Shkarkohet zv.dekani i Inxhinierisë, kritikoi qeverinë pas tërmetit

December 24, 2019 21:54

Shkarkohet zv.dekani i Inxhinierisë, kritikoi qeverinë pas tërmetit

Sindikata ka kërkuar transparencë mbi vendimin e shkarkimit nga detyra të zv.dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj, fill pas deklaratave kritike që ai bëri ndaj qeverisë pas tërmetit.

 

Sindikata e Punonjësve të Universiteve të Shqipërisë, SPUSH, ka kërkuar nëpërmjet një deklarate publike që Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë të bëj publike arsyet e shkarkimit nga detyra të zv.dekanit, Agim Seranaj.

Në deklaratën e saj Sindikata nënvijëzon se ka regjistruar shqetësime të shumta mbi këtë vendimmarrje, qoftë nga debatet mediatike, reagimet në rrjetet sociale, si dhe në rrjetet akademike profesionale mbi mundësinë e ndikimit në këtë vendimmarrje nga faktorë jashtë universitetit.

“Mjegullës së krijuar i bashkangjitet dhe mungesa e motivacionit të plotë e shterues brenda vendimit për shkarkimin e zv.Dekanit të FIN,” shprehet Sindikata.

“SPUSH kërkon të sigurohet që kjo vendimmarrje është çliruar nga çdo lloj ndikimi, si dhe nuk ka të bëjë me qëndrimet profesionale të zotit Seranaj, qofshin ato të shprehura në media, duke i konsideruara qëndrimet e tij si personale dhe të mbështetura në të drejtën Kushtetuese të shprehjes së lirë të mendimit, qoftë dhe para publikut të gjerë,” shtoi ajo.

Seranaj u bë një emër i njohur në media pas tërmetit vdekjeprurës së 26 nëntorit, me kritikat e tij ndaj reagimit të qeverisë dhe institucioneve në inspektimin e dëmeve dhe përcaktimin e ndërtesave të dëmtuara.

Ai u shkarkua nga detyra me datë 20 dhjetor, me një vendim të Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Neritan Shkodrani, i cili nuk ishte i arsyetuar.

Për shkak të dhe reagimeve publike lidhur me shkarkimin e Seranajt, si dhe qëndrimeve të tij kritike ndaj institucioneve pas tërmetit të 26 nëntorit, Sindikata i kërkon dekanit të FIN dhe rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, të sigurojnë opinion publik që kjo vendimmarrje nuk ka ardhur si rrjedhojë e presionit nga qeveria.

“Do të ishte në interesin akademik të institucionit tuaj që, deri në informim transparent mbi këtë vendim, të shikohen mundësitë ligjore të pezullimit të zbatimit të tij,” përfundon SPUSH.

 

****

Me shkurtime nga Reporter

 

December 24, 2019 21:54
Komento

10 Komente

  1. Florida December 24, 22:26

    Sa gjynah ky me Dawn Syndrom qenka pushuar.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri December 24, 23:26

    Dhe ky Shtet qe te largon nga vendi i punes per motive politike si ne diktature,pretendon te behet antar i BE-s!
    Shqiperia eshte marre peng nga nje bande gangsterash,me ne krye nje Kryeminister drogaxhi,te cilit Perendimi
    ja ka perplasur deren ne fytyre si partner i padenje.Kllonimi i debilitetit”rilindas” vazhdon.

    Reply to this comment
  3. demo December 25, 03:40

    Termeti ja dhjeu Fasadat 360 miljoneshe.
    Me 360 miljone euro ndertohet jo Durresi,por edhe katundi Shqiperi nga e patra.
    Meso ti o Fasade me bojna kryeminister te ndertosh Kanale kullues,sa shtrati i Bunes.Keto nuk duken.
    Meso te ndertosh hidrovore me pompa te fuqishme,qe nuk duken.
    Meso si ndertohen banesat me soleta,me plinta betoni te mbushur me hekur ,qe nuk duken.
    Meso te pyllezosh,te drenazhosh,te ndertosh prita qe nuk duken.
    Meso te besh pune qe jane te dobishme,te domosdoshme qe nuk duken,se pas Termetit,do te vije Permbytja.dhe DO TE NXJERRE PERSERI BYTHEZBULUAR,or fasade!
    Leri palmat 2000 euroshe Holliwoodjane,se ato jane per sheiket e Dubait,qe e hedhin shurren perpjete si shatervan nafte.

    Reply to this comment
  4. ETHEM LALAJ December 25, 09:58

    Bravo D I T A:
    -O ZIGUR QORROVINA:PER SERANAJ ME VJEN KEQ SE E KAM PATRIOT.POR LERE QEVERINE REHAT.NUK ESHTE PUNE E QEVERISE POR E VET DEKANATIT,PUNE BRRYLASH.
    -RAMA NUK PO MERRET ME SALIZMIN QE KA BERE NAMIN DUKE VJEDHUR E VRARE MBI 20.000 NJERZ NE 30 VITE..SE NUK KA DREJTESI.
    -GEZUAR D I T A,GEZUAR NJEREZVE TE MIRE.

    Reply to this comment
  5. Gini December 25, 22:50

    Ka sha mretin..

    Reply to this comment
  6. Adih December 26, 02:35

    Ky Rama ja ka kaluar edhe Enver Hoxhes per diktature ,sa me shpejt duhet te lidhet me litare ,ce panden vehten ky pallosh , Perandor ?, tamam si tokat qe po vjedh diten per diell me 1 euro metrin 2 ne Jale e gjithandej i lidhur me krimin.. ,
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim