Kriza e refugjatëve, Gjermania në udhëkryq

February 15, 2016 20:08

Kriza e refugjatëve, Gjermania në udhëkryq

Angela Merkel ka njoftuar më herët, gati një muaj më parë, se pas samitit europian më 18 dhe 19 shkurt, kancelarja gjermane do të bëjë një bilanc të përkohshëm të strategjisë së ndjekur deri më tani nga qeveria e saj për çështjen e refugjatëve. Por sa më shumë afrohet samiti, aq më i madh bëhet presioni që ushtrojnë ata që pohojnë se kjo strategji është e dështuar.

Nëse kthehet duarbosh nga samiti i BE-së, Merkel duhet të votëbesohet nga Bundestagu, ka kërkuar lideri i liberalëve të FDP-së, Christian Lindner. “Autoriteti i Kancelares është dëmtuar rëndë”, tha ai.

Një goditje e fortë vjen edhe nga “Wirtschaftsrat”, një organizatë pranë CDU-së që përfaqëson interesat e sipërmarrësve gjermanë. “Në qoftë se në samitin e ardhshëm evropian nuk arrihet një marrëveshje mbi çështjen e refugjatëve, Greqia duhet të përjashtohet nga zona Shengen”, propozon për “Welt” sekretari i përgjithshëm i Wirtschaftsrat, Wolfgang Steiger. Argumenti i tij: Gjermanisë do t’i kushtonte më pak mbyllja e përkohshme e kufijve se sa ndjekja e politikës aktuale të dyerve të hapura. “Nuk kemi kohë të presim që Greqia në fund t’u përmbahet standardeve evropiane, përderisa nuk po përmbush detyrimet e veta. Shengenit do të duhet të lëvizë më shumë në drejtim të Evropës Qendrore”, thotë Steiger.

Diametralisht i kundërt është qëndrimi i zëvendës/Kancelarit dhe liderit të SPD-së, Sigmar Gabriel, i cili kërkon që Greqia të mos izolohet. “Të përzësh, apo të margjinalizosh një shtet anëtar të BE-së është një zgjidhje fiktive, që helmon debatin evropian”, ka thënë Gabriel. Në të njëjtën kohë kreu i social – demokratëve i kërkon Gjermanisë më shumë investime për të nxitur rritjen ekonomike në Europë. “Për sa kohë Gjermania do të kërkojë vetëm solidaritet për refugjatët, por nuk do të jetë e gatshme të investojë më shumë se deri tani në rritjen dhe punësimin, askush nuk do të na ndihmojë”, ka shtuar Gabriel.

Ndërkohë, nga CDU shtrohet kërkesa për të shqyrtuar mekanizmin e rishpërndarjes së Fondit Social Evropian, në mënyrë që Gjermania të mund të marrë më shumë burime për të përballuar shpenzimet për refugjatët. Tani për tani Merkel nuk e ndryshon linjën e saj për të reduktuar ndjeshëm numrin e refugjatëve, pa sakrifikuar parimin e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen. Një objektiv që kancelarja e ka mbrojtur në fundjavë në Hamburg, duke bërë këtë herë një koment sarkastik: “Shumë vetë më thonë: kemi pasur një jetë edhe para Shengenit. Unë u them: Edhe para bashkimit të Gjermanisë ka pasur një jetë dhe atëherë kufijtë mbroheshin akoma dhe më mirë”. /DITA

February 15, 2016 20:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim