Kriza e emigrantëve, Meta-Avramopoulos: Shqipëria vend evropian, do kontribuojë brenda kapaciteteve

March 18, 2016 16:54

Kriza e emigrantëve, Meta-Avramopoulos: Shqipëria vend evropian, do kontribuojë brenda kapaciteteve

Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi sot një drekë pune me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoulos me të cilin biseduan rreth krizës së refugjatëve dhe mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë evropiane.

Duke biseduar mbi situatën e fundit të krizës migratore të refugjatëve në Evropë dhe veçanërisht në rajon, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se kjo është një krizë e paprecedentë që kërkon një përqasje më të koordinuar evropiane. Meta theksoi se Shqipëria është një vend evropian, dhe si i tillë do të kontribuojë në përballimin e kësaj krize me solidaritet dhe përgjegjësi evropiane, brenda kapaciteteve të saj.

Meta nënvizoi se Shqipëria është e gatshme të kontribuojë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj evropianë, duke përforcuar njëkohësisht kapacitetet e saj humanitare, strukturat e sigurisë, inteligjencës, regjistrimit dhe vetimit të refugjatëve që mund të kalojnë nga territori i saj.

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë z. Dimitris Avramopoulos shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimet dhe gatishmërinë e autoriteteve shqiptare dhe vuri në dukje se Shqipëria ka jo vetëm një eksperiencë të gjerë historike në përballimin e krizave humanitare, por edhe një përqasje evropianiste ndaj krizës aktuale që ka prekur rajonin dhe vendet e tjera të BE-së.

Në përfundim, Meta dhe Avramopoulos biseduan edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme dhe ndanë bindjen se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe një bashkëpunim më i ngushtë me strukturat evropiane si Europol, do të kontribuojnë në rritjen e ndjeshme të luftës së Shqipërisë ndaj këtyre fenomeneve negative.

March 18, 2016 16:54
Komento

2 Komente

  1. + March 18, 21:06

    qeverite shqiptare i nenshtrohen tutorit grek,Shpetojeni te mbyturin qe u mbyte dhe juve o derrat e politikes ,se mbrapte.

    Reply to this comment
  2. Everteta March 19, 11:13

    Po more Ilir Merri e strehoi ne sarajet e tua dhe ushqei se ke kapacitet. Sa per ne te tjeret qe na keni lene rrugeve nuk duam me shume probleme sec kemi.Ju per nje cike karrige te vrisni more zoteri dhe shisni gjithcka ne funksion te menderes tuaj te mos ju luaj mga larrigja qe keni zaptuar.Turp tu vije beni pazare ne kurriz te vendit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*