Kriza e Venezuelës, Maduro: Benzina duhet të shitet me çmim ndërkombëtar

August 14, 2018 10:27

Kriza e Venezuelës, Maduro: Benzina duhet të shitet me çmim ndërkombëtar

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar rritjen e çmimit të karburanteve të subvencionuara, me qëllim që të frenojë kontrabandistët që i shkaktojnë vendit miliona dollarë dëme.

“Benzina duhet të shitet në nivelin e çmimeve ndërkombëtare për të ndalur kontrabandimin e saj në Kolumbi dhe Karaibe”, tha Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Venezuela u ofron shtetasve të saj një çmim tejet të subvencionuar, sikurse e bëjnë edhe shumë kombe të tjera prodhuese të naftës. Por, kontrabandistët përfitojnë nga kjo situatë, pasi e rishesin karburantin në vende fqinje për të korrur të ardhura shtesë.

Mediet lokale raportojnë se një filxhan kafeje kushton 0.5 dollarë në tregun e zi. Për të njëjtin çmim, kushdo mund ta mbushë një automjet personal tip SUV me karburant rreth 9.000 herë.

Maduro tha se “subvencionet e drejtpërdrejta” do t’u ofrohen sërish shtetasve me karta identiteti venezueliane, nëse ata i regjistrojnë automjetet e tyre në censusin qeveritar, por nuk e bëri të qartë sesi do të funksionojë kjo skemë.

Edhe pse konsiderohet si vend i pasur me naftë, është pikërisht kjo pasuri që qëndron në rrënjët e shumë problemeve ekonomike të saj.

Të ardhurat nga nafta përllogariten sa 95 për qind e të hollave të siguruara nga eksportet në Venezuelë dhe kjo nënkupton se, kur çmimet e naftës ishin më të larta, shumë para përfundonin në arkat e qeverisë venezueliane.

Ish presidenti socialist Hugo Chavez, i cili qëndroi në pushtet nga shkurti i 1999-s deri në  mars të 2013-s, shfrytëzonte një pjesë të këtyre parave për të financuar programe sociale që reduktonin pabarazinë dhe varfërinë. Por, kur çmimi i naftës ra ndjeshëm në vitin 2014, qeveria u përball papritur me një krizë në financa, e për këtë arsye ka shkurtuar disa prej programeve sociale më popullore.

s.a/dita

August 14, 2018 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*