Kroacia hap kufirin me Serbinë për emigrantët

October 19, 2015 19:38

Kroacia hap kufirin me Serbinë për emigrantët

Kroacia ka hapur kufijtë e saj me Serbinë, duke lejuar mijëra emigrantë të kalojnë kufirin.

Refugjatëve u ishte mohuar e drejta për të kaluar kufirin që prej të shtunës për shkak të  flukseve në Austri dhe Slloveni.

Mediat raportojnë se emigrantët kanë rifilluar udhëtimin e tyre për në Europën Perëndimore, me autobus, me mjete të tjera të improvizuara, por edhe më këmbë.

UNCHR ka përshkruar kushtet atje si “të tmerrshme”.

Qindra e mijëra emigrantë nga Siria, Afrika dhe Afganistani kanë bërë rrugën e tyre nga Turqia në Ballkan në muajt e fundit, në përpjekje për të arritur në Gjermani, Suedi dhe shtete të tjera të BE-së.

October 19, 2015 19:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*