I nxehti, Veliaj: Aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kurseni ujin

June 29, 2017 15:45

I nxehti, Veliaj: Aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kurseni ujin

 

Temperaturat e larta dhe thatësia që ka përfshirë gjithë Europën, ka detyruar Bashkinë e Tiranës që të mbledhë grupin e Taks Forcës për të diskutuar për planin e masave për përballimin e kësaj situate emergjence në kryeqytet.

Ashtu si edhe në shumë qytete të tjera, të Italisë si Parma e Perugia, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpalli gjendjen e emergjencës në kryeqytet deri në kapërcimin e situatës.

“Lavazhet dhe pishinat mund edhe të mbyllen përkohësisht nëse do të jetë e nevojshme”, tha Veliaj.

“Monitorim i aktivitetit  të lavazheve dhe pishinave dhe mbylljen e përkohshme nëse do të jetë e nevojshme. Kush lanë makinën e vet me ujë të pijshëm do të përfundojë në komisariat”, tha kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Ai bëri të ditur se  sapo ka mbaruar një by pass që furnizon dhe zonën e Unazës së Re nga burimet e Bovillës për të evituar mungesën e ujit nga tharja e puseve në Laknas dhe Bërxullë.

“Duke qenë se dhe Bovilla ka rënë, edhe sasia e ujit që vjen nga Bovilla është gjithashtu modeste, për të mos thënë minimale. Më rezulton që dhe ndërhyrja që kemi pasur sot me policinë e shtetit tashmë i ka dhënë rezultatet e para dhe në depot e Kasharit kemi një rritje të nivelit vetëm falë 150 ndërhyrjeve që kemi bërë sot në mëngjes”, tha Veliaj më tej.

Kryetari i Bashkisë sqaroi se investimet e bashkisë në punë publike si shatërvanët e sheshit “Skënderbej”,  janë konceptuar për të minimizuar konsumin e ujit.

Veliaj tha se ky sistem nuk ka asnjë lidhje me sistemin e furnizimit me ujë të qytetit të Tiranës.

June 29, 2017 15:45
Komento

3 Komente

  1. info analitike June 29, 17:40

    Po ky sikur do te sillte ujin 24H ne Tirane e do te hiqte depozitat nga taracat e pallateve! Lali Eri si lali enveri te cajme bllokaden.

    Reply to this comment
  2. ss June 29, 19:50

    Keta jane fare sikur thatesira eshte vetem per Shqiperin i njejti avaz te njejta probleme Jashte jetojme nuk di te paguaj uje dhe taks force uji Pyetja eshte do bejme shtet…dhe shtet nuk u beme kurre””

    Reply to this comment
    • nje shqiptar ne Itali June 30, 12:46

      Ti ss , jeton jashte dhe nuk paguan ujin ? Me falni , po , ku jetoni juve jashte , ne Afganistan , Zimbabve , Honolulu , apo sudan ? Pse , paska ne bote shtete ku nuk paguhet uji ? Ike ore , derdimen .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*