Kriza e monedhës turke, turqit ‘hakmerren’ duke djegur dollarin

August 16, 2018 13:38

Kriza e monedhës turke, turqit ‘hakmerren’ duke djegur dollarin

Pas zhvlerësimit drastik të monedhës turke lira që erdhi si rrjedhojë e përplasjes diplomatike të SHBA-së dhe Turqisë, qytetarët e kësaj të fundit janë shfaqur në video duke djegur dollarin amerikan.

Ndonëse presidenti turk Recep Tayip Erdogan u ka kërkuar qytetarëve që t’i këmbejnë dollarët dhe eurot në lira për të lehtësuar situatën financiare që ka goditur vendin, disa qytetarë të irrituar në vend që t’i këmbejnë ato, i kanë djegur.

Katari i ka premtuar Turqisë në mesin e kësaj krize investime prej 15 miliardë dollarësh. Gjatë një vizite në Ankara, emiri i Katarit Al Thani miratoi paketën e projekteve ekonomike, investimeve dhe depozitave, duke i ardhur në ndihmë Turqisë ashtu siç bëri edhe Turqia dy vite më parë kur Katari u përball me bllokadën.

Pas vendimit të Katarit, monedha turke lira pati një rritje të lehtë me 3 për qind.

s.a/dita

August 16, 2018 13:38
Komento

4 Komente

  1. KORÇARI August 16, 14:39

    Popull [email protected], të jesh kaq idiot sa të besosh se duke djegur dolarë dhe duke thzer ajfonë i bën dëm AMERIKËS , është kulmi i idiotllëkut, më idiot vdes.

    Reply to this comment
  2. Jim August 16, 15:43

    Nuk e di pse njerzit besojne ne kete menyre Ju ka dale si ne kohen e Enverit tek ne Bar do hame e parimet nuk I shkelim

    Reply to this comment
  3. Arben August 16, 19:56

    Ja dolen Turqit, lira po forcohet, dhe e kaloi

    dallgen e sulmit me sukses.

    Reply to this comment
  4. Fbi August 17, 02:51

    Po’ forcohet drejt hales Sic Jane vete si popull amerika ta merr frymen o arben xhihadisti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*