Kriza e pushtetit në Kosovë, nis transmetimi i telenovelës: “Albin Kurti, antiamerikan”

February 26, 2016 22:45

Kriza e pushtetit në Kosovë, nis transmetimi i telenovelës: “Albin Kurti, antiamerikan”

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar mes bashkëpunëtorësh te vet, se “shqiptarët(e Kosovës) nuk e duan Amerikën”. Por thjesht ata “kanë frikë se mos Amerika i lë”.

Ky qëndrim i është marrë si antiamerikanizëm nga disa gazetarë në Kosovë, që i janë hedhur Kurtit “në fyt” duke e cilësuar si rrezik.

Po a meritojnë këtë lloj agresioni deklaratat e Kurtit? A kemi garancinë se këta që sot zënë be e rrufe për Amerikën, e duan vërtet, apo ashtu është leverdia?

E njëjta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri.

T’u japësh status ambasadorëve nuk do të thotë detyrimisht se i do ata, aq më tepër që këtu ka patur shumë ambasadorë me status të privilegjuar: italian, jugosllav, sovjetik, kinez. Vallë të gjithë i kemi dashur? Me Kurtin mund të mos jesh dakord për shumë gjëra, ai madje mund të jetë edhe vetë antiamerikan, por kjo nuk do të thotë se pohimet e tij nuk kanë vërtetësi.

Të përdorësh një diskutim për të njollosur si antiamerikan drejtuesin e një opozite që po bën me dhimbje koke pushtetin e Prishtinës, i diskredituar anembanë dynjasë si i superkorruptuar, është thjesht dhe vetëm lëmosha e fundit që pushteti luan për të ruajtur veten.

Pa lënë mënjanë këtu ngjashmërinë me atë filmin shqiptar ku thyerja pa dashje e bustit të Enver Hoxhës, u transformuar në një tragjedi.

ResPublica

February 26, 2016 22:45
Komento

9 Komente

  1. antonio February 27, 07:41

    “E njejta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri.”
    Ky formulim eshte i sakte qe s’e luan topi!
    Per cfare e kemi SHBA-ne aleat strategjik,kur na la te na sundonte nje ARMIK i Shqiperise si Sali Berisha?
    Kur ai futi nen kembe drejtesine,qe ka masakruar gjithcka ne Shqiperi?
    Qe shkaktoi Tragjedine e Gerdecit me 26 te vrare,21 janarin me 4 te pushkatuar ne bulevard,me 7 miliard leket e vjedhura ne Banke dhe Guvernatori del i pa fajshem?
    Qe votat ne zgjedhje vidhen hapur,ne syte e ambasadoreve dhe ata HESHTIN!!!
    Jooooo,miqte NUK I DUAM PER SEHIRXHINJ!
    Te pakten nga pervoja e ENVER HOXHES,ai nuk i konsideronte keshtu ALEATET STRATEGJIKE!
    Ja edghe Kosova ku eshte katandisur,per turp!

    Reply to this comment
  2. Arben February 27, 08:08

    ALLAHU EKBER.

    RRUGA E ALLAHUT ESHTE RRUGA E DUHUR.

    Reply to this comment
  3. antonio February 27, 08:17

    “E njejta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri.”
    Ky formulim eshte i sakte qe s’e luan topi!
    Per cfare e kemi SHBA-ne aleat strategjik,kur na la te na sundonte nje ARMIK i Shqiperise si Sali Berisha?
    Kur ai futi nen kembe drejtesine,qe ka masakruar gjithcka ne Shqiperi?
    Qe shkaktoi Tragjedine e Gerdecit me 26 te vrare,21 janarin me 4 te pushkatuar ne bulevard,me 7 miliard leket e vjedhura ne Banke dhe Guvernatori del i pa fajshem?
    Qe votat ne zgjedhje vidhen hapur,ne syte e ambasadoreve dhe ata HESHTIN!!!
    Jooooo,miqte NUK I DUAM PER SEHIRXHINJ!
    Te pakten nga pervoja e ENVER HOXHES,ai nuk i konsideronte keshtu ALEATET STRATEGJIKE!
    Ja edhe Kosova ku eshte katandisur,per turp!

