të bëhet familjar si zotrote, po më lutesh mua që të pranoj babanë e familjes në shtëpi?”

Ju z.Ben Blushi, Rexhep Meidani, Kastriot Islami etj., jeni shndërruar ashtu si Fatos Nano, mos më keq, kur luftoni të humbasë zgjedhjet PS-ja. Rexhep Meidani deklaroi: “PS-ja i humbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009.” Kështu tha edhe Fatos Nano, Sali Berisha dhe Doris Pack që tha: “E dua Shqipërinë më shumë se shqiptarët.” I lumtë …. fare. Z.Rexhep Mejdani e dinte që votat u vodhën, por donte të bënte qejfin e Fatos Nanos. Më 30 qershor 2009 Ben Blushi kërcënon Edi Ramën: “Prano humbjen dhe jep dorëheqjen si kryetar i PS-së.” Edi Rama i tha: “Po dale të dalin rezultatet.” Beni efendiu kish marrë detyrën: ose prano humbjen e jep dorëheqjen, ose shpall fitoren në zgjedhje. Ju zotërinj u bashkuat me vjedhësit e votave, me kundërshtarët e PS-së. T’u vijë turp nga 100 mijë anëtarë të PS-së dhe 1 milion votues të elektoratit të majtë për PS-në që ju luftoni për humbjen e PS-së në votime. Që të humbë zgjedhjet PS-ja pushohen nga puna me fshesë disa dhjetëra mijëra specialistë, punonjës të administratës, e mijëra të tjerë, e kjo për të hequr Edi Ramën nga kryetar i PS-së e për të vënë në krye aventurierë si Fatos Nano, Kastriot Islami, ju Ben Blushi e me keqardhje edhe Rexhep Meidani. Kush nuk e di deklaratën e Fatosit: “Unë jam Fatos Nano, prapa më vjen historia!” Histori zeza prej pijaneci! Edhe Kastriot Islami: “Edhe pallton të var, Mallakastra voton për mua.” Një mentalitet ofendues, prandaj e dogjën pallton e Kaçit në mesin e Ballshit dhe Kastriotit i vunë drunë nga Mallakastra.

Ben Blushi thotë: “Pa mendimin ndryshe, PS-ja do i humbasë zgjedhjet e vitit 1913 (23 qershorit).” Kjo për të trembur elektoratin. Kastriot Islami i qante hallin PS-së, se përjashton profesorët dhe po mban kalamajtë në udhëheqje. Ndërsa Rexhep Meidani thoshte në 2011, se “Premtimet e Edi Ramës janë mashtrime”. Si ka mundësi të hedhësh baltë kundër partisë tënde? Asaj partie që të bëri Sekretar të Përgjithshëm të saj, të bëri President të Republikës etj.?

Tani Ben Blushi, në prag të zgjedhjeve sulmon PS-në dhe Edi Ramën, duke shpifur dhe akuzuar PS-në dhe Rilindjen e udhëhequr nga PS-ja dhe Edi Rama. Ato epitetet e shëmtuara “krenaristët” dhe “kanabistët” janë për turpin e Ben Blushit. Partia e re Socialiste që kërkojnë të krijojnë me në krye Fatos Nanon dhe të pakënaqurit e tjerë ndër vite për karrierë dhe privilegje, do të jenë partia e turpit dhe do të katandiset si partia e Tritan Shehut, Eduard Selamit, Baletës, Pollos etj., që pasi livadhisën andej-këtej, më në fund vajtën dhe e futën kokën prapë nën pantallonat e Berishës. Kështu edhe Fatos Nano me trimat e tij, do vinë rrotull e në fund do t’i futen PS-së t’i pranojë si fakirë në radhët e saj. Kjo do të ndodhë me doemos. PS-ja ka fituar edhe do të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Rilindja nuk vdes kurrë, sado e vështirë rruga për të vënë rregull dhe për të bërë shtetin modern. Lutemi t’u vijnë mendtë më përpara se, më vonë s’i hanë as qentë rrugeçër!

