Krushqit janë ngrirë

May 22, 2017 16:39

Krushqit janë ngrirë

 

Nga Bedri Islami

 

Marrëveshja e disa ditëve më parë, mes Ramës dhe Bashës, si liderë të dy forcave politike kryesore në Shqipëri, sado që ishte e përgatitur, nxitur dhe përmes presionit u ishte ofruar dy forcave të mëdha politike nga faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, ajo kishte edhe “krushqit” e saj vendorë, të cilët dhe pa të cilët, ishin në një shkallë po aq të lartë, vendosës në përcaktimin e saj.

Nëse nuk do të kishte pasur krushq të brendshëm, ftesa e dasmës politike Rama-Basha, sido që të ishte, nuk do të kishte pasur dasmën e saj.

Më shumë se sa nga jashtë vendimi erdhi nga brenda dhe, për një fat të çuditshëm në politikë, në vend që krushqit të ndjeheshin gazmorë, entuziastë dhe të lumtur, ata, menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, u ngrinë. Ngrirja vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe, në të paktën dy raste, kjo ngrirje do të jetë e thellë dhe, meqenëse kishte filluar që herët, do të jetë tepër e akullt.

Ta shohim qetësisht: Marrëveshja Rama – Basha ishte në fakt rehabilitimi politik i këtij të fundit, një tentim për shkëputjen e tij nga ndikimi Berisha, dhënia e një rasti për të dalë nga marria politike e ngujimit në çadër dhe, në fund, por më e rëndësishme, të jetë primari në luftën për vendosjen e emërorit në listën e deputetëve të ardhshëm të partisë së tij.

Marrëveshja saktësoi edhe diçka që mendonim se e kishim harruar, rolin e Njëshit në politikën shqiptare dhe kësaj here 1 plus 1 nuk përbënë asgjë tjetër veçse në NJËSH tjetër, por të shkruar disi në korsiv të thellë.

Ndoshta kjo marrëveshje nuk do të ishte e tillë nëse nga brenda forcave politike të mos kishin lindur rebelime, herë të drejta e herë jo të sakta, për zgjatjen e një krize që, në fakt, nuk ishte e qeverisë, por ishte e opozitës dhe e hibrideve të saj brenda në qeverisje. Nëse kërcënimet e opozitës ishin të durueshme dhe deri të kuptueshme, shtrëngimi i dhëmbëve brenda koalicionit ishte i rëndë, po bëhej i padurueshëm dhe po linte të fitonte terren arsyetimi i një ndarje të ardhshme.

Brenda opozitës, dy forca politike, PR dhe PAA, drejtuar nga Mediu dhe Duka, po lodheshin me bishtnimet e Bashës dhe nuk e kuptonin dot se, edhe kur i ishte dhënë çka nuk ishte ëndërruar, ai përsëri e shihte të arsyeshme të qëndronte në atë çadër të zvjerdhur, që nuk po shumonte më asnjë ide apo vizion. Mediu dhe Duka ishin të lodhur nga agonia e pafat e një politike çadriste, e cila, si dukej pas nënvizimeve euroatlantike për njohjen e zgjedhjeve edhe pa to, po i linte jashtë sallës së Kuvendit. Në harkun e opozitës ata janë dy partitë më të ndjeshme pas PD-së, dhe për këtë fakt Basha po e ndjente se rrëshqitja kishte filluar. Për partinë e N. Ndokës dhe të atij Spahiut, as nuk ia ndiente dhe as nuk ia ndien, pa pyetur pastaj për politikën kaubojse. Laku që po mblidhej po i vinte ngushtë Bashës, ndaj, kur iu dha rasti, deklaroi se e miratonte marrëveshjen e paraqitur nga Europa e mallkuar, duke i shtuar një plus. Krushqit e bënë të jepte “po” e famshme.

Në rrethin qeveritar ngushtica kishte filluar prej kohësh. Kufiri që ndante opozitën me qeverinë ishte zgjeruar brenda qeverisë dhe disa nga ministrat e koalicionit qeveritar, ardhur nga LSI, kishin huazuar të njëjtin fjalor, të njëjtat akuza dhe nganjëherë të njëjtin ton, si ai që vinte nga çadra. LSI dhe PDIU ishin krushqit brenda qeverisjes për të pasur domosdo një pakt dhe këtë, edhe pse ishin në një triumvirat, natyrisht jo me brinjë të barabarta, e thanë para një mendimi të përbashkët me shumicën qeverisëse. Ndoshta menduan se ishte momenti kur shefi i madh duhej vënë në kufirin e fundit të ringut dhe pas kësaj ai nuk kishte ku të shkonte më tej. Si duket kishin nxituar në vlerësimin e tyre dhe nuk e kishin ditur atë që më pas do të thoshte Pandeli Majko se, “Rama bën veprimet e paduhura, për të arritur qëllimin e duhur”. Rama bëri veprimin e paduhur në kohën kur atyre nuk ua kishte marrë mendja, pasi u tërhoq në një sallë ballë për ballë vetëm me shefin e opozitës dhe, në tri orë, përmbysi atë që mendonin krushqit, kohën me diell dhe solli akullimin.

Tani krushqit janë ngrirë dhe, si duket,  shkrirja e tyre,  pavarësisht tonit trimosh që i japin vetes, do të vonojë.

Të jemi të saktë: nuk janë ata fajtorë që Rama bëri marrëveshjen; ata janë fajtorë sepse nuk e llogariten qartësisht momentin se kur duhet të jenë opozitë brenda qeverisë dhe se kur duhet të jenë qeveri brenda opozitës. Ata ngatërruan kohën e rebelimit dhe të ardhmen e përcaktuan të tashme, ndërsa të tashmen nuk e llogaritën. Rama, duke bërë marrëveshjen, tentoi të vishte mantelin e një buri shteti, por, nëse ka veshur një mantel të tillë apo thjeshtë mantelin e të mundurit, kjo nuk do shumë kohë që të saktësohet. Diçka më pak se 5 javë.

Krushqit u ngrinë sepse loja politike doli jashtë kornizës së tyre, dhe, duhet thënë, shpesh herë korniza e tyre ishte në togfjalëshin aleancë parazgjedhore. Partitë e vogla ishin mësuar të mbështjellin veten me këtë jorgan dhe disa prej tyre rrinin ngrohtë nën veshjen e të tjerëve.

Përmes kësaj ata shpesh herë kanë përfituar më shumë se sa kanë bajtur dhe se sa ka qenë vlera e tyre reale në politikën e vendit. Por, edhe mes tyre ka përdallime, nganjëherë cilësore.

Ata nuk mund të përcaktohen të gjitha si parti të vogla. Më shumë u shkon për shtat termi që përdori deputetja  Doda në një emision televiziv si parti të mesme.

Të mesme deri tani kemi vetëm LSI dhe gjysmë të mesme PDIU dhe PR. Të tjerat janë të vogla ose krejt të vogla, deri të papërfillshme.

Të gjitha këto tani janë të zemëruara, hakërrejnë, disa haptas, disa nën dhëmbë, disa përmes alegorisë. Përmbajtja është e njëjtë.

Është e vërtetë se PS dhe shefi i tyre Rama, edhe më herët , krejt haptas kanë ofruar një aleancë parazgjedhore me LSI dhe kanë dhënë sinjale edhe PDIU. Të dyja këto nuk i janë përgjigjur, duke fshehur sinjalin e kohës pas ngurrimit të tyre, ose, për të shkuar më tej, edhe sipas llogarive të bëra jo si duhet.

Sido që të jetë, sado që të duan dy të mëdhenjtë, që ndanë tortën e pushtetit, si të ishte nga ajo torta bashiane në një festë, përsëri partitë e vogla, gjysmë të mesme ose të mesme, do të jenë në parlament. Ndoshta me më pak deputetë se sa tani e ndoshta edhe me më shumë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse e kuptojnë të vërtetën se është koha për ta ditur saktësisht se sa është forca e tyre  reale. Deri më tani ata kanë marrë tepricat e më të mëdhenjve ose të ardhurat e më të vegjëlve. Tani është prova e tyre për të ditur vërtet se sa fuqishëm i kanë këmbët në tokën e politikës. Nëse vazhdon koha e ngrirjes së tyre, pak të ardhme do të kenë. Do të jenë vetëm kujtesa, nganjëherë të padëshiruara.

Krushqit u vetngrinë apo i ngriu një marrëveshje e pas mesit të natës, kjo nuk është e rëndësishme. Politika, si duket, është një lojë e rëndë, që më shumë se gjithçka tjetër, godet të afërmit.

Kështu ndodhi edhe kësaj here.

May 22, 2017 16:39
Komento

16 Komente

  1. Kris May 22, 16:53

    Mesazhi Z. Bedri eshte eleminimi i Metes dhe Berishes! Keta te dy jane armiqte e Rames por edhe te Shqiperise! Ate q nuk e arriti me drejtesine e pavarur e beri me loqen Basha.A e arriti Rama kete? Le te presim!

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan May 23, 07:36

      Armiku sot nuk quhet as Islam e as Fashist
      nuk quhet Komunist , as Kristian ,nuk
      eshte i Djathte dhe as i majte .
      ARMIKU i vertet sot quhet EKONOMIA KAPITALISTE
      Ose po preferuat Quheni :
      Monoteisem i Tregut
      Fanatizem ekonomik
      Diktatura e tregut
      Ose
      INTEGRALIZEM TEK BORXHET .

      Nga fjalori i BEDRIUT
      fjalet
      Shfrytezues dhe te shfrytezuar
      kane dale nga perdorimi ,
      duke bere qe shkrimet e tije te dalin jashte Realitetit duke u futur ne mjegullnajen e Politikaneve .

      Sot ç’do tentative per te KUNDERSHTUAR
      dominimin Apsolut te Ekonomise Kapitaliste
      Demonizohet si ”” Totalitarist ”””
      ”’ Fashist ”’ apo ”” Stalinist ”””

      Reply to this comment
    • shaqo May 23, 18:18

      O Bedri djali,
      Pra sipas teje marrveshja eshte nje faj (i kujtdo qofte, me shume i Rames, patjeter), po pse more qerrata pa u bere marrveshja u frynit burive per qeveri besimi, dhe tani qe kjo u arrit, dalin fajtoret ? Te quaja
      me buonsens por qenke nonsens.Sorry.

      Reply to this comment
  2. 3L May 22, 17:23

    zoti Bedri

    kam qene nje dashamires i shkrimeve te tua por keto muajt e fundit jo vetem te eshte lagur baruti por po qelb dynjane me kete shurdh-memeceri.
    .
    Lul basha eshte
    .
    1-vrases ne 21 janar
    2-tradhetar ne detin jon
    3-spiun ne dosjen e Uck

    keto tre ndyresi te ketij devili & debili i keni argumentuar dhe ju
    .
    pse ke ndryshuar zoti Bedri ??
    .
    Ndiq nje material me poshte te kuptosh se keshtu si keni nisur ju…se shpejti duhet te shenjterohet enver hoxha ( Armiku im personal por jo armik kombetar)

    ……………………..

    U akuzua për “shpërdorim detyre”/

    Fullani dëmshpërblehet me 56 paga

    March 9, 2017 …
    Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

    Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

    Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.

    .
    pra kryen fullani krim ne hotel dajti reth 30 miljon dollare dhe shperblehet..me 56 rroga

    te pshurrsha
    demokracine e lul serberishes edi rames dhe donald luse !

    Reply to this comment
  3. besniku May 22, 17:48

    Ja cfare shkrun Z. Islami: “Marrëveshja Rama – Basha ishte në fakt rehabilitimi politik i këtij të fundit, një tentim për shkëputjen e tij nga ndikimi Berisha, dhënia e një rasti për të dalë nga marria politike e ngujimit në çadër dhe, në fund, por më e rëndësishme, të jetë primari në luftën për vendosjen e emërorit në listën e deputetëve të ardhshëm të partisë së tij.” .Cdo gje qe eshte bere eshte pervijuar dhe miratuar nga Sali Berisha, sigurisht mbasi mori garancine e mosprekjes para Vettingut. Te mendohet se Basha mund te bente marreveshje me Ramen, eshte naivitet i madh. Sigurisht krushqit nuk kane munguar, sidomos ata pertej Atllantikut, ndersa keta te brendshmit, kane qene vetem figurante, pa peshe, te ngrire qe ne fillim. Pra, perfundimisht, kjo qe nje farse, komedi tragjike dhe asnje nuk e di si do te perfundoje: por Sala, Mediu, Duka, perseri ne parlament, dhe ne duhet te degjojme perseri pordhet e Saliut, nga ora dhjete deri ne pafundesi, cdo te enjte.
    Ajo qe duhet theksuar, dhe kete nguliteni ne mendje, eshte se fushata e zgjedhjeve dhe lufta per cdo vote do te jete edhe me e eger, se tani nje deputet me shume ose me pak, krijon ose humbet qeverine. Ja, le te presim dhe te shohim se si do te shkojne gjerat.

    Reply to this comment
  4. Lennard May 22, 19:10

    Bashkohem me komentuesin 3L .i ka rene pikes.Rama eshte treguar i pavendosur ne shkuljen e Cadres.Ne Kosove per shembell deshi Vetvendosja te ngrinte nje Cader po nderhyri Policia e Shtetit dhe e prapsoi.Pra LulBashiqi u tolerua shume..Nuk e di si do te veje halli tashti ,me ministrat “Teknike ” te PD ,qe jane te Oborrit Salist.!!!Me shqetson dhe komisioni i Vetingut.Nga PD futet Trafikanti Mediu,po ketij do ti besohet Vetingu????

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA May 22, 19:30

    NJE ANALIZE E PERSOSUR SA EDHE E SAKTE

    As vete. Bedri Islami nuk do ta kishte qendisur me mire!

    Reply to this comment
    • Proletar me Kopan May 23, 08:40

      Bedriu na shpjegon ate qe ne Shohim .
      Fillon e ngjyros Pamjet sipas Ngjyrave qe i pelqejne .

      Washington 1961 .

      Council on Foreign Relations
      VENDOS
      Qe e majta socialiste / apo Komuniste Eurtopiane ,
      eshte mjeti IDEAL , QE TE SHESI karamelet me ”” amiant ”’ FEMIJVE si KorQari , Vjosa Uk
      e shume te tjere qe bejne pjese tek Familja e Majte Europiane ,
      NEOLIBERIZMIN e Tregut te EGER Made in USA , financat , Reformat shkateruese ,SHKATERIMIN E shtetit dhe te drejtave Sociale.

      PERSE ??

      Sepse per Femijet e ”””””””MAJTA ”””””””””” eshte e mire , eshte nga ana e tyre ,
      eshte si Befana ,
      Keshtu mendonte Council ,
      dhe keshtu do te besonin ti VOTONIN .

      Mos u habisni ,
      e njejta ka ndodhur edhe ne Britani ,
      Ku Befana Labour Party behet Vampiri New Labour .
      Ne France kur Miteran Shenjteronte Socializmin
      i besonte Atali dhe Trichet shkaterimin e europes SocialDemokratike.
      Po keshtu , ne hollande , austri , Spanje ………..

      E kuptuat ?
      Tani vazhdoni me Vetingun , nenin 449 ,
      e ku ta di une
      Kerkoni pROçES Per te denuar Politikanet ?

      Papunesia qe kane krijuar keto 27 vite
      eshte krim kunder Njerzimit .

      Bedriu Vazhdon , dhe nuk lodhet
      te na mbushe mendjen
      Qe Rama eshte me i Bukur se Saliu ?
      Apo Ilir Meta ka vjedhur , Por me shume ka Vjedhur Luli ….-
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Sa qesharake …………………………

