KRONIKË / Dekorohet agjenti guximtar i policisë, zbërtheu grupin e prostitutave

July 29, 2019 23:08

KRONIKË / Dekorohet agjenti guximtar i policisë, zbërtheu grupin e prostitutave

TIRANË – Në një ceremoni diskrete dhe jo mediatike për shkak të natyrës delikate të profesionit, oficeri i policisë Amarildo Pushti u nderua dje me Dekoratën e Artë të Shqiponjës pasi zbërtheu një grup prostitutash, njoftojnë burime gjysmë të zhveshura për Gojët e Liga.

Ceremonia u krye në një hotel në periferi të kryeqytetit, ku siç mësohet, dekorata e Artë e Shqiponjës iu dha oficerit Pushti nga vetë Shqiponja, drejtuesja e grupit të prostitutave.

Më herët, oficeri i veshur civil kishte hyrë në hotelin në fjalë, ku pikasi grupin e prostitutave që ushtronin aktivitetin e paliçensuar dhe nuk lëshonin kokrrën e kuponit tatimor.

Siç mësohet, agjenti guximtar zbuloi identitetin e tij dhe u kërkoi vajzave të mblidheshin të gjitha në një sallë.

“Tani është e qartë se çfarë aktiviteti kryeni ju këtu,” u bëri me dije ai vajzave, “ndaj nuk ju mbetet gjë tjerët veç të zbërtheheni”.

Në fillim anëtaret e bandës së rrezikshme ishin të paqarta se çfarë u kërkohej konkretisht, por mësohet se situatën e mori në dorë pikërisht e sipërpërmendura Shqiponja M, që ndërhyri me takt:

“Po hë me çupa, nuk e dëgjuat shefin? Duhet të zbërtheheni, thotë”. Dhe me iniciativë, ajo filloi të zbërthehej nga rrobat e tepërta, duke ndihmuar nga pak edhe vajzat e tjera.

Zbërthimi vijoi me sukses, dhe në fund, siç kanë mësuar Gojët e Liga, ka qenë vetë Shqiponja ajo që i bëri dhuratë agjentit kokëshkretë një varëse ari.

“Këtë dekoratë prej ari e ke nga Shqiponja”, i tha ajo trimit në krye të detyrës, duke shtuar:

Dhe siç e lamë, për këto kurset e rrobaqepsisë që bëjmë këtu, asnjë llaf përjashta se njerëzit e kanë gjuhën e gjatë. Mirë shef? Duku nga muaji tjetër tani…”    

SHËNIM: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro dekorimit të agjentëve guximtarë…

July 29, 2019 23:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*