Kroacia, leksion Argjentinës. Messi-t tani i duhet një mrekulli

June 21, 2018 21:59

Kroacia, leksion Argjentinës. Messi-t tani i duhet një mrekulli

 

Kroacia është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018, pasi ka mposhtur 3-0 Argjentinën dhe tani “çelestët” rrezikojnë eliminimin e bujshëm.

Lionel Messi mund ta mbyllë Botërorin në Rusi pas vetëm tre ndeshjesh dhe një ndër fajtorët është portieri Wilfredo Caballero, i cili bëri një gafë që do të mbahet mend gjatë.

Pas pjesës së parë, relativisht të ekuilibruar dhe të mbyllur në barazim 0-0, në minutën e tetë të pjesës së dytë erdhi gafa e 36-vjeçarit, portieri i dytë i Chelsea.

Caballero tentoi të pasonte te Mercado, por pasimi i tij ishte skandaloz dhe topi përfundoi te këmbët e Ante Rebic, i cili e ndëshkoi me një goditje saktë që përfundoi në rrjetë.

Jorge Sampaoli tentoi të ndreqte situatën me aktivizimet e Higuain dhe Dybala, por Argjentina nuk pati forcën e duhur dhe tani nuk e ka më fatin në duart e saj.

Dhjetë minuta para fundit, Luka Modric mbylli llogaritë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Goli i dytë në këtë Botëror për mesfushorin e Real Madrid i jep Kroacisë biletën për në raundin e ardhshëm.

Ndërkohë, në kohën shtesë Argjentina kaloi nga shiu në breshër kur Ivan Rakitic realizoi golin e tretë për kroatët, me portën e boshatisur.

Vetëm trishtim për Leo Messi, pasi tani duhet t’i lutet Zotit që mos eliminohet që në fazën me grupe të “Rusi 2018”.

a.s/dita

June 21, 2018 21:59
Komento

7 Komente

  1. perkthyesi June 21, 22:19

    Argjentina? Nje ekip i mbaruar dhe teresisht i konsumuar! Fjalet me te mira per Kroacine, nje ekip simpatik, qe deshiroj sinqerisht te shkoje sa me larg ne kete boteror!

    Reply to this comment
  2. Arben June 21, 23:06

    Me duket portugalia e merr kete boteror

    Reply to this comment
  3. demo June 21, 23:19

    Kroacia eshte krenaria e rraces ILIRE.Pas bosnjakeve jane populli me ilirik i Ballkanit.Vetite morale ,fizike te kesaj rrace kroatet i kane treguar ne vite.Keta dhe vetem keta kane qene ne gjendje te shpartallojne serbet edhe ne luften e dyte boterore edhe ne luften e fundit pas ndarhjes se Jugosllavise.Ne Basketboll kane qene kollona e kampioneve boterore te Jugosllavise me vellezerit Petrovic te Zagrebit.Ne futboll kane 20 vjet qe dpminojne kampionatet boterore.duke arritur deri ne gjysfinale.Zezaket e Nigerise nuk u pane ku ishin ndeshjen e pare.Argjentinen ,tmerrin e italianeve,e shkermoqi fare.Une them qe Kroacia merr boterorin me keto qe kemi pare.

    Reply to this comment
  4. Adih June 22, 02:15

    demo…@….. Mesoje nga une si eshte realiteti..Iliret jane ne trojet e veta ,ku shtriheshin nga cameria e deri KÄRNTEN Austri . Kjo ishte arsyeja qe Hitleri ,i kerkoi Shqiptareve me lini vetem te marshoj ,mos me ngacmoni dhe sju ngacmoj .Ai sigurisht e dinte . Por ta permend jo per politike ,por prejardhjen e Ilireve, Eshte e vertete Hitleri ka qene anti sllav ……. ,kurse mbas 700 vjetesh erdhen nga rusia e bardhe muzhiket ,qe flasin sllavisht ,fut ketu brenda boshnjake e Kroat ,dhe u ngulen ne gadishullin e Ballkanit Dhe na kane ndare per gjysem .Bile jane sot e kesaj dite ne Austri Wiene varret ilire . Para shume vitesh Iliret kane qene te pasur ,ku jane mare me tregetine e kripes. .E ke ne enciklopedine mere dhe lexje . Megjithate te mirat demo..

    Reply to this comment
  5. Kosovari June 22, 09:02

    Nese ndonjehere njeriu ndjen kenaqesi, Une,edhe pse jo adhurues i sportit, ne kete ndeshje futbolli, e perjetova kenaqesine, sikur te fitonte Kombetarja Shqipetare,Vertet kroatet e meritua. sepse luajten menqurisht,dualen sportist te menqur dhe mjeshter te triumfit

    Reply to this comment
  6. Arberi June 22, 09:26

    Gjithmone pas ndeshjes gjykohet vetem sipas rezultatit, para ndeshjes te gjithe shprehen vetem duke thene se mund….apo ndoshta, pasi merret vesh rezultati te gjithe pa perjashtim bile edhe keta qe paguhen neper televizione si gjasme eksperte futbolli ndihen super super eksperte.

    Vertet Argjentina nuk eshte ne ditet me te mira, por po te ishte kaq superiore Kroacia (pa i mohuar vlerar individuale si lojtare) nuk do ishte qarkullimi i topit Dukshem pro Argjentines qe ne pjesen e pare. Ashtu si Kroacia edhe Argjentina pati raste disa te pastra shenimi qe ne fillim te ndeshjes, por kjo gje harrohet pas ndeshjes (?!)

    E gjithe ndeshja u vulos pas veprimit te pafat portierit argjentinas kur topi perfundoi ne kembet e kroatit, sidomos pas gafes po aty kur portieri ngurroi te dilte per ti bllokuar komplet rrezen futbollistit kroat, po te kishte bere ndonje gafe te tille portieri kroat sigurisht komentet do ishin ndryshe nga super ekspertet sot

    Argjentina edhe mund te eleminohet pa kaluar grupin, por Kroacia me gjithe lojtaret super cilesore qe ka, kurre nuk mund te shkoje me teper se nje vend i trete ne perfundim te nje boterori !
    Trofeu qe enderron ne te vertete Kroacia ishte fitorja ndaj Argjentines dhe kalimi i ndonje turi tjeter..

    Aresyeja eshte shume e tjeshte, ndryshe nga ekipet e zakonshme qe kane ne mendje fitimin e ndeshjes se rradhes, ekipet vertet te medha gjithmone luajne qe ne eleminatore me kupen e botes ne koke, prandaj edhe arrijne edhe suksese madhore !

    Te tilla ekipe te medha jane Gjermania, Brazili, Argjentina, Italia, pavaresisht nga ndonje paraqitje e dobet e tyre, por kurre nuk mund te klasifikohen si te tilla ekipe te zakonshme si Kroacia, Turqia, Belgjika, Hollanda, Shqiperia, apo Korea

    Reply to this comment
  7. demo June 22, 10:31

    Adih,ty te flm per mesimet historike,por kur djali mesoi te capise,i tha babait:Hajde baba,te tregoj arat!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*