      Reply to this comment
  6. Araniti May 22, 21:39

    Keqardhje per artikullshkruesi!
    – pretendon se eshte gazetar!!!
    Une mendoj jo, eshte thjesht nje artikullshkruees qe ushqen familjen me kete pune.
    Gazetar eshte titull i madh, ate e meritojne ata gazetar te gazetes DITA, qe botuan shenimin e para dy diteve “votuam per ti futur ne burg dhe ju i moret ne qeveri”. Keta jane gazetare qe gazetarine e kane mision ne sherbim te popullit te tyre.
    Jo ju z.artikullshkrues thjesht kryeni blasfemi.
    – dy krushqit e medhenj , me marrveshjen koke me koke, nuk po vendosnin per fatin e femijve te tyre….por dhunuan fatin e 4.000.000 milione shqiptareve.
    – Ata jane dy krushq imorale ne kuptimin e plote te fjales sepse; na dhunuan,na peshtyne, na perqeshen, na vrane ne shpesh, na vrane duke ardhur ne menyre hipokrite per ngushellim….na treguan se per ta ne nuk jemi gje tjeter veçse….numra….pa identitet…me te cilet ata bejne ç’te duan
    -eshte poshtersi te shkruash se ata e bene nga halli se i kushtezuan te vegjlit.
    -eshte poshtersi sepse keta dy krushq ishin ata qe kane miratuar kodin zgjedhor dhe kodi eshte ligj zoti artikullshkrues!!
    -perse u jep te drejte dy krushqve qe e shkelen ligjin dhe nuk lejuan krijimin e koalicioneve me vendim politik!!!! Kuje kuje kuje….po s’ka si behet shqiperia kur kemi pak gazetare dhe shume artikullshkrues si ju qe presin kocken e radhes per te lepire duke mashtruar bashkeqytetaret me shkrime ne sherbim te dy krushqeve.
    Nje sugjerim per artikullshkruesin….lexo “DITEN” e para dy diteve qe te kuptosh realitetin.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit May 22, 23:19

    z. Islami, me ngjan se ne kushtet aktuale nuk flitet me per politike partish. Partite politike kane vdekur, nuk ka parti, ka persona. Persona qe veshin bluzen e skuadres dhe marrin rrufjanisht tere vleren e skuadres per t’ia ngjizur vetes. Meqe Rama eshte juventin(dhe kjo eshte estrade me vete), eshte njesoj sikur Juventus te bleje Ramen dhe pas ca vjetesh Rama te “bleje” Juventusin, duke i vjedhur tifozerine. Normalisht ndodh qe kur Juventusi e shet nje lojtar, tifozet ndalen se bleri fanellen e tij e me kaq mbyllet akordi. Psh, me ke forum partie u konsultua Rama paraprakisht per te bere nje dava qeverisjeje me qymezin e bulevardit? Ca thone se Rama i ben gjerat si pikturat surrealiste, ku dominon sensi i pandergjegjshem. Keta ca thone se shkendija e gjeniut nuk do duket sot, por pas 10 apo 20 a 30 vjetesh, kur do kemi Vetting dhe me ne fund gjyqtare qe do gjykojne se mbari(!). E pastaj?…Gjer atehere makinat do jene pa shofere, trenat do zevendesohen nga avionet dhe emigrantet e pare qe do shkojne ne Mars do dergojne kursimet e tyre ne vendlindje. Gjyqtaret nuk do duhen me, siç nuk duhen sot kepucaret… Do rroje akoma saliberisha, siç rrojten nga 300-400 mije vjet nefilimet e Sumerise, por kujdes, Rama fitoi zgjedhjet te qeveriste per kater vjet, po per te parashikuar 1000 vitet e mepasme si Nostradamusi. Robi me mend ne koke ben te tijen, jep doreheqje dhe nuk shkel mbi bindjet e tij me te forta. Nqs Rama ka thene se Basha, Berisha, meritojne denimin maksimal, dhe kjo s’behet dot, durim,nuk eshte fundi i botes. Por jo te ndash me ta legjitimitetin e shumices se elektoratit, i cili te votoi se u premtove pikerisht jo kete pazar bipartizan. Ne kete stad, hyrja ne zgjedhje me ngjan paradoksale; pse duhen zgjedhjet tashme? Per çfare do konkurojne partite, kur u bene bashke pa nevojen e elektoratit? Me kujtohet Brehti, kur thote ne nje vjershe, tanime qe kandidatet jane zgjedhur, e kote per te bere zgjedhje. Ne mos, te zgjedhim nje tjeter popull. Do behet edhe kjo, heren tjeter kur te na vizitojne emisaret “nderkombetare”, qe me kemben e majte shtyjne lemshin e mosmarreveshjes, qe pastaj me doren e djathte te vijne e ta zgjidhin sipas midese se tyre.

    Reply to this comment
  8. Dielli mbi Korab May 22, 23:22

    Zotni Bedri ju keni bo nje analise e sakte e ketij realiteti te hidhur,qe po na helmon mendjen dhe nuk dim ti pergjigjemi pyetjes.
    A do behet Shqiperia me kete klase te qelbur politike qe ne i kemi besu drejtimin e vendit dhe te ardhmen tone.

