Krujë, pallati 2-katësh rrezikon shembjen, dy familjet apelojnë
Një banesë 2-katëshe në fshatin Nuaj të Krujës, rrezikon jetën e atyre që banojnë në të, pasi ka pësuar çarje të mëdha. Gjendja në të cilën ndodhet banesa është përkeqësuar më tej me reshjet e shumta të shiut dhe nga tërmeti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Banorët e tij kërkojnë që të merren masa, pasi jeta e tyre është e rrezikuar nga shembja e godinës. Në këtë pallat jetonin 8 familje, por 6 prej tyre janë larguar për shkak të rrezikut serioz për jetën, ndërsa 2 familje, 10 persona gjithsej, nuk kanë pasur mundësi ekonomike që të largohen.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento