Kritikët e Bashës shpallin platformën politike për ringritjen e PD. Çfarë përmban ajo

October 3, 2017 20:28

Kritikët e Bashës shpallin platformën politike për ringritjen e PD. Çfarë përmban ajo

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi dhe kritikë të tjerë të Lulzim Bashës kanë shpallur sot një platformë politike që synon ringritjen e partisë më të madhe opozitare. Lexoni më poshtë çfarë përmban ajo dhe kush janë mbështetësit e saj.

PLATFORMA POLITIKE E LËVIZJES PËR RINGRITJEN E PD

Të ndërgjegjshëm për peshën e vecantë të opozitës në zhvillimin e vendit dhe të shqetësuar për gjendjen, që po kalon Partia Demokratike, si forca kryesore e saj, ne një grup i madh përfaqësuesish politikë të saj, vendosëm të paraqesim këtë platformë, e cila synon t’i japë zgjidhje krizës dhe e kthen atë me shpejtësi në rolin që i takon. Lista e mbështetësve të këtij dokumenti mbetet e hapur dhe ne ftojmë çdo anëtar, simpatizant e votues të Partisë Demokratike dhe të opozitës në përgjithësi, që ta mbështesë atë.

PSE PARTIA DEMOKRATIKE ËSHTË NË UDHËKRYQ?

Partia Demokratike gjëndet sot në një situatë kritike për shkak të drejtimit të gabuar, i cili ka sjellë si pasojë deformimin e madh të programit e përfaqësimit politik, përjashtimin e forumeve dhe anëtarësisë nga vendimmarrja dhe dëmtimin e rëndë e progresiv të fuqisë elektorale të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjegjësi kryesor për gjendjen, për rezultatin e saj katastrofik në zgjedhjet e 25 qershor dhe për goditjen e qëllimshme të elementëve më bazikë të bashkëjetesës dhe të ekuilibrave të domosdoshëm të forcës sonë politike.

Ai është, gjithashtu, autori kryesor i farsës së zgjedhjeve të 22 korrikut, të cilat e rënduan edhe më shumë krizën e besimit tek anëtarësia e Partisë Demokratike dhe e kompromentuan akoma më shumë reputacionin e saj përballë publikut.

Tashmë janë fakte të pranuara edhe prej atij vetë, që Lulzim Basha veproi në thyerje të plotë të statutit dhe të traditës sonë, kur nënshkroi  e i fshehu antarësisë e publikut marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama, kur paraqiti pa e konsultuar me askënd listën e deputetëve të Partisë Demokratike, dhe kur pas humbjes së paprecedent mori vendimin për të shkuar në zgjedhjen e kryetarit, pa lënë kohë dhe mundësi për analizë dhe reflektim.

Efektet e këtyre vendimeve sollën që në apelin e opozitës të mungojnë 230 mijë zgjedhës, të cilët refuzuan të votojnë siglën e PD në zgjedhjet e fundit, 14 deputetë më pak në parlament dhe një kryetar partie, që doli nga një proces i shëmtuar, ku u mbushën haptazi kutitë dhe ku vota nuk pati asnjë vlerë.

Për pasojë të drejtimit të gabuar në këto 4 vjet, që kulmoi sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së 18 majit, Partia Demokratike gjendet sot në një krizë të shumëfishtë numrash, përfaqësimi dhe besimi, por mbi të gjitha pa një projekt serioz rimëkëmbjeje, që të tregojë dritë në fund të tunelit.

ÇFARË SYNON LËVIZJA PËR RINGRITJEN E PD?

Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike lindi si nevojë e demokratëve për të korrigjuar deformimet e mëdha, si e vetmja menyrë që mund t’i mbante ata të bashkuar dhe rikthimin e forcës sonë politike sa më shpejt në një alternativë të denjë dhe të aftë për të mundur kundërshtarin, që në përplasjen e parë me të.

Synimi i saj është që, përmes zgjedhjeve të përgjithshme, me rregulla të qarta dhe gjithëpranuara, të bashkojë dhe të ringrejë Partinë Demokratike për ta rikthyer atë në forcën kryesore qeverisëse e vendit. Duhet të jetë anëtarësia ajo që të vendosë, nëse kjo alternativë ka mbështetje ose jo dhe e vetmja mënyrë që ky projekt të testohet është vota e demokratëve, në një proces të drejtë, të lirë dhe të pandikuar.

Ne mendojmë se vetëm një parti e bashkuar, e demokratizuar, ku njihet përgjegjësia, ku pranohet ajo dhe reflektohet për korrigjimin e çdo deformimi të qëllimshëm ose jo, mund t’ia dalë që të kapërcejë çdo përplasje apo mospërputhje të brendshme dhe të bëhet e aftë për të fituar zgjedhjet dhe për të qeverisur vendin.

Ne jemi të bindur se një largim i mënjëhershëm nga drejtimi i personalizuar dhe arbitrar dhe kalimi në vendimmarrje kolegjiale, ku respektohet çdo anëtar dhe cdo forum, do ta ringrejë shumë shpejt Partinë Demokratike. Rrugën tjetër e provuam dhe na çoi në greminë elektorale.

Duke qenë të vetëdijshmëm për ndjeshmërinë e lartë të anëtarësisë së PD, pas ngjarjeve të fundit, kjo lëvizje nuk ka për qëllim të përjashtojë askënd nga kontributi për bashkimin e ringritjen e forcës sonë politike. Deviza “askënd për të humbur, gjithëkënd për të fituar” është në funksion të këtij objektivi. Duke pasur si qëllim kryesor bashkimin dhe ringritjen ne mendojmë se vetëm një proces korrekt zgjedhor brenda nesh mund t’i japë legjitimitetin e nevojshëm të gjitha institucioneve të Partisë Demokratike dhe ta kthejë atë në një forcë moderne dhe konkurruese.

Nisur nga rrethanat e mësipërme, ne propozojmë:

1-Caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku të përfshihen të gjitha institucionet e saj.

2-Procesi i analizës në parti të drejtohet nga një grup (komision) pune me përfaqësim të balancuar dhe të ketë në qendër të tij sqarimin dhe trasparencën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratike, që nisin me marrëveshjen e 18 majit, heqjen nga fushata te simboleve te partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjinë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale të kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 qershorit.

Mandati i këtij grupi (komisioni) shkon deri përfundimin e zgjedhjeve. Kompetencë kryesore e këtij forumi të jetë miratimi i një pakete rregullash, që japin garanci të plota për një proces korrekt zgjedhor brenda PD.

Krijimin e një komisioni për ndryshimet statutore të balancuar përpilon dhe harton ndryshimet e nevojshme, ku të garantohen parimet e sipërpërmendura.

3-Ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë, që të kryesohet nga një përfaqësues i Lëvizjes për Ringritjen e PD, si garanci minimale për zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ruajtjen e këtij përfaqësimi dhe këtij formati në të gjitha komisionet e votimit në nivel dege dhe qarku.

KONCEPTI YNË PËR NJË PARTI MODERNE DHE DEMOKRATIKE

-Partia Demokratike është forcë politike e qendrës së djathtë, e cila i qëndron principeve bazë të familjes europiane, ku bën pjesë, në përshtatje të arsyeshme me kushtet specifike të Shqipërisë.

-Partia Demokratike përfaqëson dhe mbron interesin publik të qytetarëve shqiptarë në të gjithë aktivitetin e vet. Ajo lufton dhe mbron kauzat dhe interesat e çdo shqiptari, që pranon vlerat dhe parimet e saj. Partia Demokratike angazhohet për një vëmendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve politikë, pronarëve legjitimë dhe shtresave të tjera mbështetëse tradicionale të saj në këto 27 vite.

-Partia Demokratike angazhohet në një betejë të vendosur dhe parimore për të korrigjuar defektet e rënda të sistemit politik, që kanë ardhur duke u rënduar në vitet e fundit. Ajo njeh dhe pranon përgjegjësitë e saj në këto deformime dhe është e gatshme që ndryshimin e madh ta fillojë nga vetja.

-PD synon të shndërrohet në një model shembulli, besimi dhe suksesi, jo vetëm për të djathtën, por për të gjithë politikën shqiptare. Ne jemi të bindur se bunkerizimi i partive dhe përqëndrimi i vendimmarrjes në një ose pak duar i ka sjellë dëme të mëdha ambjetit politik dhe shoqëror në Shqipëri.

-Partia Demokratike është shtëpia politike e anëtarësisë, e cila është i vetmi pronar real i saj. Aksionet e secilit anëtar, që nga niveli më i ulët, e deri tek kryetari i partisë, i përcakton vetëm vota. Askush nuk ka të drejtë që për cfarë do lloj arsyeje të tjetërsojë investimin e një anëtari të Partisë Demokratike, dhe kjo vlen për të gjitha nivelet, që nga seksioni, e deri tek kryesia apo grupi i saj parlamentar.

-Flamuri, simbolet, shenjat dalluese dhe historia e Partisë Demokratike janë burim krenarie dhe trashëgimie i anëtarësisë së saj. Ato mund të ndryshohen vetëm nga Kuvendi i partisë ose me referendum.

-Partia Demokratike është një instrument i demokratëve për të ndryshuar dhe qeverisur Shqipërinë, dhe jo si një qëllim në vetvete i një njeriu apo një grupi personash për të gëzuar privilegje, qoftë edhe duke mbetur përjetësisht në opozitë.

-Kolegjialiteti dhe jo drejtimi i personalizuar është parimi, që udhëheq të gjithë aktvitetin e Partisë Demokratike në të gjithë piramidën organizative të saj.

-Partia Demokratike udhëhiqet nga respektimi strikt i librit të rregullave, i vetmi garant i bashkëjetesës demokratike të anëtarësisë. Shenjtërimi i statutit të saj do të thotë përgjegjësi automatike e kujtdo që e shkel atë, që nga kryetari, e deri tek anëtari më i thjeshtë i PD.

-Përfaqësimi politik në Partinë Demokratike bazohet në vullnetin e anëtarësisë dhe çertifikohet nga forumet e saj me votë. Kontributet, rezultatet elektorale dhe performanca janë kriteret bazë që përcaktojnë karrierën politike në PD.

-Meritokracia është arsyeja kryesore, që përcakton hierarkinë në PD. Përfaqësuesit e lartë politikë të saj i nënshkrohen një procesi verifikimi të pastërtisë së figurës, i cili përfshin kohën e diktaturës dhe të gjithë vitet e postpluralizmit në Shqipëri.

-Organizatat partnere janë gjenerator i rëndësishëm për sukseset elektorale të PD. Përfaqësimi politik i tyre garantohet nga statuti dhe tradita.

-Mbajtja e përgjegjësisë nuk është akt individual, por normë statutore në PD. Përgjegjësia shkon në përputhje me nivelin e përfaqësimit. Kryetari i partisë, si vendimmarrësi kryesor, është edhe përgjegjësimarrësi më i madh.

– Humbja e zgjedhjeve politike shoqërohet me dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të Partisë Demokratike. Gara për kryetarin e ri dhe e forumeve të tjera garantohet nga një paketë rregullash, që miratohen nga Kuvendi i Partisë.

-Raportet me aleatët dhe me kundërshtarin, koalicionet në opozitë apo në mazhorancë, përcaktohen nga rregulla të qarta staturore, që autorizojnë forumet më të larta të PD për të marrë vendimet.

