Kritikat ndaj Bashës, deputeti i PD: Biografia e familjes, argument monist

July 4, 2017 20:48

Kritikat ndaj Bashës, deputeti i PD: Biografia e familjes, argument monist

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu kundërpërgjigjur kritikëve të tij dhe rolit të kunatit të dhe gruas së kryedemokratit.

Sipas Salianjit, biografia e familjes është një argument monist dhe shkretim i mendimit. Ai thotë se ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen, ndërtohen konspiracione.

STATUSI I SALIANJIT
Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit! Lulzim Basha ka përgjegjësi për zgjedhjet dhe e ka marrë përgjegjësinë për zgjedhjet.

Çdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues të lartë të administratës ka përgjegjësi për zgjedhjet! Se sa dhe se si do ta vlerësojnë me votë anëtarët e PD-së dhe po ashtu analiza e plotë në çdo seksion të Partisë Demokratike.

Ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndërtohen konspiracione dhe akoma më keq i bëhet biografia e familjes si në monizëm, ky është mjerim politik, mungesë argumenti dhe shkretim i mendimit përveçse dëshpërim i papërmbajtur personal!

July 4, 2017 20:48
Komento

4 Komente

  1. Humbesi July 4, 21:04

    Llogjike shume e kthjellet ,duhet te jete kryetar prape sepse ka humbur zgjedhjet.dhe tjetra Basha e di me mire se te tjeret se si te dale nga gjendja.por edhe po humbi 4vjeçarin qe vjen prape ai di me shume akoma,por po te rrije tere jeten kryetar ai do dali i pjekur fare

    Reply to this comment
  2. Lili July 5, 08:32

    Ah tash po fillon pra analiza edhe pyetja pse heshti Berisha gjate gjithe fushates

    Reply to this comment
  3. lejlek July 5, 09:37

    Mjere PD me pinjolle si puna jote, shterp ne mendime e huazime fjalimesh.

    Reply to this comment
  4. ema July 5, 12:01

    ky cuni I ri ta shpif fare, me ka bere pershtypje ne nje bisede televizive se si I drejtohej dhe I fliste professor Skender Gjinushit, qe aty ja hoqa vizen . pa educate dhe arrogant sic eshte pothuajse I gjithe brezi I ri I “politikaneve ” TURP nga keto lloj “monstrash”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*