Cili nga këto variante do ndodhë?

April 20, 2017 20:14

Cili nga këto variante do ndodhë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e shtyu afatin e regjistrimit të partive dhe koalicioneve siç kërkonte PS e LSI. Kërkesa u diskutua por nuk u morr parasysh.

“Ne nuk kemi pse të marrim vendim në lidhje me këtë kërkesë. Është një kërkesë sui generis dhe KQZ nuk mund të vendosë”, deklaroi kryetari Denar Biba.

Kërkesa u bë për t’i dhënë mundësi dialogut dhe opozitës për të hyrë në zgjedhje. E gjithë skena politike aktuale i ngjan një ekuacioni që ka disa përfundime. Po cilat janë ato?

E para është që në zgjedhjet e 18 qershorit të shkojnë vetëm partitë e regjistruara, të cilat janë PS, LSI, PDIU dhe disa parti të tjera, të cilat nëse marrin mbi 3 për qind të votave në rang kombëtar do marrin edhe deputetë.

Varianti i dytë do ishte që në përpjekje për t’i dhënë kohë opozitës, PS dhe LSI të ndryshonin Kodin për të hapur afatet, por kjo sipas PD do sillte ndëshkimin nga OSBE-ODIHR për ndryshim të rregullave të lojës gjatë lojës.

Varianti i tretë do ishin zgjedhjet e parakohshme për shkak të moszgjedhjes së presidentit. Raundi i dytë i zgjedhjes u dogj këtë të enjte. “Edhe raundi i dytë konsiderohet i ezauruar”, njoftoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në mbyllje të seancës.

Nëse digjen të gjitha raundet, sipas Kushtetutës, shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Në këtë rast, të gjitha procedurat e deritanishme shpallen nul dhe fillojnë nga e para. Pra, regjistrimet nga komisionet e deri tek koalicionet. Data e zgjedhjeve të reja, për shkak të afateve do të ishte e njëjta: ajo e 18 qershorit.

Por të enjten Ilir Meta tha se kjo nuk është zgjidhje.

“Nuk e shikoj si një variant konstruktiv e të dobishëm dhe nuk është ky qëllimi”, tha Meta.

Varianti i fundit ngelet marrëveshja politike mazhorancë-opozitë. Kjo është edhe më e dëshiruara për të zgjidhur ekuacionin e vështirë të krizës. Por në këtë drejtim janë dy rrugë.

Opozita marrëveshjen e sheh si një rrugë për të krijuar qeverinë teknike e mbas kësaj plotësimin e kërkesave të saj. Nga mazhoranca marrëveshja shihet si një mundësi për të futur opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, duke ndryshuar bashkarisht afatet ligjore që i hapin rrugë regjistrimit të partive.

Cili nga këto variante pritet të ndodhë? Kjo nuk dihet, por duket se palët në këtë konflikt politik kanë kthyer sytë nga vizita e zëvendëspresidentit të PPE, McAllister së shpejti në Tiranë për t’i dhënë zgjidhje.

April 20, 2017 20:14
Komento

3 Komente

  1. C'a bohet kshtu April 20, 22:00

    E per cfare e zgjasin zgjedhjen e Presidentit apo ja kane premtuar qe ta zgjedhe Sali Krimineli.
    Ne 27 vite Shkerdhatodemokraci PS vetem nje here ka zgjedhur Presidentin e ky ishte Rexhep Mejdani, eor gjithe te tjeret ka firmosur Saliu.
    Nuk ka kompromis duke shkelur Kushtetuten dhe duke prishur kontraten me 1 milion zgjedhes, pra vota qytetare behet nul vendosin prapaskenat, populli “gomar” ne dasem duhet per te mbajtur dru dhe uje.

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri April 20, 22:33

    Mbas veprimeve politike te bera kohet e fundit e gjithe lidershipi i pjerdhur opozitar duhet te ike dhe nje grup te rinjsh me fryme te re dhe europiano amerikane duhet te vijne ne politike ne udheheqje te krahut te djathte, te jene te fornmuar e te dine se c’eshte e djathta jo si Salihu me shoke qe mbahen si te djathte dhe jane puro komuniste si ne mendim dhe ne veprim.Turpi dhe ngecja e Shqiperise duhet te mbaroje eshte koha per te ecur para.

    Reply to this comment
  3. komshiu i Loles April 21, 09:29

    Une propozoj qe president per raundin e tretet te behet Artan Hoxha ai tipi qe e ka provuar dhe here tjeter kete moment.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*