Kriza e Erdogan në Turqi

April 2, 2015 14:34

Kriza e Erdogan në Turqi

Njeriu i fortë i Ankarasë duket se nuk po kalon ditët e tija më të mira në 13 vjet qeverisje. Përshkallëzimi i episodeve të dhunës dhe akteve terroriste në vend, mund të shpjegohet vetëm me krizën e madhe sociale dhe ekonomike që ka përfshirë vendin. Një krizë e multiplikuar akoma më shumë nga tensionet politike, dhe arroganca me të cilën Erdogan ka drejtuar vendin vitet e fundit.

Alarmet për bombë në fluturimet e Turkish Airline, black-out i pashpjegueshëm dhe rrëmbimi i prokurorit duket se nuk janë thjesht një koincidencë e rastit,por një strategji e mirëfilltë tensioni në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në qershor.

Ambicia dhe megalomania e tij ka kapërcyer limitet e realitet. Përplasja e fundit me kryeministrin Ahmet Davutoglou, për drejtimin e partisë dhe vendimi i marrë nga ky i fundit për hapjen e negociatave me ish militarët kurdë të PKK, duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Erdogan.

Erdogan shpreson që në zgjedhjet e 7 qershorit, partia e tij AKP, të arrijë të marrë 2/3 e parlamentit, gjë e cila do t’i hapte rrugë ndryshimit të Kushtetutës, duke e transformuar Turqinë në një Republikë Presidenciale.

Keqqeverisja e Erdogan, jo vetëm në politikën e brendshme por edhe në atë të jashtme, që shumë analistë e kanë cilësuar si katastrofike, për Turqinë dhe për rajonin, ka shtyrë shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara te rishikojnë marrëdhëniet me Turqinë.

Nga sondazhet e fundit, partia e Erdogan jo vetëm që nuk arrin të marrë 2/3 e parlamentit, por rrezikon seriozisht edhe shumicën e thjeshtë.

Me gjithë vështirësitë dhe problemet qe po kalon vendi i gjysme hënës, Erdogan është i bindur se forca të “errëta” po komplotojnë kundër tij duke minuar paqen dhe stabilitetin e vendit.

Për momentin, as nuk i shkon nëpër mënd që ai mund të jetë pjesë e problemit.

April 2, 2015 14:34
Komento

5 Komente

  1. Erdo April 2, 15:15

    Nuk eshte duke negociuar Davutoglu me PKK por vete Erdogani. Njeriu i tij me i afert, shefi i sherbimeve sekrete por negocion me terroristet e PKK. Erdogani eshte stermbullari i gjithe ketyre proiblemeve qe po ka Turqia.

    Nje diktatoruc i ndyre qe shikon vetem familjen e vete, nje Berishe ne makro.

    Sa per info, vetem nje gote ne sarajet e reja te erdoganit kushton 500 euro. Ky eshte ndyresira qe drejton sot Turqine.

    Reply to this comment
    • Arben April 3, 14:24

      SA PER INFO

      TURQIA KA 2 FISHUAR FUQINE EKONOMIKE GJATE 10 VITEVE TE FUNDIT.

      ERDOAN PO JU JEP TE DREJTAT KURDEVE DHE PO VENDOS QENDRUESHMERINE E VENDIT.

      MJAFTON TE TE KUJTOJ SE OCALAN U KAP NE AMBASADEN E GREQISE NE KENIA DHE CESHTJA E KURDEVE PERDORET NGA KUSHDO PER TE DESTABILIZUAR TURQINE.

      TURQIA KA ZGJEDHJET KETE VIT, PRANDAJ BEHEN GJITHE KETO SULME TERRORRISTE NDAJ SAJ.

      DO MARRIN TE GJITHA PERGJIGJE NGA VOTUESIT TURQ, MOS KI MERAK.

      Reply to this comment
  2. tirona April 2, 16:47

    Qani hallet e shqiptareve e mos u merrni me te tjeret se e kane zgjidhur punen e tyre.

    Reply to this comment
  3. Tiktik April 2, 16:50

    Diktator, putin

    Reply to this comment
  4. Mit Simoni April 2, 17:10

    Erdogan = Fashist-islamist

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*