    Reply to this comment
    • Devolliu May 23, 09:06

      Ja edhe pak Dielli mbi Korab e do te behet .
      N.Vjosa eshte optimist ,
      pyete se mos ka pak Optimizem per te Shitur si ky i 27 viteve .
      Lum kush te Rroje , se Zonje do ta shoh .

      Ja optimizmi i N.Vjoses se bedrinjeve :

      Hajde te bashkohemi me IlIr Floririn
      qe te hedhim Saliun Tuç per 4 vjete . Prsesident Likja ]

      Tashti hadje te bashkohemi Saliu ,
      qe te hedhim Tuç Like Presidentin
      per hir te stabilitetit ne Rajon dhe paqes ne Bote , haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      Reply to this comment
  9. Adih May 23, 01:23

    Arianiti ….Jam me nje mendje me komentin tuaj ,por do shtoje ,se ky gazetar ,ben propogande politike kondra popullit te mjeruar te tij . E konkretisht ,tallet ,luan ,i injoron Partite e vogla ,por me koshjence e konsideron popullin dele e kokpalare ,e idiote se bashku ,qe tenton te largoje interesat e mases popuull ,qe dy parti jane , votoni per to ??!!. Z Bedri harron qe ne jetuam ne diktaturen me te eger komuniste ,qe do te thote shqiptaret e kuptojne me mire diktaturen dhe interesi eshte te kene sa me shume parti e kundershtare ne parlament ,.., Populli e di , si buka qe haet , se ka nevoje per kundershtare ,per avokate ,qe te mbrojne popullin nga korrupsioni ,mos zbatimi i ligjeve e deri tek zbatimi i kushtutes , qe deri me sot eshte shkelur me brutalitet si LSI, PD e PS .Kesaj here ,mbajeni mend ,populli nuk do e haje sapunin per djath o Bedri ,mos na coh ne diktature pa kundershtare ,e mos na ofendo Propogandon se keto dy parti anti shqiptare ,na kane ne dore neve .E keni gabim z Bedri . Kemi 27 vite qe po i mbajme ne kurriz e na kane liruar nenen te gjitheve mbare e prape (me falni per fjalorin).E njohim me mire se ju,, e si keta politikane neokomuniste te socem te veshur me pardesy te bardha ,nga Ramiz Alia , me mire ne masa e gjere e popullit diktaturen .
    Prandaj z Bedri do ndahen votat , kemi nevoje e interesi i jone o sot o kurre ,, Parti te reja ,te pa perlyera ne pisllek dhe mbi te gjitha me principe perendimore ,ka ardhur koha per ne popupullin e mjere ,fukara , por mbi te gjitha pa dinjitet , te imponuar me qellim , nga keto bandite neokomuniste te ketyre 27 viteve te fundit..Kete deshiron dhe Amerika e BE.,plus dhe mbi te gjitha edhe interesi mbare i gjithe popullit Shqiptar.
    Pershendetje e respekte …. Arianit……..

    Reply to this comment
  10. kris 1 May 23, 02:15

    Shqiperine e ben populli.Sa me idjot te jete populli aq me veshtire e ka te gjeje rrugen.Kur populli eshte dele nuk kane faj ata qe e qethin dhe e mjelin.

    Reply to this comment
  11. tiku May 23, 06:35

    E ke qare kete shkrim o Bedri duke e kthyer ne Islam!Nuk ma do mendja qe te te kete lene memorja e zgjedhjeve te shkura takimi i gjirit te kurvave siç edhe doli!Sa per marrveshjen e fundit midis te njejtit trup por me koka te ndryshme shpejt do tia shikosh hairin e nuk eshte çudi qe gjasat jane me te medha qe Rama ti Lulkes e p…..s……s, partise demografike si meshirm i vertete i legenllikut ne kete vend!Dorheqja e Ramushit eshte imediate e pa revokueshme ndryshe Shqiperia do te kthehet perseri ne vitet 90 ku do te kete nevoje per pluralizem politik e jo marrjeshje gangsteresh te dala nga skuta te erreta !Kjo marrveshje eshte produkt i “mqeve” e po te jeshe ndopak i ndjeshem na thuaj z.Islami se ku ka shkelur çizmja moderne e fashizmit e ka mbire bare,ne cilin vend?Ke shkruajtur shume per asgje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*