Kritikat, Ibra: Nuk më intereson se çfarë thonë

March 26, 2015 13:21

Kritikat, Ibra: Nuk më intereson se çfarë thonë

Në Francë ende nuk janë shuar polemikat në lidhje me Zlatan Ibrahimovic, fjalët e rënda që lëshoi suedezi në fund të ndeshjes së Ligue 1 të humbur ndaj Bordeaux, ku ndërsa shfrynte ndaj arbitrit shau rëndë Francën si vend, vazhdojnë të ngjallin diskutime. Vetë Zlatan gjithsesi, pasi kërkoi publikisht falje duket se i ka vënë përfundimisht një gur përsipër kësaj historie. Futbollisti suedez i grumbulluar me kombëtaren e tij për ndeshjen e së premtes me Moldavinë për kualifikueset e Euro 2016, foli për çështjen që ka mbetur në vëmendjen e opinionit publik francez duke siguruar se ai vetë interesohet vetëm për opinionin e njerëzve të tij më të afërt, miqve dhe familjarëve. “Për sa i përket asaj që thonë gjithë të tjerët, qofshin këta ministra apo gazetarë, kjo gjë as që më prek fare, më besoni”.

Ndjesa e kërkuar nga Ibrahimovic pas ngjarjes nuk i ka bindur francezët, edhe sepse pozicioni i tij në drejtim të arbitrit të ndeshjes Lionel Jaffredo nuk ka ndryshuar. “Askush nuk e pyeti veten se përse isha aq i nxehur. Një arbitër duhet të jetë në gjendje që ta kryejë siç duhet punën e tij”.

Zlatan Ibrahimovic nënvizoi se fjalët e tij janë fryrë dhe transformuar nga ata që nuk i duan të mirën. “Kërkojnë vetëm një mënyrë për të më penguar dhe që unë të bëj figurë të keqe. Por unë mbetem në majë, ndihem mirë aty dhe askush nuk do t’ia dalë të më heqë prej aty”.

March 26, 2015 13:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*