Kronikë e një refuzimi të paralajmëruar

February 22, 2018 09:57

Kronikë e një refuzimi të paralajmëruar

 

Bedri Islami

 

Nuk besoj se ka njerëz në Shqipëri, të cilët duke i ditur marrëdhëniet mes presidencës dhe qeverisë, pra, mes institucionit të Presidencës dhe të Kryeministrisë, që do të thotë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, të mos e kenë ditur se do të ketë një refuzim, sado të mirësjellshëm nga Presidenti për plotfuqishmërinë e dialogut Shqipëri – Greqi, në njërin nga problemet më të mprehta: ndarja e detit.

Pse ka qenë e paralajmëruar:

Së pari, Meta, në kohën kur mbante postin e zëvendës/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe në Gjykatën Kushtetuese po gjykohej nënshkrimi i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2008 nga Basha dhe Bakojanis, ishte njëri ndër mbrojtësit më të zellshëm të saj.

Mbrojtjen e tij e kishte publike, me tërë autoritetin që i jepte posti i tij i dyfishtë dhe fuqia e tij si pjesë e domosdoshme e koalicionit.

Pranimi i një marrëveshje të re, kaq lehtësisht, pa kaluar në pragun e tij, do të thoshte pranim i drejtpërdrejtë, e jo pak i turpshëm, i fajit të madh politik me mbrojtjen e saj.

Duke pranuar faktin se një marrëveshje e re do të ishte diçka ndryshe, dhe, si duket, e bashkëshoqëruar edhe me disa marrëveshje të tjera, si heqja e Ligjit të Luftës, rikthimi i pronave për shqiptarët e dëbuar me forcë dhe dhunë, rishikimi i pronave etj, do të ishte një humbje e pamasë e kredibilitetit të qeverisë së mëhershme, që edhe kështu ka pasur goditje të mëdha.

Së dyti, ishte një kronikë e paralajmëruar, pasi, ende pa e ditur përmasën reale të asaj që ishte bërë apo mendohej të bëhej, u fillua show politik i konsultimeve me ish presidentët.

Prej tyre, njëri kishte qenë hartuesi, frymëzuesi dhe i akuzuari për shitjen e detit në marrëveshjen e parë, të hedhur poshtë në Gjykatën Kushtetuese. Tjetri, Topi, në kohën e presidencës së tij nuk ishte pyetur në asnjë çast nga ish shefi i qeverisë, që dikush u kujtua se paska qenë edhe president dikur, duke harruar se pas tij ndodhi qameti i vitit 1997. Bamir Topi, njeriu që duhej të ishte pyetur para 10 viteve, do të konsultohej tani. Pastaj Mejdani dhe Moisiu.

Të gjithë ishin perdja e konsultimit publik me Berishën. Konsultimi mund të bëhej edhe fshehtas, por u bë publik, pasi duhej dhënë mesazhi se “unë jam edhe një herë me Berishën, kundër qeverisë Rama”.

Së treti, para se të fliste presidenti Meta, në një dalje publike që nuk ishte e nevojshme dhe që e nxori shtetin shqiptar edhe një herë lakuriq në politikën e tij të jashtme, foli “zëdhënësi” i tij i pashpallur, Manjani.

Kushdo e di se daljet e ish ministrit të drejtësisë nuk janë spontane. Do të ishin rastësi të tepërta, nëse do të kishte ndodhur kështu.

Por, ndërsa Manjani ishte i shkurtër në deklarimet e tij, zgjatja e “sqarimit” të presidentit tha shumë më tepër se do të kishte dashur të thoshte: Unë e kthej, sepse dua ta kthej. Nuk e jap miratimin tim, pasi, edhe nëse mendoni se gjithçka do të kalojë lehtë, unë jam i njëjti në ditët e stuhishme të zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të shkuar.

Edhe gjërat e drejta, të domosdoshme, që kërkonte Presidenti i vendit humbën në çikërrimat burokratike, të cilat mund të zgjidheshin mes këshilltarëve dhe nuk do të ishin në atë monolog e dialog të gjatë dhe të panevojshëm.

Duke thënë shumë, ai bëri publike atë që ishte ditur: nuk jam një kafshatë që kapërdihem lehtë.

Duke qenë i ashpër me qeverinë shqiptare, ai u shfaq, jo çuditërisht, i butë dhe i sjellshëm me qeverinë greke.

Duke pritur reagim të ashpër nga qeveria shqiptare, si kthim i të njëjtës monedhë, ndodhi e kundërta; ashpërsia i erdhi nga pala ku donte të ishte i butë.

Së fundi: pse e bëri të gjithë këtë?

Ka shumë arsye, disa nga të cilat janë të paarsyeshme, dhe të tjera që mund të ishin zgjidhur brenda institucioneve.

Njëra prej tyre, ndoshta më e rëndësishmja ishte një kthim borxhi i vonë ndaj dobësisë së tij politike, Berisha.

Borxhi i vonë, gëzon të zonë, thoshin dikur. Berisha duhet të jetë i gëzuar, por ky kthim nuk është i mjaftueshëm për të.

Ai do të kërkojë edhe më shumë, hedhjen në erë të të gjitha marrëveshjeve që janë duke u përgatitur, sipas motos të tij të njohur: pas meje, u bëftë qameti.

Si duket Edi Rama e ka pritur këtë refuzim. Ndoshta edhe e ka nxitur atë.

Duke mos dashur të ndajë me askënd suksesin, ai ka hedhur drejt presidencës ato shkopinj, të cilët, duke u kthyer, nuk do e godisnin atë, por kundërshtarin e tij të tashëm.

E vetmja gjë që qëndron mbi to, Shqipëria, nuk llogaritet në këtë rast.

February 22, 2018 09:57
Komento

21 Komente

  1. syri February 22, 11:02

    I dashur Z.Bedri! Halli i Metes dhe Co. eshte burgu! Kane vjedhur shume! jane treguar te pangopur! Video e Dritan Priftit i nxjer ashtu si jane! Tamaqare deri ne krim! Likja ka perdorur te tjere per te vjedhur! Nuk ka firmosur thote Mona! Berisha vidgte direkt me Zenin dhe Argiten! Rama nuk do te kete fatin e dy te pareve! Prandaj i zvarrit e prape zvarrit ceshtjet e drejtesise! Por gjithmone ka nje fillim! Ky fillim eshte Sala dhe Likja!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 22, 11:19

    “Nuk besoj se ka njerëz në Shqipëri, të cilët duke i ditur marrëdhëniet mes presidencës dhe qeverisë, pra, mes institucionit të Presidencës dhe të Kryeministrisë, që do të thotë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, të mos e kenë ditur se do të ketë një refuzim, sado të mirësjellshëm nga Presidenti për plotfuqishmërinë e dialogut Shqipëri – Greqi, në njërin nga problemet më të mprehta: ndarja e detit.”
    ka pasur o bedri ka pasur!!
    mos fol në mënyrë absolute,sepse vednimi i vorrezave gërke doli në sintoni me nështetëisnë shqiptare për klerikun gërk!!se për dy muaj nuk e hapi gojnë aspak presidenti ynë që ti thua se ishte e parashikueshme!!se u desh presioni i komnetuesve të blogjeve online që të fillohej të hapej goja me pikatore!!
    më pas bedriu i partisë ose më mirë të themi i qeverisë,sepse e mbrojti qeverinë rama meta me dhëmbë e thonj deri dje,vazhdon me mbrojtjen e errësirës që qeveria po përpiqet ta mbajë me të gjita mënyrat!!
    gjë që për mua është më okulte se ajo që po duket në pamjen e parë!!
    gjithë ky interesim i metës mund të jetë dhe për të mbuluar një të keqe dhe më të madhe për shqipërinë,se “humbja” e detit!!
    rreziku i “kuotave të minoritetit” është e keqja më e madhe që mund ti kërcënohet shqipërisë!!
    firmosja e saj do të jetë faza e dytë e sulmit gërk,pas asaj “janullatos” 1991!
    ps:bedri legeni!
    lëri këto joshjet me dhënje pronash dhe heqje ligjit të luftës!!as ka për të marrë kush gjë!por dh epo morën!shumica kanë për tu bërë më gërk se gërku vetëm 5 vjet pas rimarjes së pronave!!e pamë me shkrimin e fundit të xhufit!!mjaftoi një mundësi për premtim dhe ndryshoi tërë forma e të shkruarit!!
    bedriu i partisë,mos u bëj bedriu i tradhëtisë!
    partia shkon e vjen bedri,shqipëria mbetet ajo që ka qënë,po e tardhëtove!?
    përgjysmohet!!

    Reply to this comment
  3. vasili February 22, 12:07

    Perse kaq te mjere dhe turme pa vlere,vazhdojme te jemi ne,qe cdo egersire dhe ndyresire,dale nga barku i kulles dhe zbritur nga malet,e lejojme te pushtoje qytetet tona dhe te sundoje mbi ne,me islamizmin percudnues mesjetar dhe komunizmin kanibalisk.
    Denatyrimi dhe ulerima e ketij vendi,vazhdon te jete e thekeshme,kur nje nga keto egersira,me koken dhe mullaqet e vet te pista,ka uzurpuar karrigen e presidentit e ketij vendi.
    Pasi ka ndyre dhe shkaterruar te kaluaren,tani ky romoduc, po vazhdon te ndyje dhe shkaterroje te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise,ne bashkepunim me sozin e tij Sali.
    Dhe ne vend ,qe te ngrihet qytetari i indinjuar dhe te protestoje para presidences,qe mbahet e pushtuar nga kjo monster,ne te kundert shohim ca lloj shaljanesh te ndersyera nga kullat e errta,qe mbulojne surratet e tyre te shperfytyruara me flamurin tone.
    Ajo qe e ka nxitur dhe bere te shkoje me tej i pa trazuar,krimin madhor shqiptar(shkaterrimin e trashegimise Europiane dhe kthimin mbrapa te Shqiperise,drejt erresirave te dendura dhe mbytese te azise),ka qene per gjate gjithe kohes,qendrimi indiferent dhe apatik i kryeministrit shqiptar.
    Friken e vet,qenia Edi Rama,eshte munduar ta fshehe,mbas preteksteve absurde,qe nuk i lejohet te nderhyje ne punet e institucioneve te pavarura,kur vet politikani shteteror perendimor e kane ne kulturen e tyre demokratike te reagojne,kur punet nuk shkojne me te vertete mire,ne keto institucione qe i sherbejne shtetit,
    Dhe kur per me teper,ne kete mender shtetin tone,me jari-capaculin president,tikun,katundarin kaba dhe djallezor-kryeprokuror etj,kane qene karikatura te shemtuara dhe antipod ekstrem i karriges,ku i ulen,duke shkaterruar dhe sabotuar keq,ne dekada ecurine europiane te ketij vendi.
    Eshte rasti tani,me mire vone se kurre,qe Rama te bej me ne fund kryeministrin e vertete,te zhveshe shguallin e frikes dhe mbasi ti perplase pasqyren para surratit,monstres qe qelbet ere,ne karrigen e presidentit,ta anashkaloje ate dhe ti jape ketij vendi te ardhmen qe ka merituar dhe qe ja kane mohuar ndyre deri me sot.
    Ne vazhdimesi,puna me imediate e Rames,eshte qe te gjeje menyren dhe te cmontoje nga karrigia e presidences,pjellen e fundit te kulles se erret.
    Ndryshe do te hyje ne histori si karagjozi me tragjik i ketij vendi:
    U nis me tam-tame te medha drejt Europes,por rruges i merren mend dhe kembet,nga frika e kote dhe shkon dhe vetngujohet tek kullat e saliut,metes,rexhepit etj,etj,

    Reply to this comment
  4. Ylli February 22, 12:50

    O shoku Islam dhe ju Islamistet e tjere te Ripjelljes Komuniste.
    Keni 10 vjet qe sa here hapet debati per “Paktin e Detit” ne menyre histerike ulerisni ne kor se ……Gjykata Kushtetuese vendosi Vija Te Kuqe te cilat nuk lejuan “Shitjen e Detit” !!!!
    Cfare po thote Ilir Meta qe ju kerceni si Xhengijet ne Kuplara ???
    Tekstualisht po thote….Vijat e Kuqe te percaktuara nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese per “Ceshtjen e Detit” detyrim ligjor dhe moral i Paktit te Ri Detar te Edi Rames.
    Ku eshte cudia dhe skizofrenia qe ju ka kapur juve Islamet dhe Myslymet.????
    Apo e dini qe Marreveshja e Re ,eshte me keq se e 2009 dhe Rama duhet ta bej sepse nuk hapen negociatat me BE ??
    Apo 9 vjet me pare genjyet dhe mashtruat dhe manipuluat opinionin publik se Berisha “shiti Detin ” dhe tani ajo teoria e Gjykates Kushtetuese po ju kthehet ne Bumerang.
    E dini kush eshte me teatralja dhe qesharakja me ju ?? Teoria tjeter qe nje Fuqi e Trete po ndikon perseri ne ngaterrimin e paleve te interesuara.Nuk e artikuloni dot keshtu se do ju dali boja kur permendej Turqia si pale qe beri maksimumin qe Marreveshja mos behej dhe ju e kundershtonit turpshem.
    Tani e keni formuluar ndryshe….jane interesat e Paleve te Treta per Nafte ne zonat detare te diskutuara qe mund te sjelli probleme me Marreveshjen e Re ???
    Jam i bindur qe Marreveshja e Re do jete me e keqe se e para ,vetem e vetem kur lexoj reagimet e Palacove Teatral te tipit Myslym dhe Islam ,Baze e Muc…..nje tufe manipuluesish rrogetar.
    Tjetra eshte se kur te takohet per te firmosur Marrevedhjen ,Rama me Ciprasin ,ju komentuesit karagjoze injorante te RiPjelljes do jeni te zene duke lexuar ,Aventurat e Tom Sojerit teTropojes ,Izet Haxhia.
    Sa gallate do jete ???

    Reply to this comment
    • korçari February 22, 14:32

      O Ylli paske pj*dhur nga trute urgjent tek mjeku merr ilaçet se le nam ….

      Reply to this comment
      • Ylli February 22, 15:28

        Po te jete mjeku ,mamaja juaj ,nuk po ta prish.
        Si “luftetar socialist korcar” kunder korrupsionit te cdo forme ,dole ne proteste per pastertine e ekipit SkenderBET te Ridvan Bodes ???
        Pfffff…….ma mbyten KARAgjozet teatral !

        Reply to this comment
        • korçari February 24, 09:41

          O Ylli pergjigja juaj eshte ajo e nje injoranti dhe idioti siç duket nuk ke mbaruar as te mesmen dhe perdor fjale rruge …eh eshte sport i veshtire te analizosh apo te diskutosh keto lloj gjerash qe per trurin tend jane shkronja kineze ,mbase nuk eshte faji tend qe ke ngelur barbar…

          Reply to this comment
  5. info analitike February 22, 12:59

    Nje maskarallek i paralajmeruar sjellja e rilindjoteve me detin ashtu sic ndodhi qe diten kur fituan zgjedhjet qe u shtruan gjere e gjate per ta vjedhur e plackitur vendin me keq se c’kishte bere Saliu. Ishe ti o Bedri qe i mbaje ison e mushkonjave kriepsikopatit kur Saliu denoconte trafikun me avione. Pastaj pse ankohesh o Bedriu i partise se ne fund te fundit Liken aty Edi e vuri.
    E pe mo kete Karkinin qe i nxori cullak rilindjotet ne betejen e tyre kunder korrupsionit salist. Shoqja Mrike jo vetem qe nuk e ndoqi ceshtjen e ketij Karkinit por i dha dhe ca koncesione me rendesi strategjike. A duhet futur dikush ne burg per keto apo edhe ketu fajin e ka Saliu?

    Reply to this comment
  6. kujtesa February 22, 13:53

    zoti Bedri

    Nuk ka ndodhur ne historine boterore
    qe nje kryetar partie ti thote me te drejte Saliut Spiun Udb…DHE PAS 10 MUAJVE BEN KOALICJONIN

    pse ndodh kjo zoti bedri;

    TI KE FRIKE TA THUASH POR TE PAKTEN
    SALIU
    LULIU
    ILIRMETIU

    jane kontigjent i sherbimeve sekrete-dipllomatike-strategjike te miqve tane dhe nomenklature e atyre qe emrojne ambasdore anonime si Donald Lul Basha

    LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.
    Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.
    Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 22, 16:18

      unë nuk e di si është kjo puna juaj??
      keni probleme me mbushjen e mëndjes tuaj apo ju duken të tjerë t budallenj??
      kujtesë përse çuditesh për agjentin e UDBsë??
      mos vallë dhe ky palloshi nuk i dinte këto fakte që tha likja??mos vallë likja nuk kishte shtuar fajet e tij me bllok e ndyrësira të tjera kur palloshi i tironës bëri aleancë me të,duke na tradhëtuar të gjithëve??mos vallë ti net beterri dhe arben tradhëtar duka,nuk i dinit të gjithë bëmat e ilirit kur filluat ta mbronit siku të ishte shën mëria??mos vallë harruat “kontributin e madh si atdhetar të sali berishës” e thënë nga palloshi i tironës??akoma sështë mbushur viti!harruat dekoratat e vishos??harruar marrveshjen me lul pallën dhe kacafytjen me metën??ju të gjithë u vutë në krah të tij për të mbrojtur “tepsinë e ramës”!
      dhe sot po mbroni,po bëni gjithçka që kjo tradhëti të realizohet!!
      nuk është as faji i ilirit dhe as faji i ramës me berishën!!është faji i juve partizanëve partiak!
      ju njerëzve të tredhur në tru,sepse ata pa mbështetjen tuaj as në hale nuk shkojnë dot!!
      kujtesë gjysmake,kujtesë propagandistike nëse të ka zënë seniliteti a alchajmeri!?
      mos kujto se të gjithë janë të të njëjtës gjëndje me ty!!

      Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 February 22, 16:36

    unë nuk e di si është kjo puna juaj??
    keni probleme me mbushjen e mëndjes tuaj apo ju duken të tjerë t budallenj??
    kujtesë përse çuditesh për agjentin e UDBsë??
    mos vallë dhe ky palloshi nuk i dinte këto fakte që tha likja??mos vallë likja nuk kishte shtuar fajet e tij me bllok e ndyrësira të tjera kur palloshi i tironës bëri aleancë me të,duke na tradhëtuar të gjithëve??mos vallë ti net beterri dhe arben tradhëtar duka,nuk i dinit të gjithë bëmat e ilirit kur filluat ta mbronit siku të ishte shën mëria??mos vallë harruat “kontributin e madh si atdhetar të sali berishës” e thënë nga palloshi i tironës??akoma sështë mbushur viti!harruat dekoratat e vishos??harruar marrveshjen me lul pallën dhe kacafytjen me metën??ju të gjithë u vutë në krah të tij për të mbrojtur “tepsinë e ramës”!
    dhe sot po mbroni,po bëni gjithçka që kjo tradhëti të realizohet!!
    nuk është as faji i ilirit dhe as faji i ramës me berishën!!është faji i juve partizanëve partiak!
    ju njerëzve të tredhur në tru,sepse ata pa mbështetjen tuaj as në hale nuk shkojnë dot!!
    kujtesë gjysmake,kujtesë propagandistike nëse të ka zënë seniliteti a alchajmeri!?
    mos kujto se të gjithë janë të të njëjtës gjëndje me ty!!

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 February 22, 16:37

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
    • kujtesa February 22, 17:12

      me ngadale anticensure

      sot kemi kete situate

      sali & lul berisha kriminel

      meta & monika..ndyresi kriminale

      rama & Ruci…..impotence kriminale

      dhipllomatet miq….tolerim kriminal ndaj 2B

      ..Por

      midis malokarit vrases berishe dhe qytetarit gafaxhi edi rama do zgjidhja kete te fundit..

      deri tani nuk kemi ndonje fakt per tradheti apo vrasje nga rama..por berishen kemi deshmite e Haxhise qe vete shteti amerikan duhet te kishte reagur qe te tregoje se nuk eshte bashkfajtor me USALI BERISHEN

      .
      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

      Reply to this comment
  9. Alban Dega February 22, 17:13

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Per inat te Edi Rames Ilir Meta shkoi te fle me Donald
    Trumpin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votuan kunder rezolutes se miratuar nga 128 shtete per te kundershtuar zhvendosjen e Ambasades se SHBA-se ne Jeruzalem.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar as… i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas !
    Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze e me figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve prej kartoni e korrupsioni, pervec SHBA-se, qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por … kesaj here me hir apo me pahir beri nje gafe foshnjarake :
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin!

    Reply to this comment
    • nje pyetje.. only one February 22, 19:26

      or tej

      nese ka njerez ne glob qe kane qene BIG-asskisers ne fillim i Enverit dhe pastaj te Elez Biberit jeni ju banda e Tropojes ku dhe ti ke rol jo te vogel..

      Ne dakort 95% e shqiptareve jane me proamerikanet ne bote..por a eshte Amerika ne te njejtin kandar ?..

      absolutisht jo biles shifra eshte pabesueshmerisht e vogel..

      Ti mor jaron ne vend te besh keto Daqibao pse nuk shkruan keto artikuj qe ke thene se do i botosh

      ..
      Cfare na tregoi babai per Biberajt ne kohen e Enverit!

      Cfare i shkruante Mehmet Shehu ,Enverit..per Ram Degen me plumba serb ne trup!

      Lojrat djallezore te UDB- es dhe pislleqet e kupoles!

      Baj e cart Elezajt pllatite ( Niman Hysenat ) Margegajt

      .
      Mos u merr me monstren Meta se ai eshte gur shahu ne porno-politiken shqiptare por merru vesh me Izet Haxhine

      A KA QENE ELEZ BIBERAJ ( hyseni) kontigjent i UDB..
      .
      nese nuk ka qene na kerkoni te falur ….

      Reply to this comment
  10. Kris 1 February 22, 18:57

    I marsh te keqen Donaldit!Nuk ka ngelur te fleje me Meten

    Reply to this comment
  11. valentina February 22, 22:06

    Per ju komentues mbeshtetes te te gjithe kraheve politike nese ne te vertete kerkoni te jeni realiste me komentet tuaja ku mundoheni te tregoni me gisht shkaktaret e kesaj katrahure Shqipetare e krijuar pikerisht nga kjo klase politike prej 27 vitesh,dhe nese vertet jeni te shqetesuar per fatet e vendit eshte momenti i braktisjes se ketyre pseudo-politikaneve qe e kane masakruar kete popull te shumevuajtur deri ne shperberje,komenti i anticensure 25642564 kam mendimin se eshte nje koment qe duhet lexuar shume here per te mos lejuar keta ndyrsira politikane te bejne sondazhe me komentet tuaja.

    Reply to this comment
    • 21 janari 2011 krim salifashist .. February 23, 00:35

      Pse “vallentina” = anticensura
      nuk duhet te barazojne
      Krimet e Berishes me gabimet/gafat e Rames
      ******************************
      Njinuni me nje pjese te vogel te vargmaleve te Krimberishes

      >>>>>>>>>>>>

      Kabllogramet, Shkëlzeni terror Luan Hoxhës
      .
      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve

      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.

      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      .
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
      .
      Agjent i UDB
      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
      .
      Bombardimi i Vlorës
      .
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.

      SHIK-u famëkeq
      .
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      .
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.

      Trafiku i armëve
      .
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.

      Vrasjet ne bulevard
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

      Vrasjet e Gërdecit
      .
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

      Shitja e detit Greqisë
      .
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.

      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      .
      19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

      Grabitja e SHQUP-it
      .
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.

      Zhdukja e Kosta Trebickës
      .
      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita

      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

      Zhdukja e 1.3 miliard USD

      1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.

      Përplasja me SHBA për SHISH
      .
      Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

      Shkarkimi i kreut të SHISH
      .
      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.

      Shkarkimi i Ina Ramës
      .
      Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

      Spastrimet në Ushtri
      .
      Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

      Masakra në drejtësi
      .
      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
      .
      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

      20 ligje klienteliste

      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

      Shitja e Albtelekomit

      1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

      Fshesa në administratë
      .
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

      Fahri Balliu

      15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

      Minierat
      29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

      Presioni ndaj Financial Times

      2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

      Spotet turistike
      8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

      Arben Sefgjini
      5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

      Largimi i FMN
      23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

      Lejet e ndërtimit
      26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

      Ligji i dosjeve
      16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

      Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
      29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

      Vjedhja e pronave
      Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit.

      nderpritet rromani..

      Epilog
      Vallentina !
      Mos barazo krimet e berishes me gabimet e Rames….si beri Arvizu ne 21 janar 2011 qe barazoi shkeljet milimtrike te protestuesve me Krimin e Berishes dhe kjo eshte sot semundja me e keqe e opinionit shoqeror dhe te ca ambasadoreve qe vetem te tille nuk jane te cilet ose rrine si ushtare para serberishes..ose jane jeleke antiplumbi te tij.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 23, 09:18

        lali
        21 janari 2011 krim salifashist ..

        Pse “vallentina” = anticensura
        mos i barazo të gjithë me veten tënde!!
        e kam thënë dhe nuk dua ta përsëris për çdo idiot,provokator,se nuk shkruaj me pseudonime të tjera,për ti bërë jehonë vetes time!!
        kam të njëjtin pseudonim gjat 8.5 vitesh!!
        ato që rama po bën tashti,nuk kanë nevojë për një rroman,të përsëritur deri në sugjestionim,indoktrinim,por do të jenë shkatërrimi i shqipërisë!!
        “ndarja e kufirit detar”është një “bombë” që i trëmb dhe i shqetëson të gjithë!!sado të fitojmë apo të humbim me këtë ndarje,nuk do të jetë asgjë në krahasim me “pistoletën me zurmëshuars” që po pregatitet me “kuotat e minoritetit”!
        ajo do të vrasë në heshtje tërë jugun!ajo do të asimilojë tërë jugun!!
        për të pasur rrezultat kjo metodë,greku ka për të bërë gjithçka për të bllokuar përparimin ekonomik të shqipërisë për 20-40 vitet e ardhëshme!!
        do tiu duket pak si tepër për rradaken tuaj që nuk shikon më larg se hunda,por kjo ka për të ndodhur!!ka 30 vjet që po ndodh,dhe askush nuk e ka kuptuar,e jo më ta përmëndë!!
        me këto që po shkruaj nuk dua të reabilitoj berishën,por thjeshtë të them se dhe ky tjetri është i njëjti brumë!kalbësirë,ndyrësirë,antishqiptar!!
        e gjithë politika është vrastare,antishqiptare!!
        hap sytë njeri hap sytë!
        enveri shkoi,ramizi shkoi,nano shkoi dh erama do të shkojë!si janë hyjnizuar të gjithë që kanë shkuar,nga ju debilat partiak,ashtu dh ei keni pështyrë më pas!të njëjtën gjë do të bëni dhe me ramën!!
        e vetmia që nuk lëviz është shqipëria!!
        vihu në krah të saj,bëj aleancë me të dhe do të shoshësh se zagarët shkojnë e vijnë,por ti dhe shqipëria mbeteni!!

        Reply to this comment
        • koloni gazmore February 23, 17:17

          Anticensure
          Me vjen keq per ty dhe bedrinjte e shtypit shqiptar PSE
          Shqiperia humbi sovranitetin ne shkurt-mars 1992 kur nje ambasador i huaj mori pjese ne votime elektorale qe nuk ndodh as ne ndonje lloj KOLONIE
          ..
          HUMBJA E SOVRANITETIT U VULOS ne korrik-gusht 1993 me burgosjen kriminale te FATOSNANOS ( qe pas 1998 u shperfyterua)

          Skema e burgosjes se Fatos Nanos, ishte pa dyshim nje ide amerikane, e percjelle ne Tirane nga i pari i ngarkuar me pune i SHBA pas rinvendosjes se marredhenieve diplomatike Kris Hill, te cilin me pas Fatos Nano do ta quante ne nje nga intervistat e tij nga burgu: “Njeriu me thike ne goje”.
          .

          Per kete diplomat karriere, ish ambasadorri i SHBA ne Maqedoni, perfaqesuesi amerikan ne bisedimet e Rambujese dhe aktualisht ambasador i vendit te tij ne Varshave, Nano ka deklaruar se fundi se jane miq. Atehere ai qe vetem nje ish punonjes i CIA-s “kuptohet kontacioni qe merrte kjo fjale per elektoratin e majte shqiptar me 1992) dhe percues ne Tirane i teorive makartiste.
          .
          Atehere mik i ngushte dhe teper i afert, Kris Hill, ishte me kreun e PD Eduard Selami. Thuhet se Hill ka qene i pari qe ka percjelle idene e burgosjes se nanos, bile duke premtuar edhe miratimin e heshtur te Shteteve te Bashkuara.Gjithcka u zhvillua shpejt, duke prere piksepari urat e komunikimit te nanos me Italine, ku sapo kishte fituar qendra e djathte e forrmacioneve te reja, pas periudhes se Tanxhentopolit. Bile u perdor e njejta skeme edhe ndaj Nanos.
          .
          Shpresa ishte eleminimi perfundimtar politik i Fatos nanos, duke realizuar disa qellime, per disa interesa: amerika eleminonte nje JO-amerikan te bindur dhe te zgjuar, qe kishte zgjedhur hapur aleancen me Europen, ndersa Berisha ne shkembim gjendej pa rivale imediate.
          .

          Por, Uashingtoni megjithese mbyllte nje sy, mbante shenim shkarjet e presidentit antikomunist dhe ishte vene ne kerkim te nje alternative.
          .
          Heqja e Nanos nga tribuna politike e PS, mund t’i hapte rruge, ardhjes ne krye te figurave te reja te pakompromentuara roze, te gatshme per te zevendesuar Berishen, ne rast se investimi amerikan ndaj tij, deshtonte…Kjo vazhdon dhe sot…e deri….kur shqiptaret te kene guxim te thone te verteten ne kete KOLONI GAZMORE

          Reply to this comment
  12. KOZi February 23, 23:46

    Perse kini deshire te na nxirrni ne cdo gje perpara Berishen ? Berisha eshte brenda ne valle te kesaj ceshtje qe ne 2009 ,eshte baraz me Ramen. Perse nuk mendoni qe tek Presidenti Meta jane shprehur kontra ish presidentet Moisiu,Mejdani,Topi………..tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*