Kriza në vend/ Opozita Pingpong, PS: S’shkelim Kushtetutën

April 26, 2019 12:49

Kriza në vend/ Opozita Pingpong, PS: S’shkelim Kushtetutën

Zgjedhje pa opozitën më 30 qershor nuk do të ketë!” Ky është mesazhi i liderëve të opozitës, të cilët kanë “kërcënuar” se më 30 qershor do të prishin procesin zgjedhor duke bllokuar Qendrat e Votimit.

Një kërcënim i pa-ndodhur më parë nga ndonjë parti politike në historinë e pluralizmit, e që shihet nga opozita si përshkallëzim i qëndrimeve të tyre duke e cilësuar si mos bindje civile. Opozita me këto qëndrime po kërkon të realizojë kërkesën e sa për krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.

Në kushtet e djegies së afatit për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, opozita duket se po kërkon të dalë nga qorrsokaku ku është zhytur dhe nga përjashtimi i procesit zgjedhor, shkruan SI.

Në thelb kërkesa e opozitës është shtyrja e zgjedhjeve dhe për këtë janë vënë lëvizje edhe ndërkombëtarët që kanë nisur takimet me krye-demokratin Basha, apo dhe me aleatët e tjerë të tij, që janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.

Të tilla janë takimet e ambasadorëve Soreca të BE-së dhe Borchardt të OSBE-së, menjëherë pas djegies së afatit për regjistrimin në KQZ, si dhe firmosjes së koalicionit të ri opozitar.

Por pas takimit që aleatët e PD (pa Bashën) patën dje me ambasadorin e BE-së, Fatmir Mediu lëshoi apelin që presidenti Ilir Meta të merrte në dorë situatën për zgjidhjen e krizës politike.

Ne do t’i kërkojmë Presidentit të Republikës që të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Soreca dhe të gjithë janë në mbështetje të dialogut.

Të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjithë subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet ta mundësojnë këtë dialog.

Kështu kemi vepruar me OSBE, i kërkuam ambasadorit Soreca dhe jemi vlerësues që ai pranoi të diskutojë me ne dhe të shikojmë një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit”, do të deklaronte Mediu pas takimit.

Presidenti Ilir Meta akoma nuk ka dhënë sinjale se mund të ndërmarrë nismën për një tryezë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Apeli i opozitës ndaj presidentit duket se po shoqërohet edhe me kushte, pasi të PD dhe aleatët duket se kanë preferenca të tjera për të caktuar emrat nga PS-ja me të cilët mund të ulen. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë televizive dha pikërisht këtë mesazh.

Ndërsa vetë Meta u shfaq dje në një takim të organizuar për 60 vjetorin e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në krah të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në këtë aktivitet nuk mungonte as ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili kohët e fundit ka qenë i ashpër sa përket qëndrimeve të mazhorancës në raport me krizën politike në vend.

Majko mbahet si personi konsensual edhe në kampin e opozitës, ku mund të shërbejë edhe si pika e kontaktit me të, me ndërmjetësues presidentin Meta.

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman , Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Schmidt në lidhje me krizën politike në Shqipëri shprehet se palët duhet të ulen në dialog. Por ajo çka e shqetëson më shumë deputetin gjerman është çrregullimi në radhët e demokratëve.

Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre.

Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar veten opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë.

Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë demokratëve është çrregulluar rëndë”, tha Schmidt në një prononcim për Vizion Plus.

 

b.b/dita

April 26, 2019 12:49
Komento

9 Komente

  1. intelektuali April 26, 13:06

    Ore gazeta DITA c’e keni qitur Lulushin E sALIUT sikur e ka zene semundja e verdhezes ne kete foto mbreselenese?

    sepse:

    Po keshtu e pame ne foton e Ylli Rakipit qe e la Bashen te fliste si per qef te vet plot llogje budalli, nje ore te tere dhe ata analiste qe kishte ftuar ne studion e “Te paekspozuarve” i injororoi totalisht duke i denuar te degjonin ligjerimin e gjate te Lulzim Bashes sikur te ishin nxenes te shkolles fillore qe degjonin “Zyshen” te derrasa e zeze.

    PO KUSH MUND TE VOTOJE PER LULZIM LLAFOQYLIN QE NUK DI TE ARTIKULOJE NJE FJALI SAGLLAM ME LLOGJIKE MINIMALE?

    pastaj:

    Po ky Ylli Rakipi i emisionit famoz nuk e la nje minute Agron Tufen qe te shprehte mendimin e tij kunder Vampireve te Enverit qe e kane “denuar me vdekje ne emer te popullit” duke e pyetur papushim:

    PO TI MORE QAFIR CFARE KUNJI KE ME SPARTAK BRAHON QE E DIME TE GJITHE SE KA QENE PROKUROR GJAKATAR I ENVERIT?

    Hajde kjo media jone alla shqyptarce hajde!

    Reply to this comment
  2. intelektuali April 26, 13:07

    Ore gazeta DITA c’e keni qitur Lulushin e Sales sikur e ka zene semundja e verdhezes ne kete foto mbreselenese?

    sepse:

    Po keshtu e pame ne foton e Ylli Rakipit qe e la Bashen te fliste si per qef te vet plot llogje budalli, nje ore te tere dhe ata analiste qe kishte ftuar ne studion e “Te paekspozuarve” i injororoi totalisht duke i denuar te degjonin ligjerimin e gjate te Lulzim Bashes sikur te ishin nxenes te shkolles fillore qe degjonin “Zyshen” te derrasa e zeze.

    PO KUSH MUND TE VOTOJE PER LULZIM LLAFOQYLIN QE NUK DI TE ARTIKULOJE NJE FJALI SAGLLAM ME LLOGJIKE MINIMALE?

    pastaj:

    Po ky Ylli Rakipi i emisionit famoz nuk e la nje minute Agron Tufen qe te shprehte mendimin e tij kunder Vampireve te Enverit qe e kane “denuar me vdekje ne emer te popullit” duke e pyetur papushim:

    PO TI MORE QAFIR CFARE KUNJI KE ME SPARTAK BRAHON QE E DIME TE GJITHE SE KA QENE PROKUROR GJAKATAR I ENVERIT?

    Hajde kjo media jone alla shqyptarce hajde!

    Reply to this comment
  3. Arben April 26, 13:29

    Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari Litari

    Reply to this comment
  4. asnjeansi April 26, 13:46

    Shoqeroheni ne çmendine kete Arben turkun e Erdoganit , sepse , siç shihet , trute i paskan fluturuar dhe ne koke i kane mbetur vetem dy miza e nje grere .

    Reply to this comment
  5. tori April 26, 14:02

    Un per vehten time i kam bojkotu te gjithe programet qe drejtohen apo merr pjese Ylli Rakipi apo Shkullazi,thjeshte jane antishqiptar e antiqeveritar,vetem per arsy personale te tyre me Ramen I cili nuk nguron te ju thoj te verteten ne sy elites gazetareske te korruptuar shqiptare.Ju ftoj te ndiqni shembullin tim.

    Reply to this comment
  6. Lul holandezi April 26, 15:21

    Beni birucat gati se do kete shume kallaballek

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim