Kroacia heton marrëveshjen e dyshimtë me Ukrainën

March 23, 2016 14:18

Kroacia heton marrëveshjen e dyshimtë me Ukrainën

Ministria kroate e mbrojtjes i tha BIRN të martën se Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, VSOA dhe policia ushtarake po hetonin një marrëveshje të riparimit dhe blerjes së avionëve ushtarakë nga kompania shtetërore ukrainase e armëve Ukrspecexport.

Ministria tha se marrëveshja mes ministrisë dhe Ukrspecexport po rivlerësohej për “indikacione serioze të veprimeve shqetësuese që mund të prekin aftësinë mbrojtëse” të Kroacisë.

Ministria ka lajmëruar se një komitet special brenda ministrisë do të hetojë më tej gjendjen e avionëve ushtarakë.

Gazeta e përditshme kroate Jutarnji list raportoi të martën se policia ushtarake dhe VSOA po hetonin marrëveshjen 17.6 milionë euro të bërë më 13 korrik mes ministrisë kroate dhe Ukrspecexport.

Sipas kushteve të marrëveshjes, ukrainasit do të riparojnë shtatë avionë të modelit MiG-21 dhe do t’i shesin kroacisë pesë avioni të tjerë të përdorur.

Kontrata thotë se pesë MiGs që do t’i shiteshin Kroacisë përdoreshin dikur nga forcat ajrore të Jordanisë.

Sipas Jutarnji list, megjithatë, pesë avionët nuk janë përdorur më parë nga Jordania por janë riparuar nga pjesë të avionëve bullgarë, algjerianë dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Për më tepër, avionët e çuar për riparim përmbanin pjesë që nuk përputheshin me pjesët e listuara në dokumentimin zyrtar.

Ministria nisi një inspektim dhe hetim kur u bë e qartë se avionët e riparuar kishin probleme teknike. Në korrik 2014, Jutarnji list raportoi se avionët e parë të dhënë te Kroacia kishin probleme të rënda teknike.

Jutarnji list shkroi të martën se dyshonte se riparimet nuk ishin bërë kurrë dhe se dokumentacioni për të ishte falsifikuar.

Nga fillimi, kompania ukrainase nuk arriti t’i përmbahet afateve. Avionët e fundit u dhanë në fund të korrikut 2015, për të cilët ministria pagoi 280,000 euro më pak.

Marrëveshja u kontraktua nga ish-qeveria e qendrës së majtë, ministri i mbrojtjes i së cilës Ante Kotromanoviç, një oficer i shuar i luftës së viteve 1990, është një anëtar i Partisë Social Demokrate në opozitë, SDP.

Megjithëse Kroacia është një anëtar i NATO-s, forca ajrore e saj është në gjendje të keqe. Publiku e dëshmoi këtë në gusht 2014 kur një MiG-21, që nuk ishte i riparuar nga ukrainasit, u përplas pranë Zagrebit prej problemeve teknike, ndërsa piloti u hodh nga avioni dhe shpëtoi./BIRN

March 23, 2016 14:18
Komento

1 Koment

  1. elio March 23, 14:57

    te pakten keta kane ndonje hekurishte…ne nuk kemi leke as ti mbajme…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim