Kriza e Turqisë mund të pengojë ndikimin e saj në Ballkan

September 6, 2018 10:40

Kriza e Turqisë mund të pengojë ndikimin e saj në Ballkan

 

Frikë për ndalimin e investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor…

Në jug të Serbisë, kompania turke e prodhimit të pjesëve për automobila është parë si shpëtimtare, duke qenë se krijoji me qindra vende të reja pune dhe i dha jetë një rajoni që, për një kohë të gjatë, kishte qenë i pazhvilluar dhe i shkretuar prej luftës së viteve ‘90.

Por me zhvlerësimin dramatik të lirës turke, për shkak të frikës së investitorëve dhe mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ka shqetësime se në Serbi dhe në pjesën tjetër të Ballkanit, investimet nga Turqia do të pakësohen, shkruan FoxNews.

Analistët thonë se tronditja financiare e vendit mund të ngadalësojë investimet në Serbi, Bosnjë, Maqedoni dhe Kosovë, ku Ankaraja po kërkon që të influencojë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, bashkë me BE-në, Kinën dhe Rusinë.

“Ne jemi të shqetësuar, se kriza në Turqi nuk do të kalojë pa pasoja për ne”, – tha ministri i Tregtisë Rasim Ljajic, kur lira turke u zhvlerësua.

Tregtia midis Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë është zgjeruar nga 430 milionë dollarë në 2002 në 3 miliardë dollarë në vitin 2016, ku Serbia përgjigjet për pothuajse një të tretën. Turqia është tashmë në dhjetë partnerët kryesorë për Serbinë dhe në tre kryesorët për Kosovën.

Udhëheqësit e Europës Perëndimore janë të shqetësuar për zgjerimin e ndikimit autoritar të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor zyrtarisht duan të bashkohen me BE-në, por kërkesat e tyre janë pezulluar për shkak të problemeve të brendshme të BE-së, si Brexit dhe kjo ka ekspozuar Ballkanin ndaj ndikimeve shtesë ekonomike dhe politike nga Turqia, Kina dhe Rusia.

Ballkani ka qenë nën pushtimin otoman për 500 vjet, që do të thotë se ka edhe lidhje kulturore – për shembull, në Bosnjë dhe Kosovë me trashëgiminë myslimane, që kanë ndihmuar Turqinë të jetë më e pranishme.

Disa mendojnë se Ballkani Perëndimor është mjaft i rëndësishëm gjeopolitikisht për Erdoganin dhe se Turqia do të përpiqet të mbajë investimet dhe tregtinë e saj ekzistuese.

Aleksandar Medjedoviç, anëtar i bordit të Këshillit të Biznesit Turko-Serb, thotë se Turqia do të jetë në gjendje të mbajë investime, por që ato të mund të shtyhen për një periudhë më të vonë.

“Lëvizjet në normat e monedhës vendase kanë qenë gjithmonë të ndikuara nga ekonomia”, tha Medjedovic. Por, shtoi ai, “Ballkani është një fushë strategjike për investitorët turq”.

Në Bosnjën e dominuar nga myslimanët, ndikimi i saj politik është rritur që nga lufta e përgjakshme atje në vitet 1990. Prej xhamive dhe financimit të arsimit kanë siguruar rreth 300 milionë euro për projekte jofitimprurëse në Bosnjë.

Duke demonstruar shkallën e ndikimit politik të Erdoganit në Bosnjë, presidenti turk zhvilloi një tubim parazgjedhor në maj në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, pasi tubime të ngjashme u ndaluan në Gjermani dhe Austri.

Ankaraja vitin e kaluar premtoi 3 miliardë euro për financimin e ndërtimit të një autostrade midis Sarajevës dhe Beogradit.

Medjedoviç tha se Turqia e sheh Ballkanin, veçanërisht Serbinë dhe Kroacinë anëtare të BE-së, kryesisht si një “portë” për mallrat e saj në Bashkimin Evropian. Pra, ka dilema në lidhje me investimet e reja, por edhe me ato ekzistuese si në fabrikën e pjesëve rezervë në Vladicin Han, një qytet i vogël serb me rreth 20,000 njerëz, ku punësia është e lartë. Fabrika prodhon kryesisht pjesë gome për sisteme të ftohjes dhe ngrohjes për klientë si Volkswagen, Skoda, Audi apo Porsche.

Menaxheri turk i fabrikës, Fikret Aynibal, tha se kompania mëmë Teklas Automotive ende nuk ka në plan të ndalë investimet në Serbi dhe në rajonin më të gjerë për shkak se planet e investimeve janë pesë deri në dhjetë vjet.

a.s/dita

September 6, 2018 10:40
Komento

1 Koment

  1. Xxx September 6, 10:53

    E do shume Turqia e Erdoganit, Serbine e Rusine. S’na plas fare. As per Turqine as per Serbine e as per Greqine. Nje mut jane te treja.
    Per ne te jete mire SHBA dhe BE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*