KRONIKË / Agrufa bind mustaqet e Çelos ta fusin ekipin e Partizanit në Listën e Kriminelëve të Luftës

May 17, 2019 03:32

KRONIKË / Agrufa bind mustaqet e Çelos ta fusin ekipin e Partizanit në Listën e Kriminelëve të Luftës

TIRANË – Një krim i rëndë ndodhi pasditen e të dielës së 12 Majit, kur një grup sportistësh çunakë me uniforma të kuqe dhe pa asnjë kontribut për kombin, të rrethuar nga mijëra ndjekës me bluza edhe më të kuqe, filluan të ulërasin, bërtasin, vrapojnë e përqafojnë njëri-tjetrin si të shkalluar, duke prishur qetësinë e njerëzve.

Menjëherë më pas, titujt mediatikë “Partizani shpartallon Tiranën”, “Të kuqtë godasin blutë për vdekje” etj, e alarmuan aq shumë shkrimtarin e përbotshëm Agrufa, saqë ky nuk duroi dot më.

Mori telefonin dhe i ra numrit të mustaqeve të Çelos duke zier nga zemërimi.

-Alo, mustaqet? Çelon desha pak. Ti je? Hë, dëgjo mjeshtër, ku je me përgatitjet për librin e dytë të atyre gjysmë-opingave, kriminelët e luftës që zbritën nga mali dhe na i mbushën qytetet me morra?

Çelua qeshi pak nën mustaqe dhe filloi ta tjerrë si e kishte menduar projektin;

-Dëgjo gjigand, – i tha – besoj se me 50 mijë euro kjo punë mbaron për një muaj. Ligji na lejon të merremi edhe me një listë të dytë, sepse parë nga këndvështrimi socio-ekonomik, ata morracakët ishin të gjithë dështakë. Kishin secili nga një kaposh plaçka dhe rrjedhimisht, kuptohet që do bënin krime. Nga ana juridike, ata janë kriminelë 100%, sepse mbi çfarë baze ligjore mund të vrisnin një gjerman, e aq më keq një ballist, apo një spiun? Ku e ke bazën ligjore more zotëri???

-Ke shumë të drejtë profesor – u gjegj Agrufa duke thithur mendueshëm një cigare – prandaj, unë do sugjeroja që në librin e ri të fusje në listën e kriminelëve edhe Partizanin. I dëgjon morrat e kuq që na çanë veshët gjithë natën? Po këta janë banditë more!

Mustaqet e Çelos u menduan një copë herë, bashkë me Çelon.

Unë jam shkencëtar, – tha ky me vete, – duhet të jem i ftohtë para fakteve. Pse nisi lufta antifashiste në ‘41-in? Pse jo në ‘39-n? Pse para lufte kishte vetëm sport-klub Tirana dhe jo Partizani? Sepse këtë e fundit e ndërtuan jugosllavët me porosi të Kominternit. Ja ku fle lepuri! Eh, ç’më ka vajtur mendja për ca çomlek lepuri…

E shkundi zëri i shkrimtarit të përbotshëm nga ana tjetër e telefonit:

-Hë moooo, tavarish Çelo, të zuri gjumi mbi mendimet?

Ky  i renditi edhe një herë ato që Agrufa ja quajti me përkëdheli mendime dhe filloi:

Dëgjoni zoti Agrufa! A është Partizani skuadër e themeluar nga ata të malit? A kanë vrarë këta të fundit pa asnjë bazë ligjore? Po lojtarët a vrapojnë si të çmendur nëpër fushë pa zënë karar, duke prishur rehatinë e miletit? A ka lozur Partizani edhe me Dinamon, veglën e Sigurimit të Shtetit? A i ka Sigurimi duart e lyera me gjak? Po Partizani është jo thjesht për listën time, por është për burg si grup moreee!       

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që nuk ka asgjë kundër çomlekut

May 17, 2019 03:32
Komento

5 Komente

  1. KORÇARI May 17, 08:40

    Hahahavha, i madh je.
    Agrufa hahahahaha

    Reply to this comment
  2. Fatmir Lohja May 17, 09:52

    Humor i kenshem.

    Reply to this comment
  3. Tan May 17, 14:17

    Bo cfare dialogu, tamam balli kombit

    Reply to this comment
  4. intelektuali May 21, 16:21

    Agrufa i bie telefonit te Mustaqcelos dhe ne vend te degjoje mikun e tij te vjeter i del papritur Bashoulaj i Edroges dhe i thote:

    ORE TI PUSHT BALLIST PO PARTIZANIN DO TE FUTESH NE LISTEN E KRIMINELEVE TE ENVERIT?

    Agrufa i trembur se helbete Bashoulaj i Edroges i ka bolet deri ne toke dhe tremb llahtari edhe Loken Arta Marku qe ka nje vit qe nuk guxon ta hetoje per Unazen e Madhe dhe per tenderat me letra fallco, pra Agrufa qe ben shurren ne breke sa here degjon zerin e Bashoulajt ja kthen:

    O BOSI I UNAZES DHE I TENDERAVE ME LETRA FALLCO, UNE E KISHA VETEM PER ATA PARTIZANE QE KANE BERE KRIME GJATE LUFTES ME URDHER NGA PUSHTI TITO I JUGOSLLAVISE

    Bashoulaj qe s’e han sapunin per djathe ja kthey:

    ORE TI MUT MUTI BALLISTI NUK E DEGJOVE TI LIDERIN BOTEROR EDROGEN QE DEKLAROI SE KRIMET E PARTIZANIT GJATE LUFTES I KEMI MBYLLUR NE KASAFORTE ME 7 DRYNE? PO GERDALLEN E ENVERIT SPARTAK BRAHO NUK E DEGJOVE TI O PUSHT? PO MIRE KETA BOSA NUK I KE DEGJUAR PO DINOSAURIN GRAMOZ RUCI QE ESHTE KOKA E PARLAMENTIT NUK E DEGJOVE SI THA QE LANC-IN JUGOSLLAV NUK DO TA PREKIM NE ASNJE FIJE TE FLOKUT?

    Arufa u tremb dhe u zbyth perpara nje deklarate kaq agresive te Bashoulajt, Bosit te Unazes dhe Tenderave me letra fallco aq me shume kur edhe miqte e tij gazetare e kishin abandonuar si rezil dhe karrierist, i depresionuar u pergjegj:

    O BOSI I UNAZES DHE TENDERAVE ME LETRA FALLCO E TERRHEQ LISTEN E PARTIZANIT QE REZULTOJNE SE KA BERE KRIME GJATE LUFTE, POR NE VEND TE TYRE DO TE FUS DINAMON E SIGURIMIT QE KA MBUSHUR LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI.

    Bashoulaj u nxi ne fytyre dhe per pak sa nuk hengri celularin me dhembe:

    ORE TI MUT MUTI EDHE MUA ME FUTE NE LISTE TI O BALLIST I POSHTER?

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 21, 16:22

    Agrufa i bie telefonit te Mustaqcelos dhe ne vend te degjoje mikun e tij te vjeter i del papritur Bashoulaj i Edroges dhe i thote:

    ORE TI PUSHT BALLIST PO PARTIZANIN DO TE FUTESH NE LISTEN E KRIMINELEVE TE ENVERIT?

    Agrufa i trembur se helbete Bashoulaj i Edroges i ka bolet deri ne toke dhe tremb llahtari edhe Loken Arta Marku qe ka nje vit qe nuk guxon ta hetoje per Unazen e Madhe dhe per tenderat me letra fallco, pra Agrufa qe ben shurren ne breke sa here degjon zerin e Bashoulajt ja kthen:

    O BOSI I UNAZES DHE I TENDERAVE ME LETRA FALLCO, UNE E KISHA VETEM PER ATA PARTIZANE QE KANE BERE KRIME GJATE LUFTES ME URDHER NGA PUSHTI TITO I JUGOSLLAVISE

    Bashoulaj qe s’e han sapunin per djathe ja ktheu:

    ORE TI MUT MUTI BALLISTI NUK E DEGJOVE TI LIDERIN BOTEROR EDROGEN QE DEKLAROI SE KRIMET E PARTIZANIT GJATE LUFTES I KEMI MBYLLUR NE KASAFORTE ME 7 DRYNE? PO GERDALLEN E ENVERIT SPARTAK BRAHO NUK E DEGJOVE TI O PUSHT? PO MIRE KETA BOSA NUK I KE DEGJUAR PO DINOSAURIN GRAMOZ RUCI QE ESHTE KOKA E PARLAMENTIT NUK E DEGJOVE SI THA QE LANC-IN JUGOSLLAV NUK DO TA PREKIM NE ASNJE FIJE TE FLOKUT?

    Arufa u tremb dhe u zbyth perpara nje deklarate kaq agresive te Bashoulajt, Bosit te Unazes dhe Tenderave me letra fallco aq me shume kur edhe miqte e tij gazetare e kishin abandonuar si rezil dhe karrierist, i depresionuar u pergjegj:

    O BOSI I UNAZES DHE TENDERAVE ME LETRA FALLCO E TERRHEQ LISTEN E PARTIZANIT QE REZULTOJNE SE KA BERE KRIME GJATE LUFTE, POR NE VEND TE TYRE DO TE FUS DINAMON E SIGURIMIT QE KA MBUSHUR LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI.

    Bashoulaj u nxi ne fytyre dhe per pak sa nuk hengri celularin me dhembe:

    ORE TI MUT MUTI EDHE MUA ME FUTE NE LISTE TI O BALLIST I POSHTER?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim