Kriza ekonomike nga Covid-19, zbulohet shifra që do të përfitojë Shqipëria nga BE

August 11, 2020 15:02

Kriza ekonomike nga Covid-19, zbulohet shifra që do të përfitojë Shqipëria nga BE

Në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare, Këshilli i Bashkimit Evropian, do të ofrojë ndihmë 180 mln euro për Shqipërinë.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.

Në paragrafin për Shqipërinë shkruhet, “180 milion euro për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale”.

Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Valdis Dombrovskis, zv/ kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin. Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit, ne përpiqemi të ndihmojmë vendet tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike”.

j.l./ dita

August 11, 2020 15:02
Komento

5 Komente

  1. Pipëtima August 11, 15:22

    Ore, ju të BE-së, ejani e kujdesuni vetë se… i majmët ca si shumë këta “manexherët” tanë.

    Reply to this comment
  2. Pipëtima August 11, 16:47

    Moj BE, kur të bëhemi POPULL, kemi 100 e kusur vite që mëtojmë (gjasme), por ëhë…

    Reply to this comment
  3. Arben August 11, 19:02

    Pordhë me rigon

    Reply to this comment
  4. Marko August 11, 21:26

    Ore keta jane trajnime ku shumicen e tyre e marrin vete specialistet e BE qe te kontraktuar nga qeveria bejne ligjet tona. 16 faqe ligj shkon deri ne 20 milion euro me te gjitha takimet konferencat shkembuimet e ekpseriencave e gjerave. Asnje kokerr miser nuk te bie ne sqep nga ai 180 milionshi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim