Kriza, peshkatarët italianë kërkojnë gjuetinë në Shqipëri

Mark Brunga April 21, 2014 08:55

Kriza, peshkatarët italianë kërkojnë gjuetinë në Shqipëri

Shtypi Italian konfirmon se po bisedohet me ministrinë përkatëse të linjës në Shqipëri prej disa muajsh. Në portalin elektronik të Civitanovas, “Il Resto del Carlino”, është botuar një lajm mbi krizën që ka pushtuar edhe sektorin e peshkimit në këtë zonë dhe mbi planet e pronareve për të transferuar veprimtarinë e gjuetisë në Durrës. Sipas këtij shkrimi të botuar ditë më parë, thuhet se kriza akute e gjuetisë së peshkut ka bërë që të kërkohen rrugë të paimagjinueshme për të ringjallur biznesin e peshkimit të goditur. Njoftimi bën me dije se disa pronarë anijesh italianë, janë duke bërë tratativa me me autoritete shqiptare për ta transferuar veprimtarinë e peshkimit në brigjet shqiptare të Adriatikut, sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse do të sigurohen kushtet ideale për të punuar normalisht. Duke iu referuar këtij njoftimi mësohet se janë bërë takime të drejtpërdrejta në vendin e shqiponjave me përfaqësuesit e ministrive përkatëse, që kanë dhe angazhimin e mundshëm për peshkimin. Bisedimet për këtë ide ka disa muaj që kanë nisur, por ka shumë pengesa që janë ende për t’u kapërcyer.

Grupimi “BALKAN” ka propozuar një “paketë” në këto tratativa, që një flotilje prej prej 8 mjetesh lundruese, ku 4 janë peshkarexha me trata pellagjike, ndërsa 2 prej tyre për vongola, lloje molusqesh që ndodhen nën rërë, si dhe 2 të tjera që gjuajnë me drita nën ujë. Gjysma e të cilave janë civitanovese, ndërsa të tjerat të mbetura në portet e ndryshme të peshkimit të bregdetit italian të Adriatikut.  Megjithatë për këtë artikull konstatohet se ka një konflikt mes palëve. Kjo është në një nga subjektet e grindjes, pengesë kapërcyeshme me sa duket. Nëse kjo histori bisedimesh do të përfundojë me rezultat, 8 anijet e peshkimit do të drejtohen në portin e Durrësit së shpejti. Pronarët e anijeve do të fillojnë të rekrutojnë ekuipazhet që do të jenë gjysma shqiptarë, dhe gjysma e përzgjedhur në Itali.

Por, para se të nënshkruhet marrëveshja, ata janë duke i kërkuar partnereve të huaj (shqiptarë), disa masa mbrojtëse parandaluese. Duke filluar që me njohjen e të drejtës për të shitur prodhimin e gjuetisë së tyre në çdo treg, duke përfshirë tregjet jo-shqiptare. Dhe pastaj të gjendet edhe një formë e mbrojtjes ligjore nga shteti italian, si në Greqi, në mënyrë që të mos rrezikohen që shqiptarët të ndryshojnë gjatë rrugës rregullat e lojës. Pritet që të zhvillohen bashkëbisedime të reja për të gjetur një rrugë të kënaqshme për palët. “Në Shqipëri legjislacioni tatimor është shumë i favorshëm për sipërmarrësit e peshkimit dhe që përkon me interesat e pronarëve të anijeve”, thuhet në shkrim.

 

 

“Jemi kundër, ardhja e italianëve do na varfërojë, konkurrencë e pandershme”

Rreth këtij njoftimi ka reaguar edhe Sindikata e Peshkimit në Durrës. Kreu i saj, Klodjan Kapiti, duke iu referuar këtij lajmi, ka deklaruar se ardhja e anijeve të peshkimit në Durrës nga bregu fqinj i Italisë do ta rrisë edhe më tej varfërinë e peshkatarëve vendas, të cilët punojnë me një flotë peshkimi të shkatërruar, e cila është në prag falimentimi nga kushtet e rënda me të cilën punon, pa kantier detar dhe me çmime të larta në riparime dhe në karburante, krahasuar me mjetet italiane të peshkimit, të cilat gëzojnë nga shteti i tyre mjaft privilegje. “Ardhja e këtyre mjeteve do të sjellë gjithashtu edhe shfrytëzimin e rezervave ekonomike të zonave tona bregdetare, pasi tani bregdeti italian ka një zonë ekonomike shumë të varfër krahasuar me bregdetin tonë, por ata mbijetojnë edhe në kushte krize, falë subvencioneve shtetërore dhe çmimeve të larta që ka peshku në bregdetin italian”, shpjegon Kapiti. “Këtë konkurrencë të pandershme që na bëhet, ne do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet”, përfundon ai.

 

 

 

 

Mark Brunga April 21, 2014 08:55
Komento

4 Komente

  1. P.A.B April 21, 09:06

    Absolutisht jo!

    Beni te pamundren te mos lejohen kontrata e traktativa te tilla. Britani akoma ka probleme ne ndarje me peshkataret Norvegjeze e islandeze. Problemi no-2 eshte “Mbi-peshkimi” ne rajone te tera ka “over-fishing” sa s’kane ngelur me gjallesa qe ja vlen ti kapesh. Direktivat per sezonin/ masen e peshkut e shume si keto jane ekstreme. Kriza e Sektorit te Peshkimit Italian eshte per ta dhe s’ka te beje fare me ne. Do ishte me pasoja te medha ekonomike dhe ekologjike nese “falim” nje burin te tille.

    Jane bere shume skandale vitet e fundit, qe nga Nafta, Energjia/Hidro, Minierat…kete absolutisht mos e lejoni. Eshte nje rezerve qe po u shfrytezua per nje treg te madh, nxjerre kjo ne menyre industriale dhe pa pushim, e pa menduar afatet me vone (Italianet, ne Itali e me direktiva Europiane dhe e thane detin e tyre, po ketu?) do e demtonte shume Vendin Tone.

    Dindikata e Peshkimit en Durres ka te drejte; sic dhe ka nevoje per mbrojtje e mbeshtetje nga Ambientalistet, Media dhe e gjithe Popullata.

    Reply to this comment
  2. e padrejt April 21, 11:11

    Ne as nje menyre .Qellimi nuk eshte vetem peshkimi,por ka si per qellim shkaterimin e turizmit ne SHqiperi.

    Reply to this comment
  3. [email protected] April 21, 12:49

    Absolutisht jo !
    Nuk duhet te lejohet asnji lloj i huaji qe te shfrytezoje pasurite tona nenujore !
    Peshqit e detit adriatik ,te bregdetit tone ,jane nga me cilesoret ne Bote !
    Kete pasuri duhet ta shfrytezijne vetem peshkarexhat shqiptare dhe askush tjeter.
    Lere ,qe italianet kane mjete dhe teknologji qe brenda 10 vjetesh ,do ta shfarosin peshkun .
    Ata kane te tille teknologji ,qe u jep mundesine te shikojne me peshkun ku eshte dhe ta rrethojne. Ashtu sic bene 23 vjete masaker me shpeset e egra ,ku sot nuk gjen jo shpese te egra
    por as karkaleca fluturues ! Absolutisht jo ,bashkepunimit ne kete fushe. Eshte e jona !

    Reply to this comment
  4. dorela April 21, 14:07

    Te mbushen andej nga kane ardhur, se vec per hajduteri e kane mendjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*