Kroacia kufizon numrin e turistëve, për shkak të kapacitetit mbajtës të qytetit

August 5, 2018 20:32

Kroacia kufizon numrin e turistëve, për shkak të kapacitetit mbajtës të qytetit

Një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Dubrovniku është në rrezik të vazhdueshëm për t’u prekur nga vizitorë të shumtë turistikë.

Pothuajse 280.000 turistë kanë vizituar qytetin 800-vjeçar midis janarit dhe qershorit. Ndërsa vitin e kaluar, 749.000 njerëz u nisën nga 539 anije që u ankoruan në portin e Dubrovnikut.

UNESCO paralajmëroi vitin e kaluar se statusi i trashëgimisë botërore të Dubrovnikut ishte e rrezikuar nga turistët për shkak të kapacitetit mbajtës të qytetit dhe menaxhimit të anijeve turistike që po hynin çdo ditë në port.

Për të kundërshtuar problemin, qyteti prezantoi në vitin 2017 planin e saj “Respect the City”, që synonte kufizimin e numrit të turistëve nga anijet turistike deri në 4.000 persona në çdo moment të caktuar.

“Projekti filloi të japë rezultat në këtë sezon turistik dhe ne mund të shohim mjaft përmirësim në cilësinë e pritjes së mysafirëve nga anijet turistike dhe më pak turma”, ka thënë Sandra Milovçiç, një zyrtare e Shoqatës së Turizmit të Dubrovnikut.

Por sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 4.2 milionë njerëz kanë kaluar të paktën një natë në Dubrovnik deri më tani në 2018, thënë ndryshe 14 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Sipas Cruise Critic, një portal i specializuar në internet, Dubrovniku u shpall destinacioni më i mirë mesdhetar lindor për udhëtime të tilla gjatë viteve 2017 dhe 2018, duke u krahasuar me Kotorin e Malit të Zi, Venecian e Italisë dhe ishujt grekë të Santorinit dhe Rhodosit.

s.a/dita

August 5, 2018 20:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*