Krizë edhe në Bashkinë e Tiranës, punonjësit s’kanë marrë ende rrogën e korrikut
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë ende pagën e korrikut. Kriza duket se ka përfshirë edhe këtë institucion, pas administratës qendrore. Gazeta “Shqip” shkruan sot se punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë ende pagat. Kjo për shkak të gjendjes jo të mirë financiare të këtij institucioni, i cili ka shpenzuar më shumë para nga sa ka arkëtuar.
Basha ka shpenzuar 1 miliard lekë, por ka arkëtuar vetëm 819 milion lekë, 30 milion më pak se një vit më parë. Gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, bashkia e kryeqytetit u angazhua fuqishëm.
Ha ha sa kam qieshur.. Buxheti eshte “solid”. Keto jane shashka dashakeqese..