    Reply to this comment
  4. trollna February 27, 08:37

    Amerika,ku ka interes,e ku ka pasuri,per te zhvatur i do,i ndihmon,e aty ku nuk e duan i pushton,i sakaton dhe ate qe do e remben.Kjo ka qene eshte e do te jete Amerika.
    E qe edhe Shqiptaret sot po shohin se Amerika do qe kete baza ushtarake ne Kosove,Shqiperi,e ku do,te detyron te mbash muhaxhidine,helme,POR ASNJEHERE KETA ZVARANIKET UDHEHEQSAT TONE NUK I THANE: NA BEJ NJE PRIVILEGJ,KETIJ POPULLI TE VUAJTUR,TE RENUAR,NA HIQ VIZAT PER AMERIKE PER SHQIPTARET”
    Te tjerat kuptohen.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE February 27, 10:22

    Ore s’e kam aspak dert pse Albini ose edhe cilido shqiptar tjeter eshte antiamerikan, antirus, antiserb, antigrek, antibullgar, antiitalian… po dertin e madh e kam kur te gjithe po behen antishqiptare

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  6. E po kjo pune! February 27, 10:35

    Albini mund te jete politikan kurajoz por duhet te deshmoje akoma me shume mencuri dhe te mos e beje si lopa. Nuk eshte ceshtje dashurie por respekti dhe mirenjohjeje dhe rrjedhimisht admirimi per SHBA per rolin kyc ne historine e kombit tone se toku me Austrine. Sa per dashuri, “kurvat” e politikes kudo ne trevat shqiptare nuk te lene rradhe por me llafe ama sepse ne realitet ata jane servil te pacipe qe flasin me dy kute dhe urrejne popullin dhe kombin sikurse nje takem “proamerikanesh” kane bere nga 1997, Gerdeci, shitja e detit etj etj!!!! “Proamerikan” antishqiptar nuk i duhet as dreqit por kushdo qe eshte proamerikan real, eshte patriot dhe anasjelltas.

    Reply to this comment
  7. ilirjan February 27, 15:01

    Albin Kurti eshte nje shqiptar i vecante, i rralle. Ndaj duhet degjuar dhe respektuar po ne menyre te vecante.
    Sa per ata qe kerkojne te ulin personalitetin e Albinit, do tu pergjigjesha se me kundervenien tuaj perbaltni vehten tuaj, por njekohesisht lartesoni me tej portretin dhe personalitetin e Albin Kurtit.
    Personalisht do te shprehesha se Sh.B.A.-ja deri me sot eshte e kenaqur me shkaterrimin e Shqiperise Socialiste, se bashku me kete shkaterrim ka ndodhur edhe shkaterrimi i mireqenies se shumices se shqiptareve. Sh.B.A.-ja ka heshtur per krimet qe pushteti i Sali Berishes ka kryer per keto 20 e kusur vite. Dhe si ironi e mosveprimeve te Padroneve te pushtetareve te Shqiperise, pushtetare u thencin sepse vetem per vehten – familjen-rrjetin e tyre besnik kane menduar, tashme kane hedhur ne ambjentin shqiptar karten e dekriminalizimit dhe antikorrupsionit(!!) – pra kerkojne te bojatisin ndotjen qe krijoi sistemi i tyre ne Shqiperine e Paster.
    Edhe ne Kosove luhet e njejta karte, loje. Si pasoje:
    Pushtetaret u shndruan ne sozi te pushtetareve te Shqiperise.
    Albin Kurti ka folur dhe flet drejt, sepse nje shqiptar i rralle, po rralle gabon. Amerikanet nuk na duan me shume se Albini. Faktet flasin dhe vertetojne.

    Reply to this comment
  8. Kuq e zi February 27, 15:42

    Kurti eshte nje politikan qe nuk i ka ardhur akoma koha ne kosove
    Amerika preferon njerez te korruptuar apo te djegur politikisht sepse i kontrollon me lehte
    Shqiperia eshte shembull ku asnje komunist nuk pagoi vetem se i premtuan besnikri amerikes e ku do gjente me besnike amerika ne shqiperi se komunistet
    Pra ne kosove ska demokraci pa u mbyllur ceshtjet me serbine

    Reply to this comment
  9. Na bashkoj kenga popullore February 27, 16:01

    ALBIN KURTI i vetmi lider qe ka talent politik ne mbar trevat Shqiptare,eshte shum e nevojshme dhe e domosdoshme per Kombin ton mbeshtetja e ktij diplomati ne mas nga te gjith shqiptaret pa dallim bindjesh partish apo ku di un

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*