Kriza e emigrantëve, itinerari devijohet drejt Spanjës

August 12, 2017 20:59

Kriza e emigrantëve, itinerari devijohet drejt Spanjës

Spanja mund të kthehet në “Greqinë” e re. Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në vendin iberik, deri më tani gjatë këtij viti, është 3 herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, siç bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin.

Plot 8.385 emigrantë mbërritën nga deti në territorin spanjoll, gjë që nënkupton se vendi mund t’ia tejkalojë Greqisë, që deri më tani ka pritur 11.713 persona.

Gjithnjë e më shumë emigrantë e konsiderojnë më të sigurtë itinerarin drejt Spanjës. Më herët gjatë javës, video të shfaqura nga media të ndryshme treguan një gomone të mbushur me emigrantë teksa mbërrinte në një plazh në Cadiz, duke befasuar pushuesit që gjendeshin atje.

Shumë prej atyre që zgjedhin të përshkojnë itinerarin më të gjatë drejt Europës, përmes Marokut, janë nga vendet afrikane, përfshirë Senegalin, Gambian, Guinean dhe Bregun e Fildishtë.

E me gjithë rritjen alarmante të shifrave, Spanja vazhdon të jetë shumë prapa Italisë, e cila ka pritur më shumë se 96.861 emigrantë deri në datën 9 gusht. Sipas të dhënave, shifrat totale të emigracionit drejt vendeve të BE-së kanë rënë me 60 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

August 12, 2017 20:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*