Kriza, Sekretari i OSBE: Ne jemi mbështetje, zgjidhja u takon juve

July 25, 2019 11:15

Kriza, Sekretari i OSBE: Ne jemi mbështetje, zgjidhja u takon juve

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger deklaroi gjatë një konference të përbashkët me ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj se OSBE inkurajon dialogun mes palëve politike për t’i dhënë fund krizë e cila dëmton institucionet.

“Ne pa diskutim që ndjekim nga afër zhvillimet politike në Shqipëri. Shpresojmë që ngërçi do të zgjidhet së shpejti. Besoj se zgjidhja do të gjendet brenda për brenda por ne inkurajojmë dialogun. Është e nevojshme që të gjithë aktorët të angazhohen për funksionimin e demokracisë në vend. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë zhvillimi. OSBE është e gatshme për të ofruar mbështetje por asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët”, tha Greminger.

e.t./dita

July 25, 2019 11:15
Komento

3 Komente

  1. MH July 25, 12:59

    Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger i jep leksion foshnjarakut ministrit në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj.
    Minister ky,peshqesh nga hokatari piktor Rama.

    Reply to this comment
  2. Hosteni July 25, 14:08

    Ngerci do zgjidhet, mos kini merak. I gjithe problemi qendron tek cmimi i pazarit per zgjidhjen e ngercit. Me ngerc, pa ngerc, shqiptaret do vazhdojne te jetojne ne mizerje si ketu e tridhjete vjet

    Reply to this comment
  3. Limani July 25, 16:46

    Po e ndaj me ju ç’më bëri përshtypje !
    Ky diplomat , Thomas Gremingeri , është zvicerian , doktor në filozofi dhe me shumë eksperiencë në poste të larta drejtuese, para detyrës që ka sot . Por qënka edhe n/kolonel i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë zviceriane .
    Zvicra me shekuj është neutrale, por, ushtrinë e ka në nivel super të lartë !
    Edvini që i di të gjitha ( ? ) le të mësojë nga bota , kur merr anonimë nga rruga për të drejtuar shtetin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim