KRONIKË / Ja pse nuk hetohen vrasjet e bujshme: “Gjynah, duhet respektuar privacia…”

February 19, 2018 17:18

KRONIKË / Ja pse nuk hetohen vrasjet e bujshme: “Gjynah, duhet respektuar privacia…”

Një detaj shumë mallëngjyes dhe njerëzor ka dalë në pah gjatë analizave të drejtorive të policisë në qarqe gjatë muajit të fundit.

Mungesa e zbardhjes së një serie krimesh nga ana e policisë ka detyruar ministrin e Brendshëm Xhafaj t’i nisë mbledhjet me tone të forta, duke kërkuar llogari dhe kërcënuar me shkarkime, por rrugës gjërat ndryshuan.

Oficeri Shero Opinga në Vlorë, deklaroi me kurajë se nuk mund ta hetonte aq kollaj vrasjen e bujshme të Derro Derrajt.

Nje vendngjarje e rrethuar me pertese

Nje vendngjarje e rrethuar me pertese

“Vëlla, familja e Derros ishte në zi. Ishin të shtatat, pastaj të dyzetat”, sqaroi oficeri. “Si të shkoja unë harbutçe e të pyesja, a merrej Derrua me drogë; a kishte borxhe, a kishte hasëm? Jemi njerëz apo kafshë?”

Ndërsa shefi i krimeve Vaskë Lakrori tha në Korçë se ishte vendimi i tij personal që të mos e shtynte më tej vrasjen e Llazi Kërnackës.

“Në një kohë kaq të vështirë për familjen e Llazit, ndjesë pastë, unë e kishnja të pamundur të merrnja në pyetje të shoqen, vëllezërit, kalamajtë. Më shkarkoni në vend në daçi. Por s’mund t’ua rrotullonja thikën në plagë familjarëve me pyetje idiote: A shoqërohej me njerëz të dyshimtë; a konsumonte alkool etj. Le më pastaj, të kërkonja analizë toksikologjike për të ndjerin”, deklaroi shef Vaska dhe shtoi duke parë nga salla: “Flisni bre shokë, a bëhen këto turpe? A shkelet privacia në këtë farë feje?”

Nga ana e tij, polici i vjetër shkodran Tush Shpnetka tha para ministrit se në raste të tilla vrasjesh makabre, është e udhës me u majt nji minut’ zi për

Njesi speciale e RENEA-s duke u bere gati per foto

Njesi speciale e RENEA-s duke u bere gati per foto

viktimat.

“Ja dhe e zbulume se kush e bani vrasjen. A kthehet mbrapsht në jetë njaj i shkreti? Jo. Atëherë pse me u lodh kot?” Dhe Tushi u kthye nga ministri: “Puna asht mos me nodh e keqja, zotni Ministër. Se po nodhi, aha!”

Në vijim të këtyre analizave, sic mësojnë Gojët e Liga, u vendos që ndjekja e informatave të mëvonshme që do mund të sillnin kapjen e vrasësve të mundshëm, të lihej mënjanë hë për hë, pasi do të ishte fyerje për kujtimin e të viktimave.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Se satira merret ndonjëherë seriozisht, nuk është keq…

 

February 19, 2018 17:18
Komento

2 Komente

  1. Rexhep Murtezi - Gjilan February 22, 09:16

    Po more burr kjo asht policia e Shqipnisë!Policia e Editt
    të Kristaqit!Po pse more pjellë e keqe po i kontaminoni
    faqet e shtypit.Pse mor i poshter ti flet për privacinë duke
    e mohuar poziten e të vrarit,Po pse more të poshrter ju
    e rreni popullin se jeni në mbrojtje të popullit.

    Reply to this comment
  2. Nje qytetar February 27, 13:02

    Ik ere malok kullot dhite , se vertet paske mesuar te lexosh shqip , por nuk te hyn asgja ne koke se ne vend te trurit ke kakardhi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*