Qemal Isufaj May 11, 2015 13:06
Komento

6 Komente

  1. gregori May 11, 19:35

    Ben bibilushi, qe vetem politikan nuk eshte, nje parazit disa vjecar ne radhet e PS, duhej te ishte larguar me kohe nga PS, le te merrej te formonte parti me Fatosin e Kacin, ka edhe dy-tre shoke te tjere, qe u larguan me perpara, ndersa ky ngeli si kunje per te vazhduar misionin e pamundur, te shpartallimit te PS dhe Edi Rames. Sa med shpejt te vetelargohet, aq me mire per te, se ne nuk na prish dot mendjen dhe as punen, eshte nen nivelin medioker, si njeri dhe i ulet si “politikan”. Nuk na shqeteasojne tamtamet e zedhenesve te Berishes brenda radheve te PS.
    Ju lumte per shkrimin, eshte ne kohe per lexuesit e shumte te gazetes DITA.

    Reply to this comment
  2. gregori May 11, 19:37

    Ben bibilushi, qe vetem politikan nuk eshte, nje parazit disa vjecar ne radhet e PS, duhej te ishte larguar me kohe nga PS, le te merrej te formonte parti me Fatosin e Kacin, ka edhe dy-tre shoke te tjere, qe u larguan me perpara, ndersa ky ngeli si kunje per te vazhduar misionin e pamundur, te shpartallimit te PS dhe Edi Rames. Sa me shpejt te vetelargohet, aq me mire per te, se ne nuk na prish dot mendjen dhe as punen, eshte nen nivelin medioker, si njeri, dhe i ulet si “politikan”. Nuk na shqetesojne tamtamet e zedhenesve te Berishes brenda radheve te PS.
    Ju lumte per shkrimin, eshte ne kohe per lexuesit e shumte te gazetes DITA.

    Reply to this comment
  3. Jimi May 11, 20:10

    Ky Bilbilushi me menyren se si po sillet, me jep imazhin e kronikanit turk Evliha Celebiut qe ne kohen e betejave te famshme midis taborreve turke dhe luftetarve shqiptare te udhehequr nga Skenderbeu, nga maja e nje shkembi, large fushes se betejes, vezhgonte se si zhvillohej beteja,zografiste ne nje karte te madhe sa nje carcafe axhansin e tij per fatin e betejesi, cili me pas do ti dergohej portes se larte! Kjo ishte detyra e kronikanit, vetem kaqe!

    Reply to this comment
  4. "BALASHI" May 12, 11:20

    Qemal Isufaj! Njeri mjaft i vemendshem. Bravo! Po ti lidhesh theniet e grupit qe komenton nder vite, te jepet pershtypja e puna e tyre kunder vendit e pro karriges se tyre me ne krye Fatosin e degjeneruar, qe lutej si alabak per ta propozuar PS si President.
    Ai humbi ne 2005 me turp. Korrupsion i madh, pije pa fund, kazino, tundje shkundje pa kuptim, braktisje detyre ne kohe te veshtira, perbuzje njerezish, dembel. Orari i punes se tij ishte: 12.00 ne pune firmoste e tallej me kedo, kazini 02.00 te dites deri 03.00 te nates, gjume 03.00 deri 11.00. Ne pune prap 2 ore. Ky qe Tosi e pasuesit e sotem te tij. Xhep Mejdani ulurinte si bebe kur Sala i mori institucionet me force ne 1998 duke harruar se ishte Komandant i Pergjithshem.
    Turp per ta. Kujtesa e popullit te thjeshte eshte me e madhe se e çdo historiani.
    I jane derdhur qeverise lloj-lloj hijenash, çakenjsh e gjarperinjsh. Ku eshte Tosi tere kete kohe? Ç’ eshte kjo rastesi kritikash pikerisht ne fushate e kohe zgjedhjesh? Keto kritika me kujtojne kritikat qe beheshin per Babain e Kombit Ismail Qemali dhe sidomos kunder qeverise me progresive te kohes siç qe ajo e te madhit Fan Noli, per te prure ne pushtet nje halldup anti kombetar si Ahmet Zogollin. Atehere, per hir te se vertetes, ndihmuan edhe nga jasht KRYEZINJT. Tani Kryezinjt i kemi brenda vetes.
    Akoma nuk e kupton grupi juaj famekeq se populli i thjeshte i ka kuptuar hilete tuaja tinzare.
    Boll me…

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi May 13, 13:59

      Nuk je fare me këmbët në tokë o qemal isufaj? Mjafton t’ju them se asgjë nga ato që ngre për Ben Blushin nuk do të vërtetohet. Ke diskutuar e ke shkruar vetêm militantizma!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*