Kriza ekonomike prek diplomacinë, rrezikojmë përjashtimin nga organizatat ndërkombëtare

Redaksia Online December 11, 2012 11:05

Kriza ekonomike prek diplomacinë, rrezikojmë përjashtimin nga organizatat ndërkombëtare

Kreu i diplomacisë, Edmond Panariti, deklaroi dje se për shkak të krizës ekonomike dhe mungesës së fondeve, do të mbyllen disa ambasada shqiptare dhe misione diplomatike në të gjithë botën, raporton sot e përditshmja “Panorama”.

Duke cituar numrin një të diplomacisë shqiptare, gazeta shkruan se “buxheti për Ministrinë e Jashtme është ulur në zërin e investimeve në vlerën e 60 milionë lekë më pak se viti 2012 dhe se deri më tani është mbyllur Ambasada e Argjentinës dhe ajo e Kualalampurit”.

Më tej, Panariti shprehet se nuk duhet rishikuar numri i ambasadave, një veprim të cilin po e bëjnë edhe shtete më te fuqishme se Shqipëria.

“Unë nuk do të kisha asnjë lloj kompleksi për të rishikuar edhe numrin e ambasadave që kemi. Në total kemi rreth 50 ambasada dhe misione dhe këtë po e bëjnë shtete më të fuqishme se ne, dhe po e shikojnë me shumë përgjegjshmëri dhe vendosmëri, për të reduktuar numrin e përfaqësive të tyre. Jemi në një situatë të vështirë. Pa dyshim që do të shikohet mundësia për t’i mbyllur dhe për t’i hapur pastaj në kohë më të mira dhe më të përshtatshme”, thotë Panariti.

Ministri i Jashtëm thotë gjithashtu se Shqipëria rrezikon përjashtimin nga organizatat ndërkombëtare për shkak se janë paguar detyrimet dhe kuotat e anëtarësimit, kjo për shkak të mungesës së fondeve në Ministrinë e Jashtme. Panariti tha se ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Financave dhe qeveria që të shtojnë fondet e diplomacisë me rreth 1.3 milionë euro, në mënyrë që të bëhet dhe pagesa e kuotizacionit, si anëtar të OKB-së, Bashkimit të Mesdheut, Fondit të Vishegradit etj, por kërkesa nuk është pranuar nga ministri i Financave.

Deklaratat e Panaritit janë bërë dje gjatë diskutimit të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2013, në Komisionin e Politikës së Jashtme në Kuvend.

Redaksia Online December 11, 2012 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*