-PD ka detyrimin të vihet në krye të përpjekjeve për riformatimn e së djathtës në Shqipëri, si forca kryesore e këtij spektri, duke u bazuar në interesa më të gjëra se të sajat.

-Partisë Demokratike i takon misioni i bashkimit të cdo faktori antiqeveritar në vend, për të maksimalizuar aksionin e e opozitës duke e trajtuar atë si një lëvizje kombëtare.

Mbështesin platformën:

Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku…

October 3, 2017 20:28
Komento

10 Komente

  1. Xha Teme October 3, 21:06

    Me sa rregullohet gunga e gungacit aq rregullohet kjo cete kriminale me emrin PeDe. Me Ridvan Bolen,Sherefedin Tartakutin dhe mafiozin Genc Ruli kerkoni ju te reformoni PeDen??? Ju kerkoni vetem koken e Lulashit dhe te futeni brenda tepsise se jeni jashte. Kaq o horra qe fshiheni pas normave statutore. Populli ju ka damkosur me vulen e hajduteve, krimineleve dhe si shites te interesave kombetare.

    Reply to this comment
  2. Mark uk leshi October 3, 21:38

    Te gjithe keta laparake kane ngre nga nje luge corbe te prishur dhe do te vjellin gjithe jeten.
    Maskarenj, kriminele, bashkeautor ne vite kunder shqiptareve dhe pisa njesoj si ata qe jane sot ne forumet e SHQUP-it.

    Reply to this comment
  3. NJE QYTETAR SHQIPTAR October 3, 21:57

    Z.Patozi , keto qe rendit ti ketu , jane brockulla e demagogji , qe nuk ngjitin ne popull . Ne se PD-ja , qe ishte shpresa me e madhe ku shqiptaret i mbanin syte , do te kishte ditur ta bente vendin me te pasur , me te forte dhe njerezit do ta donin me shume e do te ishin shume me teper atdhetare .Ju e filloni ketu me fjalet : “… P.D. perfaqeson dhe mbron interesat publike te qytetareve shqiptare ne te gjithe aktivitetin e vet , Ajo lufton dhe mbron kauzat dhe interesat e cdo shqiptari …..”
    E verteta qe e kemi perjetuar mbi shpine , ne keto gati tri dekada , eshte se as edhe njeren nga keto qe deklaroni me kaq solemnitet ju , nuk e ka menduar kush prej lidereve te saj . Ju flisni pikerisht per ate qe i ka munguar teresisht kesaj partie dhe per pasoje nuk mund te na jepni asnje garanci se mund te lulezoni tani.
    E verteta aksiome , qe nuk e luan topi eshjte se PD-ja u krijua qysh ne fillim si nje bashkim tyrli njerezish me vlera e pa vlera , me dinjitet e pa dinjitet , kriminele e bandite te mbushur me mllefin antikomunist qe i vune kazmen cdo gjeje , te mire e te keqe , qe ishte bere me djersen dhe gjakun e ketij populli , etj. etj. qe nuk mund te thuhen ne nje koment , por ajo qe e fundosi kete parti dhe po e con drejt tretjes eshte , se ajo eshte drejtuar qe nga fillimi ne menyre autoritare , me dore te hekurt , me prepotence e pa sens demokratik , qe emri Parti Demokratike i mbeti vetem si nje levozhge e pa vlere per te mbuluar e fshehur ate qe kishte brenda . Tek nje popull i varfer , i prapambetur e ne pjesen derrmuese me prirje te majta , te indoktrinuar per gati gjysme shekulli , te terrorizohej per dite , bile edhe ne ditet e sotme , me gogolin antikomunist , kur populli iu njifte e iu njef mire te kaluaren e prejardhjen tuaj , ju bente cdo dite e me te pabesueshem e te frikshem . Pse , cfar po ben Luli , me teper se cberi e po ben akoma Saliu ?! Luli vecse po perpiqet te imitoje si klloun ,ato qe Saliu demonstroi qe nga krijimi i PD-se . Juve iu demtoi shume edhe mbledhja e mjaft llumrave te tejkonsumuar te se majtes e te njerezve pa ideale , qe pa frike mund ti quash mbetje te pa riciklueshme . Si mund te rehabilitohej Arben Imami , pas gjithe atyre qe beri kur mbeti i pa kenaqur dhe e braktisi PD-ne ?! Po Kaci i Zi , si mund te futej ne stanin e PD-se me kosore ne dore per te hapur kafka ?! Jane te shumte dhe nuk po flas per te tjere, qe cuan PD-ne ne kete derexhe !
    Te gjitha keto , e shume te tjera , te bejne te mendosh se PD-ja e ka mbyllur pa sukses ciklin e saj dhe do te beje mire te shkrihet dhe rikrijohet nga e para , me idealet e verteta te se djathtes moderne europiane . Europa ka histori shume te pasur te se djathtes, pervoje te vjeter e te re , qe mund t`iu vleje shume , qe te mund te rifitoni besimin e humbur tek shqiptaret .

    Reply to this comment
  4. shqip October 3, 23:23

    Keta ne asnje rast nuk e permendin padrinon , Saliun . Ne kete liste mungojne Saliu dhe Jozefina . Mungon edhe kritiku , burri i Gites 3% . Po edhe emra ” kri(th)ikesh si Paloka apo Ristan rakia . Kjo qe Po ben skuadra e te ngelurve me gisht ne goje , eshte vetem humbje kohe dhe energjie . Nese e keni ndare mendjen , krijoni nje formacion te ri politik . Pretendoni se keni shumicen e anetaresise , shume bukur , ata do t’ju vijne pas . Megjithese ju jeni nje bande lakejsh , qe duheni shkrire nje ore e me pare . Ne pd nuk ka ideale , as moral . Ka vetem anti ligj , anti shtet , e mbi te gjitha çvatje .

    Reply to this comment
  5. MH October 3, 23:28

    Po Zhelefina qendron ne ujrat neutrale.Apo ne gadishmerin e krokodrilit per te shqyer ndonji thele!
    SHQUP shpuarit “suksese”!

    Reply to this comment
  6. pelivan October 4, 00:35

    po Z>Arben Imami,pse s’eshte ketu,apo eshte me bashen?!…

    BASHA DHE SALEHI.

    Mbeten ne udhekryq
    ulur kembekryq,
    bejne kryq
    dhe hane fjalekryq!…

    Reply to this comment
  7. parti e gjithe popullit October 4, 08:57

    Pd u formua ose me mire e lejoi ramizi (me urdher te brendshem) mbasi u permbys socializmi.
    Te gjithev ju kujtohen hipotezat e ramizit me kuadrot komunist si sali berisha e co.
    Ramizi po sikur keto org e masave ti kthejme ne parti….
    he si thua ti sali…..
    saliu si skile servil gungac i romes,po ja shoku ramiz populli shqiptar nuk eshte akoma per pluralizem……
    dhe kuro rbbo alija e pa qe gjithcka mori tatpjeten urdheroi njeriun me te besuar sali(dhe ky bertiste rrofte kom legjendar….) qe te formonte te ashtuquajturen pd me sigurimsa dhe komunistet me fanatik….
    Dhe tani na del pd sikur na permbysi socializmin ,salikomunisti si skenderbeu qe erdhi ne kruj(dhe ky nga shpellat ne tirane),na del si parti e popullit(si ppsh) ecetera e ecetera(thote avukat ngjela)….
    kjo parti e popullit ku pervec komunisteve dhe sigurimsave si ortek mori edhe gjithe llumin e hajduteris qe ishte mbajt zap nga diktatura(se kete te mire e kishte soc) ,edhe tani na del nje astrit qe do ta shpetoj kete parti do qe ta ngrej dhe ta shpetoi nga lulushi…..
    o tempo o mores po astrit skenderbeu,harron ose nuk ja mban qe ta shpetoj nga idhulli i tyre qe e komandoi lulushin kryetar,historia perseritet ramizi vuri saliun,saliu lulin qe ta kishte te ardhmen e familjes te sigurt.
    Prandaj more astrit me flet qe te behesh i besushem shkeput pd nga saliu,nga krimet qe ju keni bere,nga grabitjet dhe shkatrrimet qe keni bere ne keto 27 vjet.
    Beni nje analize te plot ,perse populli dhe dashamiresit u shkeputen dhe ju urrejn ju te gjitheve,por ju se beni dot nje gje te til sepse nuk ju lene vilat dhe paret e vjedhura qe ja kaluat edhe bllokmeneve qe ju i shani cdo dite……
    Na u bene partickat si arzat dhe tufezat e ramizit…

    Reply to this comment
  8. Nathanaili October 4, 10:14

    PD-ja ka marre pergjigjen me vote nga elektorati per qendrimet e saj ne vite.Ajo largoi ne vite te gjithe themeluesit e saj,duke u zhveshur nga vlerat dhe historia e saj per ta bere PD -ne prone per vete.Perndoqi e rrahu te burgosurit politik.I hoqi mandatin Liderit te demokracise,Azem Hajdarot dhe ne fund e nxori ne prite per ta eleminuar.Ndau token ne menyre fatale,pasojat e te ciles nuk mund te zhduken me,pa e rrafshuar tere vendin.Lejoi dhe stimuloi firmat piramidale,duke krijuar premis per shkatrrimin e vendit.Futi Shqiperine ne Konferencen islamike,akti me i turpshem e me skandaloz perballe kerkeses se shqiptareve “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.I beri karshillek SHBA-se me mendjemadhsi e fodullek,por e pa se pa SHBA-nuk ben dot,por ishte teper vone.Shkaterroi nje zonete tere duke vrare shume njerez ne Gerdec.Po ashtu vrau edhe ne mes te bulevardit e ne mes te dites 4 protestuesit.Ka larguar nga Tere kuadrot me vlera ,duke mbajtur prane klyshe komuniste e sigurimsa me te cilet eshte mbarsur shume PD-ja.Ka percare te gjitha partite e djathta e me vlera historike duke i rrenuar ato.Ka bere aleanca te majta gjate tere historise ne pushtet si me Gjinushin,Xhuvelin,Meten.Ka pranuar ne PD mbetjet e PS-se.Ka Eleminuar disa kundershtare.E me ne fund vrau veten.Populli thote”Kush vret veten nuk mund t’i kerkoje kuj gjak,por shkon gjakhupur.

    Reply to this comment
  9. Zgalem October 4, 14:28

    Vai i kukuvajkave
    Detyra e PD nuk ishte vetem vendosja e pluralizmit , por krijimi i shtetit ligjor me fizionomi te djathte , sipas setences , “ Ta bejme Shqiperine si Europa “ . Perdorej dhe parulla , per politiken e brendshme : “ Komunistet ne hanxhar , pensionistet ne litar “ . Kjo parulle gjeti zbatim te diferencuar . PD-ja , komunistet i konvertoi ne demokrate , ndersa pensionistet , me pensionet qesherake , konsiderohen te varur .
    Vec vendosjes se pluralizmit , PD deshtoi ne menyre graduale , deri sa ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017 , siguroi me pak se 30 % te vendeve ne Parlament , nga 60 % te vendeve , qe administroi ne vitin 1992 . Mjafton kjo shifer , per te gjykuar se PD dhe e djathta e re , qe ajo kryeson ,ndodhet brenda dekadences vdekjeprurese politike .
    Sejcili nga keta eksponentet demokrate , pro ose kunder kryetarit , Basha , ben dekllarara , jep mendime si do te ringrihet Partia nga hiri i zjarrit masiv te Qershorit 2017 . Fjalimet jane te kalkuluara , qe te mos preket as ne thember autoriteti i themelusit, Berisha .
    Nje gje bie ne sy , shume qarte : Te tere flasin si te trembur, qe nga Oli , Mustafai , Patozi, Gjana , Topalli dhe vete kryetari i rizgjedhur , Basha. Pak analize dhe shume vajtim . Vajtojne fatin e Partise , qe i rriti , i pasuroi , i shkolloi , i nxorri nga nenvleresimi dhe varferia. Sejcilli ka besim se ka thene me te miren e mundshme , per te shpetuar shtepine e perbashket demokratike , qe ndodhet ne koma. Sejcili gjykon , se nuk mund te kete PD , pa mesimet dritdhenese te Berishes , madje duhet te jete prezent , qofte dhe i ballcamosur . Berisha ne PD vleresohet si orakull .
    Une gjykoj , se kjo Parti degradoi me shume vonese .
    Per t’i rene sa me shkurt veprimtarise se PD , po permend vetem dy shembuj .
    Nje nga themelusit me aktive te PD ka qene i riu Azem Hajdari . Djale kurajoz , idelist , besnik i idealeve demokratike , por gjat rruges se PD , Azemi pa se bashkeshoket e idealit e anashkaluan kauzen dhe ju perkushtuan interesit vetiak . Azemi ishte me aktiv se shoket , prandaj u mobilizua me te tera forcat , per ta cvleftesuar pronen e popullit shqiptar dhe per ta pervetesuar lire ose falas . U kthye ne nje bandit ordiner , trafikant armesh dhe droge . Droga ne Shqiperi nuk njifej , perpara se Azemi ta kultivonte hapur ne Lazarat. Sejcili bashkekohes mund te tregoi mijra episode dhune , kontrabande dhe konfliktualiteti me Azemin dhe me PD . Kete pseudodemokrat anarshist , Partia berishiste e konsideron hero te demokracise .
    Shembulli i dyte . Bizesmeni Remzi Hoxha u kap nga strukturat e sherbimit te fshehte berishist dhe figuroi i zhdukur pa varr, pa asnje arsye te bere publike . Bizesmeni ka jetuar edhe ne monizem , por nuk u godit as me pupel . Ne kete veshtrim berishizmi rezulton nje diktature e mirfillte me fytyre naziste .
    Me kaq mund te krijohet ideja se cila eshte fytyra reale e Partise berishste , qe aktualisht ndodhet ne koma .
    Ne nje bisede televizive , zonja Topalli u shpreh : “ Basha e ka kthyer PD ne biznes familjar . “ Ky eshte nje vrojtim shume real i kesaj Zonje , por ne vend te Bashes te vinte shumicen dermuse te efektivit te PD , ku ajo ka kryer funksione te larta .
    Kam mbetur pa mend, kur degjova nepermjet Emin Gjanes, se PD kishte 103 mije antare . Ku paskish qene kjo lukuni amorfe , qe u ngrit ne kembe si nje trup i vetem, per te pervetesuar pronen publike , qe e kish vene me gjak populli i shumvuajtur nen diktature !
    PD eshte nje organizem , qe zhvilloi hajduterine me te madhe , qe ka ndodhur ndonje here ne kete vend . Populli kurre nuk behet ortak me hajdutet . Si mund ta votoi populli nje organizem te tille, qe vetquhet , politik?
    Pse duhet te behen fajtor gjith efektivi i Partise dhe jo vetem drejtusit funksionare , kur kjo nuk ndodhi me ish antaret e Partise se punes ? Kjo spjegohet se e vetmja gje , qe u fitua e plote , kete tranzicion ishte e drejta e fjales . Ku ishin antaret e thjeshte te PD , kur beheshin bemat dhe gjemat , qe siper treguam ? Po kur policia vrau burrat e pa armatosur ne bulevard ? Po kur u vrane femije dhe puntore me meditje ne Gerdec ?
    Sa here eshte shtuar nje antar i PD , jane varferuar ose jane vrare 2-3 shqiptare .
    Per Partine demokratike te vertete ka nevoje pluralizmi dhe Shqiperia , por rindertimi i PD nuk eshte veprim qe e kryejne keta zera te mekur , qe i ngjajne vait te kukuvajkave .
    Ka 5 muaj , qe vajtohet pa pushim mbi arkemortin e PD . Vajtojne te zotet e shtepise dhe 4 vajtosa , qe kane ardhur per dite morti nga partite aleate te koalicionoit . Eshte pak t’i quash mercenare . Ketyre u shkon cilesimi ortake ne hajduteri . Duke qene ne drejtimin e Partive te tyre , marrin mandatin nga Partia meme . Mund te quhn mandate me qera .
    Pd lipset te ringrihet nga themeli , jo duke vajtuar , por duke analizuar rrenjesisht . Fillimisht duhet ta flaki berishisizmin , si nje lecke , qe e turperon . Pastaj te analizoi vetveten . Nuk mund te reformohet PD me gjurme berishiste . Eshte humbje kohe .
    Me mire se kushdo kete realitet e ka shprehur funksionari veteran i PD , Emin Gjana : “Do hapet kutia e zeze , per PD “ , ka deklaruar zyrtarisht zyrtarisht , Gjana. Tamam kjo duhet !Kutia e zeze ka marre formen e njeriut te gjalle , me emrin Berishe . Ne kete Parti , ka nje liste te gjate me kriminele, te natyrave nga me te ndryshmet . Sejcili hajdut eshte po kaq kriminel .
    Veprimtaria e Pd duhet t’i neneshtrohet nje vettingu te rrepte . Ky vetting , nuk ka pse te jete me i bute se ai i drejtesise . Pasurite dhe parate e pa justifikuara,te c’do PD -isti , t’i kthehen popullit . Shqiperia eshte rrast i vecante ne lindjen staliniste. Ne Shqiperine enveriste gjithcka ishte investuar ne pronen publike , nuk kishte as nje gjurme te privates . Vetem akumulohej dhe investohej . Rogat ishin sa per te mbajtur frymen gjalle. Prona publike vertitet te shifra 100 miliard $, me e larta, ne ish Europen lindore , ne raport me popullsine banuse .
    Antaresia , qe do te dali pas vetingut partiak do te jete perfaqesusja e nje te djathte , qe i duhet Shqiperise dhe qe do te pretendoi te hyje ne rotacion , per qeverrisje.
    Do te sukestrohen prona , shtepi , vlera monetare te pa justifikuara , qe do t’i kthehen popullit .Pd istet kane rrembyer me shume nga prona publike , duke u fshehur pas tesres. Kete kataris duhet ta kryejne dhe Partite satelite, qe nuk jane larg PD nga perfitimet kriminale . E vetshpallura e djathte postkomuniste , i ka sjelle vetem andralla Shqiperise dhe aleateve tane perendimore .
    Themelimi i PD te vertete lipset te ndodhi sa ma shpejt , ne dobi te shendoshjes se klimes demokratike perendimore , ku Shqiperia ka aspiruar gjithe jeten . Nuk ka pse te mos jene keta persona , nismetare, por pasi te kene bere katarisin antiberishist . Me Berishen ideollogjik , partia mbetet bande e bojatisur me ngjyra kllouni . Zgalem . Tetor 2017

    Reply to this comment
    • sopiqoti October 4, 15:46

      O te nderuar pd – ista.! Sa te keni neperkembe fshatarin nga Vicitoli ju mori lumi.Basha eshte koneja e tij.Mos u ankoni per Bashe se vet e late t’ju dkretitoje per tre muaj me cadren.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*