Krushku i Berishës kundër të birit, mbron Bashën nga kritikët

July 5, 2017 16:39

Krushku i Berishës kundër të birit, mbron Bashën nga kritikët

 

Qëndrimi i Bashës në krye të PD-së pas humbjes më 25 qershor ka përçarë selinë blu në dy kampe: një pro dhe një kundër tij.

Por në këto dy grupe ka përplasje edhe brenda familjes.

Luan Malltezi, krushku i ish-kryeministrit, Sali Berisha (vjehrri i Argita Berishës), në një analizë të publikuar sot në Gazetën Shqiptare ai ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj grupit të kritikëve anti-Basha në Partinë Demokratike.

Deri tani në rregull, por çudia qëndron tek fakti se i biri i tij, Jamarbër Malltezi, është një nga kritikët e Bashës.

Duket se Luan Malltezi ka dalë kundër të birit për të mbrojtur kryedemokratin Basha.

PD po kalon një situatë të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit për shkak të blerjes masive së votave nga PS. Në këtë situatë, “ish-krerët jashtë liste të PD” po sulmojnë egërsisht kryetarin Basha, duke ngritur akuza të rënda kundër tij. Flasin për shkelje statuti, për tjetërsim të simboleve të PD, për përpjekje për ta kthyer PD në parti familjare etj. A kanë të drejtë?

Sigurisht jo, të gjithë demokratët e dinë se asnjëherë statuti nuk ka pasur kurrë këtë vlerën që përpiqen t’i japin. Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha ka kërkuar zgjedhje të lira në PD për postin e kryetarit: kjo rrugë është e hapur për të gjithë. Zemërimi i papërmbajtur ndaj Bashës vjen ngase “këta liderë” nuk ishin përfshirë në listën e tij. A duhej që Basha t’i përfshinte në listë? Mendoj se jo, sepse ish-liderët jashtë liste të PD nuk mbështesnin kryetarin Basha në çadrën e lirisë; disa madje ishin kundër qëndrimit të tij publik për të mos marrë pjesë në zgjedhje me Ramën në pushtet, të tjerë nuk u ndjenë fare, sepse prisnin të ishin në listat e PD.

Kur kjo nuk ndodhi, ata u hodhën menjëherë dhe me zemërimin më të madh kundër tij. Shtypi i fton “këta ish-krerë të lënë jashtë listë të PD” të deklarojnë në ekranet televizive zemërimin dhe pikëpamjet e tyre, por ne, demokratët e thjeshtë i përjetojmë këto me dhimbje”, shkruante mes të tjerash në opinionin e tij Malltezi.

July 5, 2017 16:39
Komento

6 Komente

  1. dashamires July 5, 17:46

    Vetem Sali Berisha dhe gazeta DITA nuk jane prononcu akoma se me ke jane, me Bashen apo kunder. Presin te dy ne nje llogore (nga halli edhe armiqte futen ne nje vrime), se si do veproje Rama.

    Reply to this comment
  2. demo July 5, 17:58

    Babai i dhendrit i binte fizarmonikes.

    Reply to this comment
  3. Lennard July 5, 18:37

    Si ne kohen e Luftes Nje me Ballin e Tjetri me LANCL.

    Reply to this comment
  4. Lili July 5, 22:02

    Dhendri ka nje histori personal me lulin: argiten…
    Kurse baba vetem ngritje ne kariere fale sakrificit te birit te tij.. ite cilit i ka ardhur ne maje te hundes kjo martese

    Reply to this comment
  5. XXXL July 6, 01:56

    A thua nga fotot qe shikojme JamSerb Malltezi te jete djali i Luanit?
    Te ndahet nje here e mire ky muhabet te bejne verifikin e ADN-s.

    Reply to this comment
  6. @lex July 6, 07:55

    Kaq shume di Basha mbi familjen Berisha sa qe dhe krushku i Berishes i del ne mbrojtje,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*