Marrëveshje e minutës së fundit? Soreca shpreson te “koha e mbetur”

May 10, 2019 20:52

Marrëveshje e minutës së fundit? Soreca shpreson te “koha e mbetur”

Ndërsa nga palët politike në Shqipëri nuk ka asnjë sinjal që do të zhbllokonte krizën në vend, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i ftuar në Ora News shpreson në një reflektim të palëve pasi koha po përfundon.

Soreca kujton se së shpejti do të nisë fushata zgjedhore, ndaj koha e shkurtër që mbetet shpreson të shfrytëzohet më së miri.

Në të kundërt uron për një fushatë zgjedhore të paqme dhe që të ketë zgjedhje. Ambasadori apelon të gjitha partitë politike të mendohen mirë për përgjegjësitë e tyre.

Fundi i kësaj jave është një afat i rëndësishëm kohor për platformën nga opozita, për prezantimin e saj. Ju e dini që nesër do të ketë një protestë të organizuar nga partitë e opozitës. Koha po përfundon.

Së shpejti do të nisë fushata zgjedhore, kështu që koha e mbetur është shumë e shkurtër. Unë shpresoj që ajo do të përdoret, në rast se nuk do të shfrytëzohet ne do të shohim që do të kemi një fushatë zgjedhore, shpresojmë që ajo do të jetë e paqme dhe që të kemi zgjedhje. Natyrisht që aktorët politik në Shqipëri do të duhet të përballen me të dyja palët.

Pra përgjegjësia e zgjedhjeve, të cilat nuk janë të mira nga këndvështrimi politik, pasi siç e thashë zgjedhje të mira janë ato në të cilat zgjedhësit kanë zgjedhje, pra të mund të zgjedhin. Ne do të vazhdojmë në këto ditë, në këto orë që të ftojmë të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje. Ne bëjmë diskutime dhe bashkëbisedime me të gjitha palët dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në minutën e fundit“, tha Luigi Soreca.

 

v.l/ Dita

May 10, 2019 20:52
Komento

5 Komente

  1. Taraboshi May 10, 20:49

    Luli sebashku me monen e dijne shume me mire se te gjithe ne se jane humbesa jo vetem ne keto zgjellje por edhe ne zgjelljet e mepareshme dhe ne te ardhmen.Parn
    daj mundohen me bere te fortin.si gjoja nuk u bekan zgjellje pa keto dy parti.Aty le te rrijne .se sic i thote edhe
    populli me mire djepi thate se humbesat ne te.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic May 10, 20:59

    Mos shpreso fare se Luli dhe Monika nuk duan asnjeher shtet. Ato jan mesuar te vjedhin dhe te grabisin me forc notat. Edi Rama ua ka prere kete rruge .
    Pikrishte per ket ata kerkojn rrezimin e Edi Rames.
    BE duhet te jete aktive dhe te mos bjere ne preherin e ketyre deshtakve te turpshem pasi mbi ta rendojn male me mekat ndaj populli.!

    Reply to this comment
  3. Arben May 10, 21:23

    Marreveshje ka dhe ajo eshte ligji.

    Reply to this comment
  4. ky tipi ka me u bo Miljoner ne Shqypnie May 10, 21:29

    hahahahaa ,

    Me che di-ci ?!

    Oh sa kom qiesh .

    Kta (BE-ja) duan ta mbajne me zor Shqiperine ne kaos

    me cdo Cmim .

    kerkojne te perjetesojne politikanet e rrugeve te shpelles

    ne politiken Shqiptare sepse vetem me kta bastarde kriminel ,

    pasurohen ,

    fitojne Miljona ne Shqiperi .

    Nqs do ishin vertet te interesuar kta Misionare te BE-se ,ne Shqiperi ,
    per nji kaste Politike te vertete ,sipas modelit Europian ,

    do distancoheshin nga bandat e Kriminleve pd-lsi

    madje do t’i denonin ata ,per gjithe veprimtarine e tyre

    kriminale e aspak Europiane .

    Prandaj boll na goditet boleve ne shqiptareve ju

    MISIONARE MASKARENJ TE BRUKSELIT

    ju jeni ata qe i mbeshteetsni bandat e krimit ne politikeen shqiptare

    Reply to this comment
  5. JA PRA KUSH I MBRON kRIMINELET SHQIPTARE NGA DREJTESIA May 11, 09:10

    DHE KUR VJEN FJALA PER SHQIPERINE NE BE

    FILLOJNE E I KERKOJNE SHQIPERISE

    FUNXIONIMIN E DREJTESISE KTA HIPOKRITE TEE NDYRE

    NGA NJERA ANE MBESHTETSIN E MBROJNE BANDAT E KRIMINELEVE NE SHQIPERI

    DHE NGA ANA TJETER TALLEN SI ME E LIDH

    KALIN MBAS TRUNGU DHE I KERKU ME VRAPU

    KTA JANE REGJIZORET E GJITHCKAJE NDODH E ESHTE SHQIPEERIA SOT

    BE-ja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*