Kroçera britanike për herë të parë në Durrës, me 1222 turistë

May 25, 2016 10:43

Kroçera britanike për herë të parë në Durrës, me 1222 turistë

1227 turistë të huaj kanë mbërritur sot në orët e para të ditës në Durrës në bordin e kroçerës “Thomson Celebration”. Anija turistike, e cila vjen për herë të parë në qytetin bregdetar,  u ankorua në kalatën 5 rreth orës 7.00 paradite.

Nga agjencia e lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se vetëm 5 turistë vijnë nga Austria dhe Gjermania, ndërsa pjesa tjetër, 1222 turistë gjithsej janë nga Britania e Madhe.Krocera Durres Foto Gezim Kabashi (1)

9 autobuzë turistikë me udhëtarët e kroçerës u nisën drejt qyteteve historike të Krujës dhe Tiranës.

Shumë prej turistëve kanë nisur vizitat në qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.

Kroçera “Thomson Celebration” me gjatësi 215 metra dhe tonazh të përgjithshëm 34 mijë ton ka flamur maltez. Ajo vjen nga Korcula (Kroaci) në kuadër të një turi adriatiko-jonian dhe do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt portit të Dubrovnikut (Kroaci).

Krocera Durres Foto Gezim Kabashi (2)Pas kroçerave “Berlin” dhe “Princendam”, që mbërritën në Durrës në periudhën mars-prill të këtij viti, “Thomson Celebration” është anija e katërt turistike e këtij sezoni. Deri në muajin nëntor në portin e Durrësit pritet të mbërrijnë edhe 18 kroçera të tjera me turistë nga i gjithë globi.

May 25, 2016 10:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*