Kritikon programet e asistencës sociale, Macron shpenzon 58.000 dollarë për pjata

June 16, 2018 17:44

Kritikon programet e asistencës sociale, Macron shpenzon 58.000 dollarë për pjata

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë shpenzuar plot 58.000 dollarë për një set me 1.200 pjata, i cili përmban 300 pjata ngrënieje dhe 900 pjata dekorative.

Gazeta satirike “Le Canard Enchaine” ka zbuluar të mërkurën se vetëm një pjatë e pikturuar me dorë kushton të paktën 465 dollarë.

Pjatat janë prodhuar nga fabrika e porcelanit “The Sevres” dhe kostot do të mbulohen nga buxheti vjetor i Elysee, i cili financohet pjesërisht nga Ministria e Kulturës në Francë.

“The Sevres” ka prodhuar pjata për Elysee që në vitet 1800 dhe vlera në fjalë do t’u shkojë artistëve që dizenjuan pjatat e reja.

Megjithatë, një shpenzim i tillë është parë nga njerëzit në Francë si kontradiktor ndaj qëndrimit që Macron ka shfaqur së fundmi, duke kritikuar programet e asistencës sociale.

s.a/dita

 

June 16, 2018 17:44
Komento

1 Koment

  1. Krist June 17, 01:35

    Ky eshte Presidenti i Frances,dhe Franca eshte FRANCE,ku e gjithe bota,i ka patur dhe i ka syte.Ku edhe Shkrimtari yne Kadare,mbasi injoroi Gjirokastren (vendlindjen e vet),per Tiranen,duke mos ja varur as Moskes,zgjodhi pikerisht PARISIN,per te jetuar dhe punuar-si ne shtepine e vet-duke shtuar dukshem prodhimtarine e tij,natyrisht,si pasoje e jetes qe ben ne PARIS.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim