Kriza në sistemin energjitik, 150 milionë dollarë humbje vetëm për vitin 2014

September 28, 2014 15:24

Kriza në sistemin energjitik, 150 milionë dollarë humbje vetëm për vitin 2014

Sistemi energjitik në vend po përballet me dy gropa financiare, të shkaktuara, e para si pasojë e nivelit të lartë të humbjeve në rrjet dhe, e dyta, sipas Ministrisë së Energjitikës, për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria e mëparshme me koncesionet e HEC-eve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjisë, mesatarja e humbjeve për vitin 2014 llogaritet në rreth 40%, gjysma e së cilës vjen si pasojë e rrjetit të amortizuar. Ndërsa gjysma tjetër llogaritet si humbje joteknike për shkak të vjedhjes së energjisë, duke i shkaktuar qeverisë një gropë financiare vjetore që, në total, kap shifrën e 150 mln dollarëve.

Kjo shumë, që për vitin 2013 ishte 180 mln dollarë, për shkak se niveli i humbjeve ishte më i lartë, përballohet nga buxheti i shtetit dhe jo drejtpërdrejt nga tarifa e energjisë. Por, hendeku financiar rëndohet më tej si pasojë e detyrimit të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të blerë energjinë e prodhuar nga HEC-et e dhëna me koncesion.

Kështu, nga viti 2010 në vitin 2013, si rezultat i sasisë së energjisë së blerë nga HEC-et aktualisht në funksion, kosto totale e KESH, e pareflektuar në çmimin e rregulluar të shitjes prej 2.2 lekësh për kË/h, kap shifrën e 32.6 mln eurove.

Ndërsa për vitin 2014, kjo kosto llogaritet në shifrën 39.7 mln euro. Hendeku financiar shkon në rritje në vitet në vazhdim, edhe si pasojë e hyrjes në funksion të HEC-eve të tjera, duke çuar koston për vitin 2019 deri në 80.8 mln euro.

Për zbutjen e gropës së parë financiare, qeveria pritet të shfrytëzojë kredinë e marrë nga Banka Botërore prej 150 mln dollarësh, në mënyrë që brenda pak vitesh të mund të reduktojë humbjet teknike dhe joteknike.

Ndërsa për gropën e dytë financiare, zgjidhja do të kërkohet përmes balancës mes uljes së çmimit, me të cilën KESH blen energjinë nga HEC-et private, apo rritjes së çmimit, me të cilën Koorporata ia shet Operatorit të Shpërndarjes, çka do të çojë në rritjen e tarifës për konsumatorët.

Ministria e Energjisë thotë se zgjidhja afatgjatë është liberalizimi i tregut dhe shkëputja e Koorporatës nga detyrimi për të blerë energjinë e HEC-eve private, që në total llogariten në rreth 400 koncesione të dhëna./TCH

September 28, 2014 15:24
Komento

6 Komente

  1. Mark uk September 28, 16:04

    Plasen gjeneratoret edhe kteeeeeeej si ne qeverisjen e tyre nga 97 deri ne 2005.

    Reply to this comment
  2. shqiptari September 28, 16:09

    mashtrime i papare ku eshte ai pajtime bello qe uleriste kure ishte teroristi i kaluare ne pushtete qe uleriste qe korenti duhete ulure se e blinte qeveria e lkaluare me 2.2 leke dhe e shiste shtrenjet 7.7 dhe popullit shto dhe tvsh dhe biznesite me 15 leke ploste tvsh sa vete ky eshte terorizeme hajdute kundrejte ketije populli se qeveritarete hajduta me bandate e tyre nuk preken do prekene ata qe jetojne me 5 dllare dita sic e nxori nje institucione nderkombetare populli me i varfere e bte dhe shikni ci bene FMN PRA AMERIKA DONE ME VJEDHE AKOME SU NGOPE PEREKETO 24 VITE MJERE CNA PRETE paska dhe me keqe se sli berisha

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit September 28, 16:09

    Pagesa e energjise elektrike eshte nje problem shume i madh, problem qe filloi me qelbesiren Berisha, qe ne zgjedhjet e 2005, bente thirrje, qe mos paguani energjine, se kur te vi une ne pushtet, do tju a fale te gjitha borxhet.
    Kjo thirrje e Berishes, duhet ti bashkangjitet atyre qindrave shkelje te tija, per denoncimin e madh, qe pritet te behet kunder qelbesires Sali.
    Bizneseve dhe familjeve te kamura, ti behet sekuestrim, ne qofte se mbeten debitore, ndaj shtetit, per energjine.
    Vetem familjet ne asistence, te paguhen nga shteti, ose ti kompesoje shteti.
    Shteti duhet te marre situaten ne dore, mjaft me me vjedhje, burg dhe sekuestrim, kjo do ti beje “trimat”, qe te paguajne.

    Reply to this comment
  4. pejgamberi September 28, 16:12

    HUMBJET E ENERGJISE ELEKTRIKE NUK MUND TE ZHDUKEN NE RREJTIN E AMORTIZUAR.

    Humbjet teknike te energjise elektrike vijne nga transmetimi i saj ne rrjetin e TN dhe TU, i amortizuar apo jo i amortizuar qofte ky dhe nuk mund te perbejne 20 % te energjise se prodhuar. Keto deklarata absurde kane per qellim vetem fshehjen e te vertetes dhe ajo eshte qe:

    ENERGJIA ELEKTRIKE NE SHQYPNI VIDHET SI CDO GJE TJETER.

    Para do kohe Sali Berisha si nje Kryeminister total komunist i bente thirrje revolucionare popullates, kryesisht veriore te mos paguanin faturat e energjise elektrike dhe te prishnin shtyllat elektrike dhe te shkaterronin kabinat e Tensionit te Nalte. Pasoje e ketyre thirrjeve bolshevike Sali Kryeminstri falimentoi te vetmen Kompani te huaj qe kishte guxuar te investonte ne vendin tone dhe e coi Shqypnine ne gijotinen e ARBITRAZHIT nderkombetar, i cili e ka treguar se me talebanet dru me pre sic jane shqyptaret ne syte e Botes, eshte i pameshirshem ne gjobat makaber qe aplikon. Tani akuzon Edi Ramen pse i zbathi breket para CEZ-it dhe pagoi detyrimet ligjore qe Shqypnia i kishte borxh. Kryeministri Edi Rama nga ana tjeter ne vend qe te nxjerre para Gjykates Sali Berishen per zullumet e tij vrastare dhe kusare tani justifikohet me koncesionet e HEC-eve lilipute qe kane nje prodhim PALO GJE ne prodhimin e pergjithshem te energjise ne vendin tone.

    Ne kete situate e keqja eshte se vesi i keq qe mesuan nga thirrjet bolshevike talebanet e Saliut eshte shume veshtire te hiqet me lutje alla socialiste te Edvinit dhe ministrit te tij amator Gjiknuri, prandaj edhe sajojne humbje makaber te energjise elektrike ne rrjetin e amortizuar sikur telet e energjise te ishin tubacione uji.

    Reply to this comment
  5. Sokol September 28, 19:26

    Ai 40% qe nuk e di se si mund te quhet humbje eshte VJEDHJE! Vetem kete emer ka,asnje emer tjeter.Eshte korenti qe vidhet ne Bathore dhe gjithe bathoret e Shqiperise nga Lapraka e lart! Ata vjedhin dhe demin e vjedhjes se tyre qeveria na e faturon cdo muaj neve qe paguajme.Na e faturon nepermjet cmimit skandaloz,13.5 lek/kw per nje mall qe kushton vetem 2.2 lek/kw.Ne vend qe te ule cmimin dhe te detyroje te paguajne me nje cmim te drejte e te ndershem te gjithe ata qe sot vjedhin,kjo qeveri ka zgjedhur te vazhdoje te rrugen e qeverise se kryetarit te fiseve hajdute.Te rrise cmimin per te rrjepur deri ne palce votuesit e vet dhe te zgjeroje edhe me shume harten e bathoreve qe nuk paguajne.

    Reply to this comment
  6. Tani September 28, 20:26

    Le ti mbylle gropat e elektrikut qeveria e jo te vazhdoje duke gjetur justifikime e duke bere llogje.Kaloi nje vit ne pushtet dhe asgje nuk ka bere.
    Perse nuk fillon raprezaljet mbi ata qe vjedhin korentin?
    Perse vazhdon akoma dhe e blen korentin me 65 euro per MW nga hidrocentrali ku eshte aksioner Shkelzeni ne nje kohe qe ne tregun nderkombetar eshte me 40 euro? Ne vend qe ta anullojne ate kontrate dhe ta cojne Berishen ne burg per kete skandal,vazhdojne po njesoj.
    Apo e kane gjetur per kollaj qe t’ju rrisin cmimin atyre qe paguajne.Rrit cmimin dhe rrit vjedhjen i thone kesaj se kush nuk e paguan me kete cmim qe eshte sot as qe behet fjale ta paguaje neser kur te rritet cmimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*