Kriza e shkaktuar nga pandemia/ Ku ndahen BB, FMN, Berzh dhe qeveria Rama në projeksionet për ekonominë shqiptare?

October 14, 2020 19:43

Kriza e shkaktuar nga pandemia/ Ku ndahen BB, FMN, Berzh dhe qeveria Rama në projeksionet për ekonominë shqiptare?

Fmn është e fundit ndër institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare që ka publikuar projeksionet për ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë dhe pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Krahasuar me Bankës Botërore dhe Berzh, Fondi Monetar Ndërkombëtar duket të jetë më optimisti sa i përket të ardhmes së ekonomisë sonë.

Institucioni parashikon një normë rritje të ekonomisë shqiptare pranë -7.5% këtë vit, ndërkohë që Banka Botërore e parashikon në -8.4%, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i mbetet besnik projeksionit të pranverës, dhe flet për një kolaps të ekonomisë sonë me 9% gjatë vitit aktual.

Edhe për vitin e ardhshëm të tre institucionet ndahen në projeksione. FMN flet për 6.1% rritje, Banka Botërore projekton një zgjerim në 5%, pra ndjeshëm më të vogël, ndërkohë që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim flet për vetëm 4.5% rritje ekonomike.

Kujtojmë se qeveria shqiptare projekton një rritje ekonomike vitin e ardhshëm pranë 6%, të paktën sipas deklaratave të vetë kryeministrit Rama./scan

o.j/dita

October 14, 2020 19:43
Komento

2 Komente

  1. Adih October 15, 00:53

    Ne do kemi nje rritje 60 % ne 21 .Hashashi u poq ,Tani do e vjelim .simvet te gjitha parcelat ne te gjithe teritorin na kane dhene nje prodhim te mbare .kemi dhe nje fat tjeter ,cmimi eshte ritur .Lum si ne, gradacela do ndertojme.

    Reply to this comment
  2. Arben October 15, 06:05

    Edhe me projeksione, shiko shiko, projektohet sa thellë do t’i hyjë popullit, do t’i dalë nga goja apo deri në fyt i arrin.

    Aman projeksionet e bashkimit urupian

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim