Krizë buke në Venezuelë, kafshët theren për ushqim

August 17, 2017 20:12

Krizë buke në Venezuelë, kafshët theren për ushqim

Kriza e bukës në Venezuelë ka mbërritur në një pikë të tillë kritike, sa autoritetet mendojnë që grabitja e disa kafshëve nga një Kopshti Zoologjik në perëndim të vendit është bërë për therjen dhe ngrënien e tyre.

Shkurtimi i racioneve të ushqimit në vend tashmë është kronik.

“Efektivë të policisë kombëtare po kryejnë verifikime në Kopshtin Zoologjik ku janë vjedhur dy kafshë. Ne mendojmë se ato janë grabitur për t’u ngrënë”, tha Luis Morales, koordinator sigurie.

Kolapsi kaotik i modelit ekonomik socialist në Venezuelë ka gjeneruar një mangësi akute të artikujve ushqimorë në tregje, që ka detyruar me mijëra vetë të kërkojnë ushqim ku të munden, duke mos përjashtuar as koshat e mbeturinave.

Presidenti Nicolas Maduro fajëson protestat e opozitës për situatën e krijuar, me pretendimin se ngërçi buron nga bllokimi i rrugëve e autostradave, ndërsa gishtin e fajit e drejton edhe nga ajo që e konsideron si luftë ekonomike të ndërmarrë prej kundërshtarëve të tij, me ndihmën e Uashingtonit.

Drejtuesi i Kopshtit Zoologjik të kthyer në skenën e vjedhjeve të bujshme, Leonardo Nunez kujton megjithatë se grabitjet e javëve të fundit kanë prekur 10 specie të ndryshme, përfshirë një buall të bërë copash, gjë që e shtyn të besojë se e gjithë kjo lojë është orkestruar nga trafikantë, që synojnë t’i marrin kafshët e t’i shesin.

Mes gjitarëve të grabitur janë edhe dy tapirë, një specie kjo e rrezikuar nga zhdukja.

August 17, 2017 20:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*