Kriza greke, tre opsionet pas referendumit

July 6, 2015 10:20

Kriza greke, tre opsionet pas referendumit

Në odisenë e krizës greke, qeveria dhe populli bënë atë që mund të konsiderohet si lëvizja finale. Tani, me votën “jo” të grekëve, Syriza nuk mund të pranojë një marrëveshje që nuk përfshin një fshirje të bëshme borxhi, ose të paktën nuk ka sesi i thotë “po” një ujdie që shkel haptazi vijat e saj të kuqe.

Brenda këtyre parametrave, shkruan “The Guardian”, qeveria e Aleksis Tsiprasit, logjikisht, duhet të jetë e gatshme për një kompromis që i shpëton fytyrën.

Për palën tjetër, që do të thotë Trojkën dhe qeverinë gjermane, duke qenë se Syriza e ka hedhur hapin e vet, problemi është reduktuar tek marrja e një vendimi nën hijen e pasigurisë.

Më saktësisht, do të jetë një zgjidhje midis një “mundesie” të sigurtë, që rezultatin e ka të parashikueshëm, dhe një mundësie me faktor risku, ku situata nuk dihet çfarë rrjedhe merr.

Për institucionet europiane, mundësia e sigurtë do të ishte tërheqja nga qëndrimi i tyre dhe anullimi i një pjese të borxhit grek-raporton TCHKriza greke, opsionet pas referendumit.

Zgjedhja me doza rreziku do të ishte mbyllja hermetike ndaj Athinës, duke e detyruar të largohet nga Eurozona, çka do të çonte sërish në mosshlyerje të huasë. Skenarët se çfarë mund të ndodhë në vazhdim janë disa:

Së pari, ekonomia do të marrë tatëpjetën aq shumë, sa grekëve do t’u vijë keq për votën e hedhur në referendumin e me rastin e parë do të rrëzojnë qeverinë.

Së dyti, dalja nga Eurozona do të pasohet nga largimi prej Bashkimit Europian.

Së treti, i gjithë procesi në vetëvete do të gjenerojë një krizë akoma më të gjerë.

Nga këndvështrimi europian, dy nga këto mundësi do të ishin qartazi më keq sesa falimentimi i menjëhershëm. Nëse Greqia e lë zonën e euros dhe e merr veten, atëherë i gjithë projekti i masave shtrënguese do të shfaqej si dështim total.

Nëse Greqia lë BE-në, e sidomos po e bëri dhe Britania një lëvizje të tillë, atëherë i humbur do të ishte vetë projekti europian.

I vetmi skenar që në Europë do të mund të perceptohej si fitore, sipas prestigjozes britanike, është ai që parasheh dështimin e ekonomisë greke, por qëndrimin e Athines në Bashkimin Europian dhe kështu nuk do të ketë një krizë të menjëhershme financiare.

July 6, 2015 10:20
Komento

6 Komente

  1. anticensurë 25642654 July 6, 11:45

    ka dhe një variant tjetër!!
    atë më të thjeshtin!!nëse qi prasi nuk arin një marrveshje me trojkën!!
    duhet të japë dorheqjen!!kështu tha!!”brënda 48 orësh arijmë një marveshje”!
    kështu që ndoshta një qeveri e re dhe me tru në kokë mund të fillojë ta ngrej greqinë nga humnera që e zhyti qiprasi në vetëm 6 muaj!!
    kemi dy situata të ndryshme në krizën e eurozonës!!
    kemi atë të vëndeve të tjera, itali,spanjë,portogali e irlandë!!
    investime të gabuara,në sektorë të gabuar dhe në drejtime të veçanta dhe aspak të planifikuara!!thjesht spekullime momenti!!thjeshtë gabime bile dhe faje ekonomike!!
    kemi atë greke!!
    një vjedhje e organizuar!!mshtrim në buxhet dhe në rritjen ekonomike!jo një a dy vjet por gjat gjithë kohës deri sa erdhi momenti që “sudja” ose “vefa” (piramida greke)kur nuk mund ti mbulonin më vjedhjet!!
    ndryshe nga vëndet e tjera këta jo vetëm që nuk janë të gatshëm të pranojnë fajin e mashtrimit vjedhjes,por e ngrënë aq shumë zërin sa të quajnë dhe kriminel pse i kape tu vjedh e tu mashtru!
    në vënd që të bëjnë referendum për tu sekuestruar pronat politikanëve të tyre që me korrupsion kanë vjedh shtetin e tyre!në vënd që të bëjnë referendum që të sekuestrojnë paratë e atyre sipërmarësve që në bashkpunim korruptiv kanë përfituar sa kanë mundur si nga europa dhe nga populli gerk dhe ju kanë lënë tërë borxhet në kurris!
    ky popull i manipulueshëm,më keq se ne,kërkon të hiqet dhe kryeneç!!kërkon dëmshpërblim nga i mastruari,kërkon ndihmë pa kushte nga i vjedhuri!!
    paradokse që nuk kanë mundësi të të hyjenë nëtru!!

    Reply to this comment
  2. katarakti July 6, 12:41

    Anticensuara, per mendimin tim, ka te drejte ne ato qe shkruan, sidomos ne pjesen e dyte te komentit. Por nje pjese te fajit e ka edhe BE-ja. Si ka mundesi ta lesh nje anetar te familjes tende te mbytet ne detin e borxheve dhe te mos e ndalosh?! Eshte nje politike tejet e gabuar ne gjirin e BE-se. Bashkimi Europian i sotem eshte vendosur totalisht nen sundimin e institucioneve dhe financave nderkombetare. Dhe nuk do t’ia dije per popujt dhe sovranitetin e vendeve te tij anetare. Greqia shkoi dhe vate per 320 miliarde euro borxh. Po Italia qe ka 2 000 miliarde euro borxh?! Si do t’i veje halli atehere kur ajo nuk do te paguaje dot dhe do te kerkoje te dale nga euro?! BE-ja eshte ndertuar keq. Prandaj nuk eshte vetem Greqia qe eshte fajtore. Populli grek eshte viktime e klases se tij politike. Por une kam frike se edhe europianet do te bien viktime e politikes se gabuar te BE-se.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 July 6, 14:08

      gabim ka bërë dhe duhet ta riparojë!
      këtu ke të drejtë!!
      por në radhë të parë politika geke ka faj!dhe duhet të paguaj!!nuk mund të barazohet faji i politikës greke,mashtrim shumë vjeçar,me mos kontrollin,mirbesimin europian!ndoshta ky nuk ka qënë mirbesim i plotë por thjesht një spekullim me një sy të mbyllur,por prap është fai i politikës të trashë sektare dhe aspak largpamës të politikanëve grek!!aspak largpamëse për shtetin,sepse për vete ata kanë vjedhur sa kanë plasur!
      grekët vetë duhet të riparojnë mënyrën e qasjes me politikën!!
      “thesin e mjellit” sot për një votë,pothuajse falas,duhet të kujtohesh se do ta paguash sa bishti koka!!do ta paguash njëqind fish nesër!!jo vetëm politikanët duhet të jenë largpamshëm por dhe populli!!politikanët duhet të jenë të ndëshkueshëm jo vetëm nga vota por dhe nga ligji!jo vetëm për korrupsionin por dhe për politikat e gabuara!!
      ne si puntorë po të shkaktojmë një dëm në firmën ku punojmë duhet të paguajm,politikanët shkatërrojnë shtete dhe vetëm se dalin më të pasur!!

      Reply to this comment
  3. Arben July 6, 13:13

    NUK KA NEVOJE PER OPSIONE, PASI ESHTE NJE FILM I PARE.

    1. GREQIA DEL NGA BE.

    2. DEL EDHE NGA NATO.

    3. FILLOJNE E U VJEN RRADHA TULLAVE ME TE MEDHA, ITALIA DHE SPANJA.

    Reply to this comment
  4. SS July 6, 14:49

    Per sa koh ishte cizmja e Rusis ne Gjermani europa nuk ka pasur problemin me te vogel si ne ekonomi ashtu dhe ne stabilitet Me bashkimin e dy gjermanive problemet filluan serisht gjarperi i zi filloj te hedh helmin Jo me kot ishte thenja e Curcilit se Gjermania cdo 50 vjet duhet te bombardiset arsyen e din vete ata se cmut jane Dy jane ngatrestaret e botes Gjermani Izrael kurr Amerikanet e kane te pa mundur gatimin pa ata

    Reply to this comment
  5. Darius July 6, 16:39

    SS…Curcilli pijaneci nuk eshte se cfare ka thene ka patur te drejte.
    Sepse dhe ne arkivat Ruse thuhet e kunderta,krushqite me Gjermanet ne europe,dhe Katerina e Madhe nga eshte???
    Ndersa opsionet 2-4-9-40-79 del greku a jo jane opsione qe shkruan ndonje cope leter qe quhet gazete per konsum ekonomik.
    Ne projektin EU,Anglia,Gjermani,Franca dhe Austri jane ata qe kane fituar.
    Greku deri tani ka luajtur fort dhe bravo i qofte,sepse ne fund te fundit ai ska ca te paguaje se nuk ka cfare te paguaje.
    Loja po Luhet,po kjo ishte pjesa e pare ose fundi i pjeses se pare,nuk dihet rezultati dhe qellimi,mbase se shpejti.!!?!?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*