Krujë, tritol shtëpisë së vjehrrit se e la e fejuara

Evelina Hoxha October 1, 2013 08:31

Krujë, tritol shtëpisë së vjehrrit se e la e fejuara

Mund të përfundonte me një bilanc tragjik, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Vendosja e një sasie prej 200 gramë tritol në derën e apartamentit të ish-vjehrrit të tij, në shenjë hakmarrje pas ndarjes nga e fejuara, është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, në një pallat në lagjen numër 4 në qytetin e Krujës, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e zonës.

Uniformave blu të cilët kanë mbërritur drejt vendngjarjes, menjëherë pas marrjes së informacionit, bëjnë me dije se është vendosur lëndë eksplozivi llojit tritol në hyrjen e një pallati, pranë derës së Latif Nikollës. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të sasisë prej 200 gramë dinamit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi hetimor ka konstatuar se janë dëmtuar rëndë muret, dyert e dritaret e katit ku ishte vendosur sasia e eksplozivit. Edhe pse shpërthimi ka qenë i fuqishëm, nuk pati të lënduar fizikisht përveçse tronditjes dhe frikës së krijuar si pasojë e shpërthimit.

 

 

Policia

Pak orë pas vendosjes së sasisë së eksplozivit në derën e Latif Nikollës, policia ka mundur të zbardhë ngjarjen si dhe të identifikojë autorin duke e shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Krujës bëjnë me dije se autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në derën e banesës së Nikollës, ka qenë pikërisht ish-dhëndëri i kësaj familje, Albert Roshi. Sipas policisë identifikimi i Roshit është bërë i mundur vetëm pas dëshmisë së dhënë nga pjesëtarë të familjes Nikolla, të cilët kanë deklaruar se edhe më herët autori i ngjarjes i ka kërcënuar me jetë.  Në dëshminë e dhënë për policinë, familja Nikolla ka sqaruar se ish i fejuari i vajzës, Albert Roshi e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj tyre, pas ndarjes nga e fejuara, të cilën nuk e kishte pranuar dhe se ishte betuar të hakmerrej nda tyre. Pas marrjes së dëshmisë së pjesëtarëve të familjes Nikolla, policia ka shpallur në kërkim ish-dhëndrin e tyre, ku po punohet për kapjen e tij.

 

Evelina Hoxha October 1, 2013 08:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim