Kroacia heroike përmbys rezultatin dhe dërgon anglezët në shtëpi

July 11, 2018 22:44

Kroacia heroike përmbys rezultatin dhe dërgon anglezët në shtëpi

E pabesueshme! Kroacia është në finale pas një tjetër 120 minutëshi të luajtur në Luzhniki Stadium. Anglia do të kthehet në shtëpi pa trofeun dhe ballkanasit do të luftojnë për Kupën e Botës me Francën.

Anglia bëri një nisje të përsosur duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 5’ me Trippier. Mbrojtësi i djathtë anglez lëshon një goditje fantastike nga encja duke realizuar një gol ëndrrash në gjysmëfinale. Kroacia nuk reagon ndaj Anglisë që merr zemër dhe mund të kishte dyfishuar rezultatin me anë të Harry Kane apo Jesse Lingard.

Prapavija angleze është e kujdesshme dhe e pakalueshme gjatë pjesës së parë, por pas pushimit situata ndryshon në mënyrë të pakuptimtë. Befasisht janë kroatët ata që kontrollojnë lojën dhe krijojnë rastet për të shënuar. Ishullorët duken konfuzë dhe bëjnë shumë gabime në pozicionim dhe pasime, si pasojë ndëshkohen nga Ivan Perisic në minutën e 68’ pas krosit të Vrsaljko.

Kroacia merr frenat e lojës në dorë pas golit që i ka falur eufori. Rastet vazhdojnë një pas një dhe vetëm fati shpëton portën e Pickford. Southgate mundohet të reagojë por nuk ia arrin megjithëse fut Rashford në fushë. Situata nuk ndryshon dhe si pasojë Kroacia do të luajë minutat shtesë për të tretën herë radhazi.

Minutat shtesë flisnin përsëri vetëm kroatët të cilët nuk dihet se ku i gjenin bateritë për të vazhduar pa pushim. Aksionet më të rrezikshme ishin të ballkanasve dhe pas disa rasteve të mira, Mario Mandzukic shënon gol në minutën e 109’ pas pasimit të Perisic.

l.h/ dita

July 11, 2018 22:44
Komento

10 Komente

  1. perkthyesi July 11, 23:05

    Anglia i besoi me teper se c’duhej rezultatit! Ky mentalitet ende vazhdon te sundoje ne mjaft ekipe. Kushdo qe te dilte ne finale, mendoj se Franca eshte kampione e botes, pasi Kroacia per nga niveli dhe grinta qendron shume me poshte se Franca.

    Reply to this comment
  2. demo July 11, 23:27

    Nga popujt ilirike te Ballkanit (Kroatet,Bosnjaket,Malazeste,Shqiptaret),vetem Kroatet kane treguar karakterin e plote te stergjysherve te lashte,pasardhes te denje te Liburneve,dalmateve,breukeve desidiateve.Keta i kane shpartalluar serbet edhe ne kohet e vjetra,edhe ne kohet moderne.Gjate luftes se dyte boterore bashkepunuan si popull me ushtrine aleate gjermane dhe s`lane kembe serbi ne Kroaci.Edhe gjate luftes se Jugosllavise,shpartalluan serbet ne Knin dhe u dhane dermen per ne Serbi.Kroatet nuk jane si shqiptaret e Shqiperise.Ata e dijne ke kane mik e ke kane armik.Jane popull me karakter dhe kete e treguan edhe ne fushen e futbollit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 12, 10:01

      dem deri diku e ke mirë por akoma të thuash”Gjate luftes se dyte boterore bashkepunuan si popull me ushtrine aleate gjermane”,më duket pak si idiotësi!!nëse në atë kohë ata njerëz,kudo që ishin,bënë një zgjedhje të gabuar?!sot kush e quan të drejtë!?bën një faj!!pra me dashje i bashkohet një doktrine antinjerzore!!
      dem sado ta rrotullosh,sado të përpiqesh ta mbulosh mutin me shurrë,prap nuk do të mundesh ta fshehësh!”mbulimi i mutit me shurrë”,ka një të keqe të madhe dem!!
      muti nuk thahet,nuk zë kore dhe për pasojë TË QELB gjithë kohën!

      kroatët,flas për futbollin tashti,kanë një skuadër më të mirë se ajo e anglisë!!
      anglia ka lojtarë që luajnë të gjithë në angli,kanë të njëjtën mënyrë loje,dhe për pasojë merren vesh më kollaj!!
      kraoatët,kanë lojtarë si individ shumë më lart se ata anglez,luajnë në kampionate të ndryshme europiane,pra për pasojë me sisteme të ndryshme loje,që sjell dhe vështirësinë për tu lidhur me njëri tjetrin!!
      anglia një shtet me 55 mln banorë,me një kampionat të jashtëzakonshëm dhe me financa po të jashtëzakonshme!
      kroacia një shtet me 4.5 mln banorë,me një kampionat,sa është dhe vëndi dhe financa po ashtu sipas vëndit,prapë tregoi se ka prodhuar shumë më shumë futbollist cilësorë!
      ata e merituan fitoren!!
      shpresoj që tia dalin deri në fund!!
      pavarsisht se franca mund të ketë një nivel,pak më të lartë,për mendimin tim shumë i diskutueshëm,prap kroatët janë më të mirë si lojtarë individual dhe si ekip!!

      Reply to this comment
    • Arben July 12, 13:55

      AQ SHUME I SHPARTALLUAN SLLAVET, SAQE

      U SLLAVIZUAN PER VETE.

      KUR MERR PERSIPER TE FLASESH PER HISTORI

      LEXO NDOPAK, JO VETEM PARRULLA BOSH.

      Reply to this comment
  3. LORA July 11, 23:38

    Nuk ka gje te pa-besueshme ne futboll,,,,ne sportin magjik rrembyes te zemrave te Globit tone.
    Urime te ngrohta fitores se merituar te Kroacise kunder themeluesve te football-it ,Anglise.

    Reply to this comment
  4. Arben July 12, 08:46

    Mesfusha me e mire ne bote

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic July 12, 11:14

    I urojme suksese dhe shpresojme se kroacia do te fitoi mbi Francen.!

    Reply to this comment
  6. A.W. July 12, 14:21

    Bravo Kroacia!!!
    Skuader europiane me lojtare europiane, jo me mercenare bythzi afrike si Anglia e Franca.

    Reply to this comment
  7. Toni July 12, 15:04

    Sikur ata qe bejne simbolin e shqiponjes, ta kishim treguar patriotizmin e tyre, duke ju shkeputur Zvicres dhe luajtur per Kosoven, do te benim ndoshta tifozllek per Kosoven (me Xhakat, Shaqirin, Behramin, Mustafen, Xhemalajn, Jonuzaj etj.) ne kete boteror ose ne ata qe do te vijne. Por ja qe patriotizmi i vertete lidhet edhe me kulturen. Lojtaret kroate nuk kane nevoje te bejne simbole boshe me duar, ata luajne per Kroacine e tyre dhe arrijne deri ne finale te boterorit (sikurse edhe arrijne suksese pafund ne sporte te tjera si vaterpol, handball, atletike etj.).

    Reply to this comment
  8. demo July 12, 19:07

    Cfare ti them une ketyre,se keta duan te me mesojne edhe historine.Anticensura me thote krahasime me mut e shurre.Po mire mor anticensure,ja ta zeme se te sulmon nje bandit i armatosur ne rruge,te grabit e te merr erzin,kur rastesisht te vjen ne ndihme nje kapobande me i tmerrshem se i pari,qe e ben ate agresorin tend qece,ja merr ato qe ta ka grabitur dhe t`i kthen prape.Ti ne vend qe ta falenderosh do te bashkohesh me agresorin tend,sepse shpetimtari yt e ka biografine kriminale me te zeze???EEee Anticensure?
    Ky Arbeni qe thote se Kroatet u sllavizuan nga presioni sllav, duhet te dije se Kroatet jane fis sllav,nuk jane te sllavizuar.Ky fis depertoi deri ne veri te gadishullit Ilirik ku jetonin Iliret Dalmate,Liburne,Breuke etjKETA ILIRE NE SHEKUJT 6-7 KUR ERDHEN SLLAVET ,ISHIN LATINIZUAR NGA ROMA,E KISHIN HUMBUR GJUHEN ILIRE DHE FLITNIN DALMATISHT,NJE GJUHE QE PER FAT JETOI DERI NE SHEK, E XIX DHE ESHTE E REGJISTRUAR.Pse them qe Kroatet jane Ilire?Sepse sado te shumte te kene qene ardhesit qe depertuan asnjehere nuk jasne me shume se vendasit..ilire.Po te them qe 100 spanjolle kristianizuan dhe spanjollisuan 10 miljon axteke,30 miljon inkas etj.Por banoret e Amerikes latine nuk mund ti quajme spanjolle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*